Mes skamjes dhe semundjes

11 janar 2009, Radio Kosova, Krahas gjendjes se rendes sociale ne Kosove, semundjet e ndryshme dhe pamundesia e sherimit brenda vendit, eshte nje sfide tjeter me te cilen ballafaqohen qytetaret e Kosoves. Kjo familje nga Sllupi i Decanit perballet me skamje e semundje. 

Dervish Hadergjonajn, nga Sllupi, nuk e kane kerrusur te 75 vjetet e tij saarra e semundjes, perderisa  rrudhat ne balle  po ia thellojne brengat qe i shtohen perdite.

„Rrnoj prej ndihme sociale, prej dashamireve e katundit, se te gjithe ma dine hallin e jane tuj me mbajte. Vet i semute prej sheqerit, qe nje motmot ma kane hjek gishtin e kambes e po me sulmon edhe tjetri tash. Reja e smute prej synit. Edhe djalin e kam semure se ma paten rrah shkijet. Jemi shtate anetare. Jemi tesh!“-rrefen i merzitur plaku Hadergjonaj, i cili edhe sot me bastunin e tij po ngreh kembet zvarre, duke trokitur dere me dere me shpresen se do te gjej zgjidhje per te rene se ciles i kercenohet verberia.

ne ka ndaluar Ai ndalon tek Drejtoria per Shendetsi dhe Mireqenje Sociale. Dhe, derisa nepermjet shikimit te mjegullt perpiqet te sigurohet ne eshte ajo porta net e cilen duhej te trokiste, rrefen me ofshama:

„Ktu me ka pru derti!…E kam rene te semure prej synit. Doktoret e Kosoves nuk kane mujte me e ba operacion e m´kane thane me e qit jashte vendit. E, me ardhe mjeku prej Gjermanise ne Prishtine po u dashkan 5000 euro. E ku me i marr une 5000 euro?! Une s´po kam buke me hanger! E tash edhe kjo semundje…“.

Drejtori per Shendetesi dhe Mrieqenje Sociale ne Kuvendin Komunalte Decanit, Selman berisha, shpjegon:

„Time Hadergjonaj kishte diagnozen Abllacio Retine, qe don te thote Shkoqje e Shtreses se Trette te Syrit dhe njekohesisht humbje e pamjes ne ate sy. Kete rast e perjetova me thelle per arsye se, une para 30 vjetesh kisha te njejtin problem. Atehere duhej bere intervenimi jashte dhe edhe sot e eksaj dite, duhet bere jashte shtetit. Por, ne Ministrine e Shendetesise eshte fondi i dedikuar per sherime jashte vendit dhe ne si drejtorat, bazuar ne dokumentet e mjekve dhe ne diagnozen, ia dhame nje vertetim me ane te te cilit kerkohet nga Ministria nje intervenim i tille, sepse jane disa reaste te cilat jane urgjente dhe nuk mund te presin“.

Dhe, plaku Hadergjonaj nuk eshte I vetmi I cili troket ne porten e kesaj drejtorie. Sipas drejtorit Berisha, hallegjinj te tille vine kohe pas kohe, nder te cilet me te shpeshi jane te prekur nga semundjet e zemres dhe semundjet malinje. Por, kjo drejtori e cila per vitin 2008,  per mallera dhe sherbime kishte vetem 27 mije euro, per shkak te buxhetit te limituar s´mund te ofroje as mbeshtetjen me te vogel.

(Visited 4 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *