Date Archives March 2009

Feith,ne viziten e tij te pare ne Decan

26 mars 2009, Radio Kosova & Blue Sky, „Ne nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë dhe me rezultatet e zgjedhjeve komunale, do të zgjidhet edhe ky problem“-deklaroi Përfaqësuesi Civil Ndërkombtar Piter Fait, në vizitën e tij të parë në Deçan. Z.Fait tha poashtu se, Zyra Rajonale në Pejë do të punojë në ndërtimin e besimit në mes të komuniteteve dhe Zonat e Veçanta do të implementohen në të mirë të të gjitha komuniteteve. 

“Epopeja e Dukagjinit”

24 mars 2009, Radio Kosova & Blue Sky, “Kosova do te punoje fuqishem ne jetesimin e shtetit sepse bazament i ketij shteti eshte gjaku i deshmoreve dhe martireve te lirise”-u tha ne manifestimin qendror “Epopeja e Dukagjinit”, ne Gllogjan ku moren pjese perfaqesues institucionesh vendore dhe nderkombtare, delegacione te partive politike te Kosoves dhe te shteteve te rajonit dhe mijera qytetare nga mbare Kosova dhe vise te tjera shqiptare. Shenimi i 11-te vjetorit te shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin dhe 10-te vjetori i nderhyrjes se forcave te NATO-s ne… Read More

Dhjetë vjet pas fushatës ajrore të NATO-s

 24 mars 2009, Dojce Vele, Dhjetëvjetori I ndërhyrjes së forcave të NATO-s mbi caqet serbe ishte fundi I terrorit ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe fillimi I ndërtimit të një shoqërie të barabartë dhe demokratike, e cila për më pak se një dekadë shpalli veten shtet dhe u pranua si i tillë nga 56 vende të botës. Fushata ajrore e NATO-s mbi caqet e policisë dhe ushtrisë serbe, pasoi me kundërpërgjigjën e këtyre forcave me vrasje, masakrim dhe deportim të popullit joserb të Kosovës… „Ndërhyrjen e forcave të NATO-s e… Read More

Në përkujtim të Xhemë Ferizit

21 mars 2009, Radio Kosova, Në përkujtim të veprës së patriotit Xhemë Ferizi, sot, në Kodrali të Deçanit është mbajtur tubim përkujtimor, në të cilin moren pjesë familjar të dëshmorëve, zyrtar komunal, pjesetare të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë. Në nderim të veprës së Xhemë Ferizit, është zbuluar pllaka përkujtimore. “Nuk ka njeri më meritor se Xhemë Ferizi për një copë varr në tokën tonë të përgjakur dhe një pllakë përkujtimore në nderim të këtij luftëtari i cili nuk kishte lënë vend pa… Read More

A ka diskriminim racor në Kosovë?

21 mars 2009, Dojce Vele, Për të gjetur përgjigje në këtë pyetje, në Ditën Ndërkombtare Kundër Diskriminimit Racor, mikrofoni i DË-së zbret në një lagje të banuar me komunitetin egjiptas, numri i përgjithshem i të cilëve në Kosovë është rreth 25 mijë. Në Baballoq, një fshat i banuar me shqiptar rreth 15 kilometra në juglindje të Deçanit, gjendet lagja “Pemishte”. Aty jetojnë 30 familje egjiptiane dhe 4 familje të komunitetit rom me gjithsejt 250 anëtarë. Se si ndjehet një egjiptase në një mjedis ku mbi 95 per qind të njerëzve… Read More

Në një fshat të banuar me serb 10-të vjet pas Rambujesë

17 mars 2009, Dojçe Vele. Konferenca e Rambujesë ishte rasti i fundit për një zgjidhje paqësore të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.  Se si jetohet në një fshat të dominuar nga popullata serbe dhjetë vjet pas vendimeve që dolën nga kjo konferencë, rrëfen reportazhi i realizuar në Gorazhdevc. Fshati Gorazhdevc, rreth 7 kilometra ne juglindje te Pejës me një hapësirë 960 hektarëshe ka rreth 1,000 banorë, 95 për qind e të cilëve i takojnë komunitetit serb. Slobodan Petroviç, shef i Zyrës Lokale për Komunitete hedh një vështrim diagonal, dhjetë vjet… Read More

Italia kontribuon ne ruajtjen e trashegimise kulturore te Kosoves

15 mars 2009, Radio Kosova, Me mjetet e ndara nga qeveria italiane po restuarohen kater monumente kulturore ne Rajonin e Pejes. Projektet po realizohen nen mbikqyrje te organizates italiane “Intersos”, e cila ne kuader te ketij projekti mban edhe debate per vetdijesimin e opinionit per ruajtjen e kesaj trashegimie.  Organizata italiane „Intersos“, e cila tash dhjete vjet funskionon ne Kosove dhe ka nje strategji te gjithanshme per ndihmesen e te gjitha komunteiteve. Krahas projekteve te shumta ne te kalauren, Intersos qe nga viti 2003 implementon nje program per mireqenjen sociale… Read More

IOM ndihmon Kosovën në parandalimin e trafikimit

4 mars 2009, Dojçe Velle. Sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit “Kosova është vend burimor, tranzitor dhe i destinacionit për trafikimin e grave dhe të fëmijëve përbrenda dhe jashtë kufijve të Kosovës me qëllim tregtie dhe abuzimi seksual. Organizata Ndërkombtare për Migrim (IOM) po ndihmon në tërheqjen dhe rehabilitimin e këtyre viktimave nga Kosova dhe jashtë saj. Gjatë vitit 2008, Policia e Kosovës ka mbyllur 74 lokale te dyshuara si dhe janë identifikuar dhe tërhequr 28 viktima të trafikimit, me të cilat abuzohej përbrënda Kosovës. Ndërkohë që, tërheqja e… Read More

Kosova ka potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e turizmit

12 mars 2009, Dojce Vele, Në Panairin Ndërkombtar të Turizmit, në Berlin, Kosova do te prezantojë resurset e saj turistike. Ky është prezantimi I dytë I Kosovës si shtet në panairet nderkomtbare, pas panairit te Stambollit. Bjeshket e Nemuna në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon. Shtrirja në hark e komunës së Burimit, Klinës, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës dhe Prizrenit, rrëzë këtij masivi me sipërfaqe prej 2,440 km2. Në këtë hark vargmalesh, ngrihet edhe Bjeshka e Gjeravicës me majën më të lartë në… Read More

Pozita e Gruas në Kosovë

8 mars 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Pozita e femrës në Kosovë, në të kaluarën, ishte e ulët,  gati fyese dhe denigruese jo vetëm në shoqeri por edhe në familje. E konsideruar jo vetëm si krijesë e rendit të dytë, por si qenie e cila pothuajse nuk puqej askund me gjininë tjetër, ajo në vazhdimësi duhej t´i nënshtrohej fatit që i diktohej nga të tjerët. Pozita e femrës në Kosovë, në të kaluarën, ishte e ulët,  gati fyese dhe denigruese jo vetëm në shoqeri por edhe në familje. E… Read More