Date Archives January 2009

Vlera arkeologjike e Kullës së Qelisë

Kulla e Qelise apo Keshtjella e Jerines(foto R.M)

31 janar 2009, Radio Kosova, Të dhënat e një evidentimi të vendeve arkeologjike, për Deçanin me rrethinë, dëshmojnë pasuri të mëdha të trashëgimisë. Kulla e Qelise apo Shpella e Jerines eshte njera nga keto vende e cila imponon angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale për evidentimin detal, konservimin dhe fillimin e gjurmimeve arkeologjike.

Megjithese komuna e Decanit deri me tani nuk ishte e perfshire në hulumtimet arkeologjike nga ministria përkatëse, shoqëria civile e ndihmuar financiarisht nga Fondacioni Suedez Trashëgimia pa Kufij (CHWB), me angazhimin e ekspertëve të kësaj lamie, ka bërë evidentimet e para të cilat premtojnë rezultate të mëdha në këtë fushë. Ndër evidentimet më interesante vlerësohet të jetë vendi i quajtur “Qelia”, e cila shtrihet në anën e majtë të “Lumbardhit” të Deçanit.

“Kulla e Qelise eshte e lanun ne harrese te madhe dhe cdo vit po shkaterrohet, edhe pse vetem muret e kesaj kulle te japin me kuptu se aty ka pas vednbanim. Vlera te tilla ka edhe ne vende te tjera, te cilat ekspertet tane i kane evidentu”-thote Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan.
Sipas eksperteve pjesemarres ne evidentimin e vendeve arekologjike, në këtë pjesë ekzistojnë ende themelet e mureve të cilat në të kaluarën kanë rrethuar rreth 8 hektar tokë. Pjesa lindore është e përforcuar me shkëmbinj të lartë, ndërkohë qw për shkëmbin e madh janë ngjeshur muret e kullës së lartë në brendinë e së cilës dikur ka pasur nje vendbanim. Të moshuarit tregojnë se në këtë ambient kanë ekzistuar edhe  tunele, kurse per gjetjet tjera siç janë poqe të dheut, gypa të ujësjellësit, shpata, etj., gjatë sundimit serb i ka marrë Manastiri i Deçanit, per te cilat peshkopi e athershëm ka dhene shuma te majme parashe.
“Njesoj ndodh edhe sot, kur kjo pjese frekuentohet nga arkeologe-hajna te cilet provojne te zhdukin gjurmet e ekzistences shekullore shqiptare ne keto treva-thote Rexhep Maksutaj, i cili mori pjese ne evidentimin  e vendeve arkeologjike. Them kete se pas shpalljes se Zone se Mbrojtur, aty kane fillu te germojne nuk dihet kush, e sipas disa deshmive kane germu edhe “popat” e manastirit te mbrojtur  prej KFOR-it. Prandaj, nese nuk ndermerr dikush dicka,ajo pjese ka me u shkaterru dhe ka me sjell pasoja per historine Decanit, Dukagjinit dhe te Kosoves”.
Sido qe te jete, përkundër tendencave të vazhdueshme, keto vendbanime i kanë qëndruar kohes per te deshmuar pasurinë e qenies shqiptare, e cila do duhej te gjurmohej dhe të vihet nën mbrojtje të shtetit te Kosoves.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova

Prishtina, nëntë vjet pas luftës

28 janar 2009, Dojce Vele, Lufta e fundit Prishtinën e la në një gjëndje të rëndë me infrastrukturë  dhe ekonomi të rrënuar. Dhjetë vjet pas saj, problemet kryesore të kryeqytetit të Kosovës janë ndertimet e egra dhe mbipopullimi.

Qarkullim njerëzish, në çdo kohë e në çdo vend. Kolona të gjata makinash nëpër rrugë ku ajri kundërmon karburante. Zërat e lypësve mbyten në zhurma të përziera e mes godinash të cilat nga lart duken si pako të hedhura pakujdesisht, shitës ambulantë. Këto janë tabllotë më të shpeshta në zemër të kryeqytetit të Kosovës, i cili dikur merrte frymë lirshëm në parkun Gërmia. Esadi, banor i “Kodrës së Diellit”, të  tillë e ruan në kujtesë!
„E mbaj mend Prishtinën qe 40 vjet. Qytet i ri, i ngritur me plan urbanistik, me rregull në ngritjen e godinave të banimit dhe rrugëve të reja. Sot, nuk është asgjë siç ka qënë dikur….”-rrwfen Esadi.
Por, përse Prishtina nuk është më siç ishte dikur?
„Që nga paslufta, Prishtina është bërë një vend atraktiv për ndërtime të egra .Lagjet me shtëpi banimi, po zëvendësohen me ndërtesa kolektive, të cilat nuk kanë as hapësirë për gjelbërim, as vendparkingje. Dhe, nëse vazhdon me këtë trend, shumë shpejt në Prishtinë do të kemi një bllokadë totale“-përgjigjet Arbeni.
Dhe, kshtu filloi e tëra…
„Në hyrjen time ka pat ardhur një i panjohur dhe kërkoi leje për një banesë mbi kulm-rrëfen ai-I thamë, po. Dhe ai, burri i dheut, ndertoi një kat. Pa na pyetur ne, ndërtoi edhe të dytin dhe si përfundim, kemi dy kate dhe katër banesa më shumë. Kyqje pa leje të rrymës, të ujit, të kanalizimit dhe të ngrohjes.Dhe, ky urbanizim i egër e ka shkatërruar Prishtinën për shumë dekada. Arqitektët e krejt dynjasë e kanë vështirë ta sjellin në rregull urbanistik këtë kryeqytet të Kosovës, i cili nesër do të jetë metropol evropian!”-rrwfen Esadi.
Sipas Zyrës për Informim të kësaj komune, rreth 100 objekte individuale dhe kolektive janë rrënuar gjate vitit 2008, nga të 5000 objektet pa leje, sa ishin ndërtuar gjithsejt.
„Ky aksion ka dhënë efektet e duhura-thotë kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtines, prof.dr. Isa Mustafa- Sepse konsiderojmë se ndërtimet e larta i kemi vu nën kotnroll të plotë dhe posa t´i rumbullakësojmë planet rregullues për tërë pjesën urbane të qytetit, ne mund ta konsiderojmë problemin e ndërtimeve pa leje si të zgjidhur. Por, kontrolli është i pamjaftueshëm nëse njerëzve ju rrënohen objektet e nuk iu ipet hapësira që të ndërtojnë me leje.“
Prishtina shtrihet në pjesën veriperëndimore të Kosovës me  gjithsejt 48 fshatra. Qyteti është I banuar me shqiptarë, turq, boshnjak, serb, rom, etj. Me një hapësirë prej 572 kilometrash katrorë dhe deri me shpërthimin e luftës, me 120 mijë banorë, dyndja e popullsisë nga vise të ndryshme për dhjetë vjet pas luftës rrit numrin e banorëve në rreth 500 mije, shumica prej të cilëve është koncentruar përbrënda kryeqytetit.
„Vetëm në fundjavë kemi vend ku të parkojme makinën, ndërsa ditëve të tjera kemi vështirësi të ecim edhe në këmbë nga qarkullimi i makinave. Prishtina është stërngarkuar me me njerëz të paregjistruar që nuk e dimë prej nga kanë ardhur? Unë s´po I njoh shumicën e njerëzve të lagjes sime e ata që I njoh, poi kin gjithnjë e më shumë nga kjo tollovi në periferi. Pra, kjo është lagja ime në vitin 2009.”
„Mendoj se, problem kryesor është papunësia që po mbretëron në Kosovë dhe si rrjedhojë, shumica prej tyre detyrimisht shumica ia mësynë kryeqytetit.“-mendon Valbona.
„Lëvizja e njerëzve nga fshati në qytet, mendoj se vjen për arsye se institucionet e Kosovës nuk po krijojnë një perspektivë për të gjithë ata njerëz që jetojnë në fshat. Pra, në këtë rsat t’iu sigurohet edhe infrastruktura e mirë, por ndoshta edhe bujqit të stimulohen që të mos detyrohen të shpërngulen në qytet“.
“Dhe, një zgjidhje për këtë do ta bëjmë-thotë për Dojce Vele-n, kryetari Mustafa-Sepse, po bëjmë përpjekje për ndërtimin e unazave të qytetit. Sivjet do ta rrumbullakësojmë unazën në qendër, e cila në një forme do të ndihmojë që ata që s´kanë nevojë të futen në zemër të qytetit, do ta tejkalojnë atë dhe do të kemi një tollovi më të vogël në qytet. Do fillojme edhe me ndërtimin e unazës së parë të qytetit, si një arterje e rëndësishme për ata që udhëtojnë për Gjilan, Mitrovicë, Peje, Podujeve dhe poashtu do ta zvogëlojnë presionin automobilistik në qytet“.
Në një hapësirë 1000 hektarëshe në pjesën jugore të qytetit, parashihet ndërtimi i Prishtinës së re.
„Atje do të bëhet shpërngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve të tjera shtetrore. Ndërkaq, kjo pjesë më tepër mbetet pjesë e biznesit, institucioneve bankare, arsimore”.
Buxheti i sivjemë i Kuvendit Komunal të Prishtinës është 42 milionë euro, 20 milionë prej të cilëve do të shfrytëzohen për investime kapitale; buxhet ky tepër i vogël për nevojat e mëdha të kryeqytetit të Kosovës, tw cilit po i ngulfatet bukuria në kaosin urbanistik.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Si jetohet ne “Fshatin slloven”

21 janar 2009, Dojce Vele, Tetembedhjete familje me rreth 150 anetare, shumica prej te cileve femije 1 deri ne 12 vjec, dimrin po e kalojne ne kontejnere, ne nje fushe te hapur ne periferi te Gjakoves. Keta jane te pastrehe te komunave te ndryshme, ndersa Kuvendi Komunal I Gjakoves mund te beje zgjidhje vetem per banoret e vet.

Ne te djathte te magjistrales qe con per ne Prizren, rreth pese kilometra larg qendres se Gjakoves, qe nga larg shihen 18 kontejnere, ne te cilet jetojne poaq familje. Nje fushe e ngulfatur nga mbeturinat iu paraprine oborreve te perbaltura, rreth e rrotull te cilave bredhin qene endacakt, perderisa zytmesine e perditshmerise se tyre thejne vetem zerat e hareshem te femijeve qe vlojne ne kete ambient qe ngulfat jeten.
“Rrnojme n´kushte te vshtira boll, katastrofe. N´atw sobw hamw pimw e flejmw. Kur behet mraz e ftohte, mureve te kontejnerit edhe uji rrjedh teposhte-rrefene  38 vjecarin Skender Syla, nga Kosharja, baba te gjashte femijeve, te cilin e gjejme me nje sepate te vogel tek shkon per dru.
“I prej neper quba, sa me u nxe pak se pese ore kur te ndalet rryma s´muj rrish me ta dhane boten. Merdhihesh! E kam edhe nje vajze te vogel…Paj, socialin e marr 75 euro po, cka me ba me to vet I teti?
Femijet e tyre ecin 6 kiloemtra deri te shkollat „Emin Duraku“ dhe „Mustafa Bakija“.
“Shkojme here me autobus hwre me kerre e do s´na marrin hic,se na lypin pare. Kur s´na marrin kthehem n´shpi se s´kem shka me ba!”
Mimoza Demaj, 38 vjecare, jeton nga ndihma sociale me bashkeshortin e papune dhe te kater femijet.
“E, 75 euro social as buke thate nuk po dalin…”-ankohet ajo.
Qente endacak, gjarprinjte, te ftohtet e acari, jane rreziqet te cilat kercenoojne keta banore ne vazhdimesi, perderisa shfaqja e semundjeve te ndryshme, eshte bere perditshmeri.
“Kur t´vjen pranvera na qesin gjarpinjte n´kete vend. Uuuu! Beso, n´dere te sobes e kam gjet, n´kpuca-rrefen Antigona, te cilen e gjejme ne shtrat-Une ankohem prej lukthit se cka te ha, e kthej. Me kane thane me e heq lukthin e me e vu nje te plastikes, se qe 20 vjet vuaj nga lukthi. Per cdo dite e ma keq ne keto kushte. Sivjet jam anku edhe prej veshkeve ,se ketu ftohte…“.
„Me pas toke, s´kisha nejte kurre ketu me i prish femijet e mi n´kete vllage. Po s´kam kurrgja mas shpirtit! S´kam kurrgjo…“-ankohet bashkeshorti Vahidi, derisa fjala e fundit I ngelet ne gryke nga lotet.
„Qe dy dite, vet ka ba buke…E une per se rati tuj I kallxu cka me I qit gjelles. Kend ta vetsh n´kete vend i semure. Por, inshallah nuk na leshon dore Zoti e Kuvendi Komunal na nimon mos me na nxane dimri tjeter qetu…”-vazhdon Antigona.
Vajza binjake e dy femijeve me te vegjel te Mimozes, e cila banon ne baraken perballe e ka veshken e hequr.
„Eshte tri vjet. Me asht semu gjate shtatzenise, se kisha te ftohte shume. Me i pa ti dyshket ku kam fjet une, krejt jane te kalbur prej lageshtie. E tash e ka veshkne e hequr- rrefen Mimoza, duke treguar vrragen 4 centimetrshe te operacionit ne trupin e vogel e bardhe bore te foshnjes, e cila sheh e qesh me padjallezine femijerore.
Matane gjejme nje plake te kerusur nga te 80 vjetet e saj teksa zbret rruges per te baraka e saj e ftohte.
„Une rrnoj me Zotin e me 40 eura. Po narth po shka kam me ba?! Jo! As sß kam dru as s´kam shporet as s´kam kurrgja.A´nimon ti?!”-pyet 80 vjecarja, e cila deshiron te mbetet anonym.
Megjithese te pastrehet ne lagjen e njohur si fshati slloven(te emeruar sipas donatoreve nga Sllvoenia)jane nga komuna te ndryshme, Kuvendi Komunal ka marre persiper shpenzimet per sherbime publike, pa dallim. Por, jo edhe qeshtjen e banimit!
“Sepse, sipas Ligjit mbi Qeverisjen Lokale, cdo komune duhet te zgjidh problemin per banoret e vet-thote nenkryetari I Kuvendi Komunal te Gjakoves, Agim Koci. Ndersa, per banoret e komunes sone ne kemi ndertuar nje vendbanim social ne te cilin edhe infrastruktura eshte pothuaj gati. Se shpejti do te filloje edhe ndertesa e dyte. Ndersa, ne do t´I kemi keta banore vazhdimisht nen mbikeqyrje!”
Shumen prej 550 mije eurosh per vendbanimin social e ka ndare Ministria per Planifikim Hapsinor e Kosoves se bashku me Kuvendin Komunal te Gjakoves, I cili krahas truallit do te siguroje edhe infrastrukturen. Secili prej 134 aplikanteve sa ka nderkohe, shpreson se do te jete perfitues I nje apartamenti, shprese e cila nukj ekziston edhe per te pastrehet e komunave te tjera. E, nese barra e pergjegjesise bie mbi komunat perkatese te cilat nuk interesohen per gjendjen e banoreve te vet apo eshte faji te vet te pastrehet qe problemet e veta nuk I adresojne te komunat e veta, nuk dihet. Por, nese Kuvendet komunale nuk hulumtojne per gjendjen e banoreve te vet, fshati slloven dhe te tille si ai, do te jene te banuar edhe gjate me skamnore e te pastrehe.
Ajete Shaban Beqiraj, Dojce Vele & Blue Sky

Kriza globale dhe diaspora kosovare

18 janar 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Efektet e para të krizës financiare globale tashmë po verehen edhe në ekonominë kosovare. Sipas Odes Ekonomike te Kosoves, nga diaspora kosovare dergoheshin ne Kosove rreth 400 deri ne 500 milion euro. Ndersa humbja e vendpunimeve si pasoje e krizes globale, do të kete ndikim te drejtperdrejt ne ekonomine kosovare, e sidomos tek familjet per te cilat ndihmat nga diaspora jane burimi I vetem.



Kosova si rralle ndonje vend ne bote eshte e varur nga parate e derguara nga diaspora.
“Vallahi, asnje muaj ner 500 euro kurre, se s’ ia dalim ndryshe. Jam me grua, cike, rene dhe nje vike te vogel te djalit qe po me mban”-thote Brahim Sutaj, 62 vjecar, nga Lluka e Eperme, per te cilin perkujdeset i biri i tij, me pune te perkohshme ne Ludwigshafen te Gjermanise.
“Une dhe vellai, secili ja dergojme babait nga 250 euro, qe 16-te vjet. Tash nana ka vdek. Baba i ka 76 vjet e nje muaj une-nje muaj vellai ia dergojme nga 250 euro“-thote Gazmend Ismajli, 37 vjecar, me pune te perkohshme ne Doessenheim,
Dhe, kjo ndihme eshte e domosdoshme per popullaten kosovare, per faktin se ekonomia e Kosoves as 10 vjet pas luftes nuk ka mundur te rimekembet. Gjakova, dikur qytet me ekonomine me te zhvilluar ne Kosove, dikur me 27 mije te punesuar eshte nje shembull tipik i kesaj dukurie.
„Ishin 48 ndermarrje ne komune e Gjakoves, ndersa jane vetem pese. Pese prej tyre jane privatizuar, ndersa tjerat presin riaktivizmin e tyre si shoqeri aksionare“-sqaron  kryetari i Kuvendit Komunal, Pal Lekaj.
Me pare, transferi I te hollave ne Kosove behej ne forma nder me te ndryshmet, si nepermjet njerezve qe udhetonin nga diaspora, nepermjet agjencishe udhetimi apo nga vet personi qe kthehej ne Kosove nje apo dy here ne vit, por me se paku nepermjet bankave. Zyra pritese e Kuvendit Komunal te Decanit eshte vetem njera nder zyrat, prej te cilave leshoheshin Vertetim per Mbajtjen e Familjeve ne Kosove, ne menyre qe diaspora kosovare te fitoje nje lloj lehtesimi ne tatim ndaj shteteteve ku jetojne.
“Me marr nje document si me mban djali qe gjashtembedhjete vjet”.
“Kam ardhe me marr dokumetnacionin per lirim nga tatimi si I ndihmoj babes”.
Keto jane pergjegjet me te shpeshta qe hasim tek palet para kesaj porte. Por, qe nga shfaqja e krizes financiare ne bote, transferi i parave nepermjet bankave eshte i domosdoshem per te ardhur deri tek Vertetimi per Mbajtjen e familjes ne Kosove.
“Ne janarin e vitit 2007 kemi pas diku rreth mbi njeqind kerkesa, ndersa tashme jane diku 30-40 kerkesa. Pra, kerkesa te tilla kane rene per 50 per cind-thote Ali Berisha, pergjegjes I Zyres Pritese ne Kuvendin Komunal te Decanit-Tani sigurisht qe me liget e perendimit gjermani, zvicer,austri etj., eshte rregull qe te hollat te trasnferohen vetem nepermjet bankave. Dhe, meqe kerkohet vetem forma bankare, kjo deshmon se kriza globale ka perfshi edhe mergaten tone”.
Sipas Safet Gërxhaliut nga Oda Ekonomike e Kosovës, “Deklaratat se nuk ka krize ne Kosove, deshmojne mungesën e vizionit dhe pasivitetin e mekanizmave vendorë dhe ndërkombëtarë per gjetjne e formave për t’u ballafaquar me ekte krize”. Ndersa, drejtoresha e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Mimoza Kusarit- Lila, mendon se ulja e te hyrave nga diaspora do të rezultojë me një rënie te konsumit të përgjithshëm, duke qene se Kosova rreth 20 per qind te produktit te brendshem (GDP-se ) e ka nga diapsora.

Ajete Shaban Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

 

Ne 27 vjetorin e rënjes së vëllezërve Gërvalla

17 janar 2009, Radio Kosova, Sot, ne Decan, me homazhe dhe kurora lulesh u perkujtua 27- vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekes.. Me kete rast, para teatrit te qytezes u be zbulimi i pllakes perkujtimore te Jusufit.





Rrugët e fshatit Dubovikë u vershuan nga autoritete të jetës politike, të institucioneve qendrore dhe komunale, familjare të dëshmorëve dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qindra qytetar, te cilet në shenjë nderimi dhe përkujtimi per veprën e vëllezërve deshmor Gërvalla dhe Kadri Zeka, bene homazhe dhe vune kurora lulesh prane varreve te tyre. Mbi varret e tyre kurora lulesh ka venë edhe lideri i AKK-së Ramush Haradinaj, pastaj delegacioni i KK të Pejës i udhëhequr nga kryetari i komunës, Ali Berisha si dhe ai i KK të Deçanit, me kryetarin Musa Berisha.

Ramush Haradinaj gjate venjes se kurorave me lule

Pas homazheve ne Dubovike, në Deçan është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të Jusufit, e vënë në hyrje të Pallatit të Kulturës me te njejtin emer. Zbulimin e pllakës përkujtimore e kanë bërë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës Musa Berisha, bashkëshortja e Jusufit, Suzana Gërvalla dhe bashkëveprimtari Nazmi Selamanaj.
Krahas emocioneve dhe krenarise ne kete cast madhor, zonja Suzane shprehu mirenjohjen per respektin e vazhdueshme te isnitucioneve dhe popullit ndaj vellezerve Gervalla si dhe   besimin se komuna e Decanit, së cilës i takon edhe familja Gërvalla, do të përkujdesët edhe për rregullimin e varreve të vëllezërve Gërvalla, eshtrat e të cilëve gjatë ditëve të lirisë, nga Gjermania iu rikthyen Kosoves për të pushuar përgjithmonë në atdheun per te cilin u flijuan.
Bekim Vishaj, zyrtar i Drejtorisë Komunale për Kulturë, ka paraqitur një fjalë të shkurtër për veprimtarinë e dëshmorëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilet 27 vjet më parë nga UDB-je Jugosllave u vrane per t´u perjetesuar nga populli i vet.
Manifestimi qendror i shënimit të 27-vjetorit të rënies heroike të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, është mbajtur ne teatrin profesional Istref Begolli ne Peje. Duke qene se emrin e Jusuf Gërvallës e kishte mbajtur me krenari edhe Brigada 131, Zones Operative te Dukagjinit, me kete rast, kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, mirenjohjen vjetore “Jusuf gervalla”, ia ndau ish-komandantit te Brigades 131 Jusuf gervalla”, Daut haradinajt.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Pozita e boshnjakëve në Kosovë

13 janar 2009,  Dojce Vele, Në Kosovë, para luftës së fundit, jetonin rreth 120 mijë pjestarë të komunitetit boshnjak. Tash jetojnë dyfish më pak dhe përballen me probleme të ndryshme, ndër te cilat jane papunësia dhe arsimi I fëmijëve në gjuhën joamtare.

Të mbi 60 mijë boshnjakët e mbetur në Kosovë, jetojnë në komunën e Dragashit, Prizrenit, Deçanit, Pejës, Burimit, Prishtinës, Mitrovicës, Obiliçit, Ferizajit por edhe në dy tri fshatra të Leposaviçit. Ndërsa, numri më I madh I tyre është I përqëndruar në komunën e Prizrenit.
„Edhe komuniteti boshnjak I cili ka edhe përqindjen e vet, i gëzon të drejtat e abrabsrta sit ë gjitha komuntietet e tjera në komunë. Fëmnijet e tyre shkollohen në gjuhën boshnjake, pra, në shumicën e shkollave brenda qytetit por edhe në fshatrat e tyre, zhvillohet në gjuhën boshnjake dhe kultura e tyre është e pranueshme edhe për komunitetet e tjera.“-thotë kryetari I kësaj komune, Ramadan Muja.
Esma Alija, flet për përditshmërinë e boshnjakëve në këtë komunë:
„Cdo ditë në familjet boshnjake është e njëjtë dhe pa asnjë ndryshim pozitiv. Një numër i vogël i meshkujve punon në bujqësi apo në shëndetësi, e për femrat mos të flasim fare. Për shkak të kësaj gjëndjeje, që nga viti 1999 migrimi për komunitetitn boshnjak nuk është ndërprerë, sepse meshkujt janë të detyruar të shkojnë në Mal të Zi dhe punojnë për t´ua siguruar ekzistencën familjeve të tyre“.
Për gjëndjen e krijuar, banorët e këtij komuniteti  fajsojnë përfaqësuesit e tyre politik.
„Mendoj se, së pari duhet të hiqen njerëzit që përfaqësojnë interesat tona, sepse ata e kanë dëshmuar deri më tani se nuk janë për ato funksione. Madje, unë s´mund ta kuptoj si kanë ardhur në pushtet, kur asnjeri nuk ka votuar për ta…A me vjedhje votash a me manipulime tjera?Por, e di se të tillët populli nuk I do! Komuniteti shqiptar kanë qënë shumë korrekt ndaj nesh, që nga qeveria e cila na mbështet  njësoj e deri në qytetarin më të thjesht, I cili edhe pse kur shkoj në dyqan përshëndes me “Dobar Dan”, ata më shërbejnë madje edhe pa rend. Problemi është te liderët tanë, të cilët shohin vetëm e vetëm interesat personale dhe përderisa ata kanë llogari të majme dhe apartamente nëpër shtete të ndryshme, popullit i mungojnë edhe gjërat elementare. Na mbetet vetëm të presim që të tillët të ikin, gjë e cila nuk do të ndodh shpejt me ato rrënjë betoni që kanë leshuar…!“-thotë Haxhira Abdi.
Komuniteti boshnjak i ka dy fakultete: Fakultetin e Biznesit në Pejë si dhe ate të Edukimit, në Prizren, ku poashtu ka edhe shkollën fillore dhe të mesme me rreth gjashtë mijë nxënës.
“Mirëpo, qindra prej tyre vazhdojnë shkollimin në gjuhën joamatare-thotë esma Alija, arsimtare-Kjo dukuri më e shprehura është në Lubizhde, ku prej 650 nxënësve boshnjak, vetëm 40 prej tyre përcjellin mësimin në gjuhën amtare. Në Skorobishtë, megjithëse nuk ka asnjë nxënës shqiptar, të gjithë mësojnë në gjuhën boshnjake dhe turke, përderisa e njëjta gjëndje është edhe në Mushnikovë. Qe dhjetë vjet ekziston shkolla në gjuhën boshnjake e ne ende nuk kemi tekste shkollore. Dhe, përfaqesusi ynë atje në parlament, nuk bën asgje, sidomos në qëshjten e arsimit, përderisa fëmijët tanë mësojnë në gjuhën shqipe dhe turke.“
Numan Baliç, lider i Partisë së Aksionit Demokratik, njëra nga të 7-të partitë politike të komunitetit Boshnjak, në Kosovë, thotë se e ka ngritur disa herë këtë shqetësim:
„Sa i përket arsimit, në Skorobidshte dhe Lubizhdë, kam thënë haptas se fëmijët në shtëpinë e tyre flasin gjuhën amtare, ndërsa në shkolla mësojnë shqip dhe turqisht, edhe pse nuk e kuptojnë asnjërën gjuhë. Unë jam bazuar në deklaratat e komunitetit tonë, se fëmijët boshnjak duan të mësojnë në gjuhën e tyre. Por, kjo nuk ju është mundësuar fatkeqsisht!“
Sipas statistikave, në Kosovë, para luftës së fundit kanë jetuar rreth 120 mijë boshnjak. Tashmë janë dyfish më pak, mbi 20 mijë prej të cilëve jetojnë në Prizren. Kjo shifër, komunitetitn boshnjak e radhit në të dytin pas shqiptarëve, në Prizrenin e banuar prej rreth 300 mijë banorëve të të gjitha komuniteteve.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Mes skamjes dhe semundjes

 11 janar 2009, Radio Kosova, Krahas gjendjes se rendes sociale ne Kosove, semundjet e ndryshme dhe pamundesia e sherimit brenda vendit, eshte nje sfide tjeter me te cilen ballafaqohen qytetaret e Kosoves. Pacientja, Time Hadergjonaj nga fshati Sllup i Decanit, eshte vetem njera nga ta.

Dervish Hadergjonajn, nga Sllupi, nuk e kane kerrusur te 75 vjetet e tij. Barra e semundjes po e kerrus me keq se mosha e rrudhat ne balle, po ia thellojne brengat qe i shtohen perdite.
„Rrnoj prej ndihmes sociale, prej dashamireve e katundit, se te gjithe ma dine hallin e jane tuj me mbajte. Vet i semute prej sheqerit, qe nje motmot ma kane hjek gishtin e kambes e po me sulmon edhe tjetri tash. Reja e smute prej synit. Edhe djalin e kam semure se ma paten rrah shkijet. Jemi shtate anetare. Jemi tesh!“-rrefen i merzitur plaku Hadergjonaj, i cili edhe sot me bastunin e tij po ngreh kembet zvarre, duke trokitur dere me dere me shpresen se do te gjej zgjidhje per te rene se ciles i kercenohet verberia.
ne ka ndaluar Ai ndalon tek Drejtoria per Shendetsi dhe Mireqenje Sociale. Dhe, derisa nepermjet shikimit te mjegullt perpiqet te sigurohet ne eshte ajo porta net e cilen duhej te trokiste, rrefen me ofshama:
„Ktu me ka pru derti!…E kam rene te semure prej synit. Doktoret e Kosoves nuk kane mujte me e ba operacion e m´kane thane me e qit jashte vendit. E, me ardhe mjeku prej Gjermanise ne Prishtine po u dashkan 5000 euro. E ku me i marr une 5000 euro?! Une s´po kam buke me hanger! E tash edhe kjo semundje…“.
Drejtori per Shendetesi dhe Mrieqenje Sociale ne Kuvendin Komunalte Decanit, Selman berisha, shpjegon:
„Time Hadergjonaj kishte diagnozen Abllacio Retine, qe don te thote Shkoqje e Shtreses se Trette te Syrit dhe njekohesisht humbje e pamjes ne ate sy. Kete rast e perjetova me thelle per arsye se, une para 30 vjetesh kisha te njejtin problem. Atehere duhej bere intervenimi jashte dhe edhe sot e eksaj dite, duhet bere jashte shtetit. Por, ne Ministrine e Shendetesise eshte fondi i dedikuar per sherime jashte vendit dhe ne si drejtorat, bazuar ne dokumentet e mjekve dhe ne diagnozen, ia dhame nje vertetim me ane te te cilit kerkohet nga Ministria nje intervenim i tille, sepse jane disa reaste te cilat jane urgjente dhe nuk mund te presin“.
Dhe, plaku Hadergjonaj nuk eshte I vetmi I cili troket ne porten e kesaj drejtorie. Sipas drejtorit Berisha, hallegjinj te tille vine kohe pas kohe, nder te cilet me te shpeshi jane te prekur nga semundjet e zemres dhe semundjet malinje. Por, kjo drejtori e cila per vitin 2008,  per mallera dhe sherbime kishte vetem 27 mije euro, per shkak te buxhetit te limituar s´mund te ofroje as mbeshtetjen me te vogel.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Varferi Migjeniane

