Perurohet Kulla e Gecajve

27 dhjetor 2008, Radio Kosova, “Kullat si kjo e patriotit të devotshëm, Ali Demë Gecit, janë dëshmi e qëndresës dhe autoktonisë shqiptare, ndërkohë që këto monumente të trashëgimisë sonë reflektojnë mesazhin  historik për gjeneratat e ardhshme për vlerat tona të ndërtuara në kohë dhe mbi të gjitha, për qëndresën tonë përballë të gjitha regjimeve”-iu ka thënë të pranishmëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e perurimit te Kulles se Ali Deme Gecajt, ne Lluke te Poshtme te Decanit. 

Kulla e Ali Dem Gecit, e granatuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit, është ndër kullat e vjetra të Dukagjinit, të cilat u bënë seli e tubimeve dhe strehë lëvizjes kombtare shqiptare. “Është mbrotjur pragu I shtëpisë përmes kullave, për faktin se nuk kishik shtetin tonë të mbrojmë kufirin. Dhe prezenca e presidenti të shtetit sot, është ngjarje e madhe për gjithë Rrafshin e Dukagjinit”-thotë vepritmari I shquar I qështjes kombtare dhe pronar, Tahir Geci.
Në gjirin kullave të lashta historia e Kosovës u ndërtua ndër shekuj. Për këtë arsye, ato u bënë cak I sulmeve të pushtuesve barbar në periudha të ndryshme të kësaj hitorie. Por, me ruajtjen e pragut të kullave me gjak e sakrificë, u bë edhe liria e Kosovës dhe presidenti I saj, Famtir Sejdiu, premton se këto fortifikata do të kthehen serish në formen e dikurshme, madhështore:
„Kjo është në memorjen e të gjithë neve dhe ka respektin e të gjithë neve, sepse kullat kanë shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme identitetin kombtar. Dhe, është borxh I institucioneve të Kosovës të kujdesen për restaurimin e kullave, për mbrojtjen e tyre dhe kulzivimin në brezat e tjerë“.
Kulla e Gecajve u restaurua për shkak të vlerës së saj arqitektonike dhe historike-thotë drejtori per ruajtjen e monumenteve kulturore dhe historike në Rajonin e Pejës, mg.Avdyl Hoxha:„Kulla e Ali Gecit, e ndërtuar në shekullin 18-të, është një ndër kullat më të rëndësishme në Rrafshin e Dukagjinit.Ajo ka një rëndësi jo vetëm të arkitekturës por ka një rëndësi të madhe historike, se që nga lufta er parë, e dytë e deri në të fundit, ka dhënë nga tre dëshmorë.Ajo poashtu,është djegur katër herë”.
16-të muaj punime nga kompania „pleqja“ në bashkëpunim me kompanine Vizioni 2, nga Isniqi, sollen kullën në formën e parë.
„Dhe, kullës i është ruajtur autenticiteti, sepse gjatë gjithë kohës jemi munduar t´i ruajmë këto vlera dhe sipas kritikës profesionale, edhe ia kemi arritur, për cfarë jam shumë i kënaqur!“-thotë qrqitetkti Blerim Bajraktari, i cili ka marë pejsë ne realzimin e projektit të Kompleksit të Isa Boletinit, të Kullës, së Mazrekajve, etj.
Projekti I restuarikmit te Kulles se Ali deme gecit, I mundësuar nga Minsitria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, kap vlerën mbi 100 mijë euro. „Dhe, kjo ministri do të vazhdojë të punojë në mbrojtjen e thesarit të trashëgimisë kulturore në gjithë territorin e Kosovës, thotë minstiri Valton Beqiri-Duke marrë parasysh nevojën e pasqyrimit të Kosovës si një vend me qytetërim të lashtë, në vitin 2009 presim që të kemi më shume investime në trashegimine arkeologjike“.
Me këtë rast, presidenti Sejidu dhe minsitri Beqiri bënë edhe zbulimin e pllakës përkujntimore të patriotit, Ali Demë Geci.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *