Decani se shpejti me kanalizim

8 shkurt 2009, Radio Kosova, Shuma prej afro dy milione eurosh do te mundesonte realizimin e projektit te kanalizimit per ujerat e zeza, per qytezen e Decanit dhe fshatrat perreth. Decanasit tashme kane premtimin e qeverise dhe projekti pritet te filloje ne muajin maj. 

Decani, nuk eshte e vetmja komune e cila perballet me problemin e uejrave te zeza. Por, kjo qyteze eshte e vetmja komune ne tere territorin e Kosoves ne te cilen nuk eshte filluar asnje meter kanalizimi te ketyre ujerave. Faik Tofaj, drejtori per Planifikim Urban, Kadaster dhe Mbrojtje te Mjedisit thote per Radio Kosoven se:” Natyrisht, prioritet i komunes e Decanit ka qene ndertimi i rruges Decan-Plave dhe ndertimi i kanalizimit te ujerave te zeza per vendbanimet: Decan, Carrabreg i Eperm, Carrabreg i Poshtem, Beleg dhe Lluke e Eperme. Ne kete projekt do te perfisheshin diku rreth 20 mije banore kurse vlera parallogaritare eshte diku rreth nje milione e teteqind mije euro“.
Zv/kryeministri Kuci premton realizimin e projektit per kanalizimin e ujerave te zeza
Dhe tash, kemi nje hap te pare, sepse qytetaret e Decanit kane premtimin e zevendeskryeministrit Hajredin Kuci, per fillimin e realizimit te ketij projekti-thote deputeti i Aleances per Ardhemrine e Kosoves, Rasim Slemanaj.
„Ne nje takim te perbashket ku kane marre pjese pesedhjete qytetare, perfaqesues te Decanit, zevendeskryeministri bashke me tre ministra na ka prit dhe aty kemi marre premtimin qe ky projekt do te filloje ne muajin maj.
Fillimisht, dyqind mije euro jane premtu nga qeveria e Republikes e Kosoves po kaq do te kete mundesi edhe komuna e Decanit. Ndersa, premtimi vazhdon me qene , pjesa tjeter do te ofrohet me rastin e rishikimit te buxhetit per vitin 2009, per me impelementu projektin e ujerave te zeza“.
Koordinim aktivitetesh nga niveli lokal me ate qendror
Dhe, per te filluar implementimi i ketij projekti ne faza, pushteti lokal duhet t´i koordinoje aktivitetet me pushtetin qendror, gje te cilen e konfirmon drejtori Tofaj. „Padyshim qe kanalizimi i ujerave te zeza eshte projekti numer nje dhe ne jemi te gatshem te fillojme. Mirepo, nese nuk  e kemi ndihmen e qeverise apo te ndonje donatori, ne mund te fillojme por ky projekt mund te perfundoje shume vone“.
Sido qe te jete, qytetaret e Decanit besojne ne premtimin se Projekti i kanalizmit te ujerave te zeza, ne te cilin do te perfshihen Decani dhe kater fshatrat perreth: Carrabreg i Eperm, Carrabreg i Poshtem, Beleg dhe Lluke e Eperme do te filloje vertet ne maj te ketij viti.

Leave A Comment

Your email address will not be published.