Prizreni, Kosovë në miniaturë

Prizren-Qendra e qytetit

22 dhjetor 2008, Dojce Vele, Prizreni është qyteti me shumëetnik në Kosovë. Ai ka një traditë bashkëjetese dhe vazhdon të jetë shembulli më i mirë se si jetojnë komunitetet e ndryshme në harmoni, bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërnjerëzor.

Prizreni, qendër e vjetër kulturore dhe kryeqytet I dikurshëm, shtrihet në e jugperëndim të Kosovës, rrëzë brezit kufitar Shqipëri-Maqedoni. I ngritur rreze Maleve të Sharrit, me lumin përgjatë qytetit dhe Kalanë, sipërfaqja prej 640 km2, Prizrenin e radhit në qytetin e dytë për nga madhësia, në Kosovë. Sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, në Prizren ndërkohë jetojne rreth 240 mijë banorë.

Kryetari Muja:”Komuna e Prizrenit krenare për strukturën e saj shumëetnike”

Ndërsa, sipas kryetarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit dr.Ramadan Muja, “Prizreni financohet për 240 mijë banorë e në realitet, numri i banorëve duhet të sillet rreth 30 000 banorë.”

 “Komuna e Prizrenit krenohet me strukturën e saj multientike, ngase përveç shumicës shqiptare, rreth 95 për qind, në komunën tonë jetojnë edhe pjesëtrarë të komunitetit turk, boshnjak, ashkalije, rom egjiptiane dhe serb. Përqindja e tyre natyrisht se është vogël, por ne krenohemi me këtë laryshi të përbërjes së komunës sonë dhe kjo unë besoj se është një Kosovë në miniaturë”-thotë kryetari Muja.

Fryma e  bashkëjetesës në harmoni ndjehet tek qytetarët

 “Me kolegët kam marrëdhënje shumë miqsore dhe as që ndjehet dallimi se jemi komunitete të ndryshme-phon Esma Alia, boshnjake e cila punon si arsimtare. Përderisa, për gazetarin Raif Kerkul, turk:

“Në Prizren nuk ndjehet as dallimi në gjuhë, se megjithëse çdonjeri komunikon në gjuhen e vet, secili e kupton gjuhën e tjetrit. Unë jam i rrethuar me fqinje të të gjitha kombsive dhe jetoj në harmoni të plotë. Prandaj, mund të them lirisht se një shoqëri të tillë si në Prizren nuk ka në botë”.

Në Prizrenin me 76 vendbanime jetojnë 5 komunitete

Traditën e shumëllojshmërisë etnike dhe fetare të Prizrenit, 80 vjeçari Millosh Nekiq, serb nga Prizreni, e dëshmon me një fotografi të vjetër, në të cilën, sipas tij: “Është përbërja e Kuvendit të parë të Prizrenit…E sheh? Këta janë dy shqiptarë katolikë, ky është turk, ky është Sheh Ganiu, këta tre janë serb e i treti është babai im. Të gjithë përveç njërit, janë prizrenas. Pra, edhe atëherë, një kuvend shumëetnik dhe shumëkonfesional“-thote Nekiq.

Në Prizren dominon komuniteti musliman, me 94 per qind të popullsisë së përbërë nga shqiptarë, boshnjakë, turk, romë dhe ashkalijë, pesë për qind janë katolike shqiptar si dhe një për cind, serb ortodoks.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *