Prishtina, nëntë vjet pas luftës

28 janar 2009, Dojce Vele, Lufta e fundit Prishtinën e la në një gjëndje të rëndë me infrastrukturë  dhe ekonomi të rrënuar. Dhjetë vjet pas saj, problemet kryesore të kryeqytetit të Kosovës janë ndertimet e egra dhe mbipopullimi.

Qarkullim njerëzish, në çdo kohë e në çdo vend. Kolona të gjata makinash nëpër rrugë ku ajri kundërmon karburante. Zërat e lypësve mbyten në zhurma të përziera e mes godinash të cilat nga lart duken si pako të hedhura pakujdesisht, shitës ambulantë. Këto janë tabllotë më të shpeshta në zemër të kryeqytetit të Kosovës, i cili dikur merrte frymë lirshëm në parkun Gërmia. Esadi, banor i “Kodrës së Diellit”, të  tillë e ruan në kujtesë!
„E mbaj mend Prishtinën qe 40 vjet. Qytet i ri, i ngritur me plan urbanistik, me rregull në ngritjen e godinave të banimit dhe rrugëve të reja. Sot, nuk është asgjë siç ka qënë dikur….”-rrwfen Esadi.
Por, përse Prishtina nuk është më siç ishte dikur?
„Që nga paslufta, Prishtina është bërë një vend atraktiv për ndërtime të egra .Lagjet me shtëpi banimi, po zëvendësohen me ndërtesa kolektive, të cilat nuk kanë as hapësirë për gjelbërim, as vendparkingje. Dhe, nëse vazhdon me këtë trend, shumë shpejt në Prishtinë do të kemi një bllokadë totale“-përgjigjet Arbeni.
Dhe, kshtu filloi e tëra…
„Në hyrjen time ka pat ardhur një i panjohur dhe kërkoi leje për një banesë mbi kulm-rrëfen ai-I thamë, po. Dhe ai, burri i dheut, ndertoi një kat. Pa na pyetur ne, ndërtoi edhe të dytin dhe si përfundim, kemi dy kate dhe katër banesa më shumë. Kyqje pa leje të rrymës, të ujit, të kanalizimit dhe të ngrohjes.Dhe, ky urbanizim i egër e ka shkatërruar Prishtinën për shumë dekada. Arqitektët e krejt dynjasë e kanë vështirë ta sjellin në rregull urbanistik këtë kryeqytet të Kosovës, i cili nesër do të jetë metropol evropian!”-rrwfen Esadi.
Sipas Zyrës për Informim të kësaj komune, rreth 100 objekte individuale dhe kolektive janë rrënuar gjate vitit 2008, nga të 5000 objektet pa leje, sa ishin ndërtuar gjithsejt.
„Ky aksion ka dhënë efektet e duhura-thotë kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtines, prof.dr. Isa Mustafa- Sepse konsiderojmë se ndërtimet e larta i kemi vu nën kotnroll të plotë dhe posa t´i rumbullakësojmë planet rregullues për tërë pjesën urbane të qytetit, ne mund ta konsiderojmë problemin e ndërtimeve pa leje si të zgjidhur. Por, kontrolli është i pamjaftueshëm nëse njerëzve ju rrënohen objektet e nuk iu ipet hapësira që të ndërtojnë me leje.“
Prishtina shtrihet në pjesën veriperëndimore të Kosovës me  gjithsejt 48 fshatra. Qyteti është I banuar me shqiptarë, turq, boshnjak, serb, rom, etj. Me një hapësirë prej 572 kilometrash katrorë dhe deri me shpërthimin e luftës, me 120 mijë banorë, dyndja e popullsisë nga vise të ndryshme për dhjetë vjet pas luftës rrit numrin e banorëve në rreth 500 mije, shumica prej të cilëve është koncentruar përbrënda kryeqytetit.
„Vetëm në fundjavë kemi vend ku të parkojme makinën, ndërsa ditëve të tjera kemi vështirësi të ecim edhe në këmbë nga qarkullimi i makinave. Prishtina është stërngarkuar me me njerëz të paregjistruar që nuk e dimë prej nga kanë ardhur? Unë s´po I njoh shumicën e njerëzve të lagjes sime e ata që I njoh, poi kin gjithnjë e më shumë nga kjo tollovi në periferi. Pra, kjo është lagja ime në vitin 2009.”
„Mendoj se, problem kryesor është papunësia që po mbretëron në Kosovë dhe si rrjedhojë, shumica prej tyre detyrimisht shumica ia mësynë kryeqytetit.“-mendon Valbona.
„Lëvizja e njerëzve nga fshati në qytet, mendoj se vjen për arsye se institucionet e Kosovës nuk po krijojnë një perspektivë për të gjithë ata njerëz që jetojnë në fshat. Pra, në këtë rsat t’iu sigurohet edhe infrastruktura e mirë, por ndoshta edhe bujqit të stimulohen që të mos detyrohen të shpërngulen në qytet“.
“Dhe, një zgjidhje për këtë do ta bëjmë-thotë për Dojce Vele-n, kryetari Mustafa-Sepse, po bëjmë përpjekje për ndërtimin e unazave të qytetit. Sivjet do ta rrumbullakësojmë unazën në qendër, e cila në një forme do të ndihmojë që ata që s´kanë nevojë të futen në zemër të qytetit, do ta tejkalojnë atë dhe do të kemi një tollovi më të vogël në qytet. Do fillojme edhe me ndërtimin e unazës së parë të qytetit, si një arterje e rëndësishme për ata që udhëtojnë për Gjilan, Mitrovicë, Peje, Podujeve dhe poashtu do ta zvogëlojnë presionin automobilistik në qytet“.
Në një hapësirë 1000 hektarëshe në pjesën jugore të qytetit, parashihet ndërtimi i Prishtinës së re.
„Atje do të bëhet shpërngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve të tjera shtetrore. Ndërkaq, kjo pjesë më tepër mbetet pjesë e biznesit, institucioneve bankare, arsimore”.
Buxheti i sivjemë i Kuvendit Komunal të Prishtinës është 42 milionë euro, 20 milionë prej të cilëve do të shfrytëzohen për investime kapitale; buxhet ky tepër i vogël për nevojat e mëdha të kryeqytetit të Kosovës, tw cilit po i ngulfatet bukuria në kaosin urbanistik.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *