Viti 2008 dhe pritjet e qytetarëve për Vitin 2009

29 dhjetor 2008, Dojce Vele, Autoritetet kosovare vitin 2008 e vlerësojnë si një vit të suksesshëm dhe historik për Kosovës. Por, çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për të arriturat e vitit 2008 dhe cilat janë pritjet e tyre për vitin 2009?



Viti 2008 është vit I rëndësishëm për Kosoven dhe 17 shkurti, kur me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare u përmbyll procesi i pavarësisë, do të mbetet datë historike. Por, sa mjaftoi ky akt për të kënaqur pritjet e mëdha të popullit të Kosovës?
 “Ishte vit I suksesshëm vetëm për shpalljen e pavarësisë së Kosoves, por për popullin u bë veç më keq. Cfarë kemi ne për gjithë këtë kohë? Ku janë sukseset për të cilat flasin udhëheqësit tanë? Unë s´di për ç´suksese e kanë fjalën!”-mendon Mujo Nurkoviç, boshnjak nga Vitomirica, postier I dikurshëm dhe tash, I papunë.
“Paj,po…Ata duhet me thanë ashtu, se me pas ata e populli mos me pas kurrgjo, asht sukses I madh!”-thotë Brahim Ajeti, shqiptar me banim në Pejë, rezervistë I Forcës së Sigruisë së Kosovës.
„Kosova me konë e knaqun si jemi tq pavarur, veç me pas me punu, na jemi edhe ma t´knaqun. Po, pune s´ka. Veç me dal me vjedh!“-ankohet Rrustem Krasniqi, rom, në oborrin e tij të përbaltur.
“Edhe populli ynë nuk është fort në vete. Foshnja nuk lind me dhëmbë, por duhet kohe për t´i dalë, për të ec e për t´u rrit. Edhe ne, sapo jemi bërë shtet dhe të gjitha vinë me radhë”-thotë Ali Tafa, ashkalijë, të cilit nga të tri shtëpitë e djegura asnjë nuk I është ndërtuar.
Vukota Arsenijevic, serb nga Bellopoja:
„Nuk jam i kënaqur! E si t´jem i kënaqur, kur as Kosova as Serbia nuk dinë të merren vesh. Dhe, nga këto mosmarëveshje vuan vetëm populli!“
Por, cilat janë pritjet e këtyre qytetarëve për Vitin 2009?
„Këtu, asgjë s´mund të pritet! Kaluan dhjetë vjet dhe ne s´kemi rrymë, s´kemi ujë, s´kemi kushte elementare për jetë. Këtu mund të pritet veç më keq dhe kush pret 2008-tën, do të vdes nga uria!“-shprehet pessimist, boshnjaku Nurkoviç.
“Presim që udhëheqësit tanë t´I realziojnë të paktën 60 per qind të premtimeve që na I kanë dhanë. Le të mendojnë edhe për familjet e varfëra e jo veç për vete, se kur s´ka gjithë populli as atyre nuk ju vlen me pas!”-thotë Brahim  Ajeti.
“Në vitin e ri pres liri e paqe për të gjithë popujt që jetojmë këtu. Që të jemi më të mirë dhe më të mençur se deri më tani. Ndërsa, udhëheqësve kosovarë dhe atyre serb do t´iu thosha, të mendojnë pak në popullin dhe ta rregullojnë situatën sepse për këtë paguhen. Por, edhe çka t´iu them, kur ata jetojnë jetën e në e kemi ne darkën në sofër, kjo nuk iu intereson!”
Porosia e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për popullin e gjetur përballë sfidave të vazhdueshme, është se:
“Jeta I ka sfidat e veta. Por, ne do të punojmë bashkë për t´iu dalë përballë këtyre sfidave“.
Dhe, popullit nuk i mbetet tjetër veçse të besoj, me lutjen e sinqertw:
“Inshallah e ban Zoti mirë…

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

 

Leave A Comment

Your email address will not be published.