3 janar 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Ministria per Pune dhe Mireqenje Sociale e Kosoves, cdo muaj ofron nje ndihme sociale per afro 37 mije familje. Shuma me nje mesatare prej 52 eurosh, per shume familje eshte i vetmi burim i ekzistences. Familja Baqaj nga Dranoci eshte njera nga keto familje.

Nje barake e kerrusur me çati prej llamarine ne fsahtin dranoc te Decanit, eshte vendbanimi ne te cilen erren e celen tete anetare te familjes Baqaj, prej tyre edhe dy femije te semure.
“Ka qene nje shpi montazh ndihme humanitare per popull te Kosoves, ne Lloqan se pari e mandej na e kane dhane neve-shpjegon Sebahatja nene e ketyre femijeve-Veres te del flaka e dimrit te merdhin. Dru i kemi qit nja dy tri metra deri ku t´na qesin. Por, kur njeri ish ngushte po jetojke gjithqysh…Ne lufte kjemi jetu edhe neper male! E, duhet me jetu qysh te bahet, vec, me evladet e smute nuk kishin dere. Me ta nuk po u krahasojke kurrshkafi!”
Ministria per Pune dhe Mireqenje Sociale e Kosoves, per afro 37 mije familje kosovare cdo muaj ofron ndihme sociale, mesatarsja e se ciles eshte 52 euro. Familja Baqaj kete e ka te vetmin burim.
“Vec me social,75 euro, qetash mi kane heq pese euro se njera cike e nderpreu shkollimin. A dalin per buke 75, kur thesi i miellit s´ma ban as nje muaj. Se, me i vesh e mbath femijet, si s´ki qare? E ku jane per libra e fletore e nevoja tjera si s´ke qare, se per burre e vet nuk po mendoj ma. Si,vallahi me i pas 500 euro mujore edhe a muj me i pertheku shpenzimet!”-ankohet Sebahatja, perderisa semundja e Mirlindes se vogel dhe Kushtrimit, djali i vetem i kesaj familjeje, jane nje kafshate tjeter qe s´kaperdihet ne kete kasolle te varfer mes mjerimit migjenian.
Megjithese, mesatarja  e ndihmes se ofruar per rastet sociale gjate ketij viti pritet te rritet prej 52 ne 60 euro, kjo shume serisdh eshte shume larg permbushjes se nevojave elementare te eprdithsmerise. Ne te tilla raste, ministri per Pune dhe Mireqenje Sociale Nenad Rashic i sugjeron:
“Une do t’i lusja rastet e tilla qe te lajmerohen sa me shpejt ne qendren per qeshjte sociale, sepse ne ate menyre do te na japin me shume informata per shfrytezuesit dhe me kete, elemente me shume per perpilimin e nje strategjie per pune te metutjeshme per permiresimin e kushtevte te tyre jetesore”.
Sipas Minsitrise per Pune dhe Mireqenje Sociale, rreth 70 per qind e popullates ne Kosove eshte e papune, 40 per qind jetojne ne varferi, 15 per qind prej te cileve ne varferi te skajshme.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova