Mbi çfarë baze po shtrihet EULEKS-i

11 dhjetor 2008, Dojce Vele, Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mirëpritur lajmin për fillimin zyrtar të punës së EULEX-it në Kosovë, duke premtuar bashkepunim të ngushtë me misionin e BE-së për polici dhe drejtësi. Kryeministri I Kosoves, Hashim Thaçi fillimin e punës së EULEX-it, e ka vleresuar si një moment me rëndësi të veçantë për Kosovën. Por, sa I besojnë qytetarët këtij misioni dhe çfare pritjesh kane ata?

“Unë mendoj se Euleks-i, si i tillë, nuk është në favor të shqiptarëve dhe të „gjashtë pikat“ e pranuara nga qeveria e Kosovës, shkojnë vetëm në favor të serbve. Për popullin shqiptar, kjo është tradhti. Mjerim!-mendon Bajram Gashi, nga Prizreni.
“Nuk e kemi prit prej qeveritarëv tanë, se do ta pranojnë shtrirjen e EULEKS-it mbi të „gjashtë pikat e Ban Ki Mun-it”. Thjesht, ju kemi besuar dhe jemi zhgënjyer. Kaq!-ndërhyn Luljeta Berisha.
 “Bashkësia nderkomtbare duhet ta dijë se nuk guxon të hap konflikt te ri, në Kosovëpor, por duhet që mbështetur në vullnetin e popullit, në strukturat udhëheqëse dhe nga vet Asambleja e OKB-së, që ka dhënë lejen
që Kosova të shpallet shtet dhe te zbatohet Plani I Ahtisarit, të funksionalizojë çdo gjë. Sidoqoftë, unë mendoj se shtrirja e tij gjithsesei dueht të jetë ne favor të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqve të Republikës së Kosovës”-mendon Aver Husaj, nga Peja.
Dhe, reagime të tilla vinë kryesisht nga shumica shqitpare. Përderisa, pakicat në Kosovë kane pritje të tjera.
 “Meqënse është mision policor dhe gjyqsor, unë pres që ata të vënë rend në gjykata, ku ndërkohë mbretëron një kaos. Shpresoj fort që EULEKS-I të ndryshojë praktikën e deritanishme dhe do të mesojë gjyqtarët të mos pranojnë mito, çfarë ndërkohë është një gjë krejt e natyrshme”.
Opozita kosovare, udhëheqjen e tanishme e kritikon në vazhdimësi, për mungesë vizioni, pune krijuese dhe politikash zhvillimore.
“Për arsye se në Kosovë janë vendos dinamika qeverisëse që nuk  e dinë të paktën një vit përpara se cka do të ndodh me vendin ,që të mund të përgatiten të përballen me këto sfida, sado të vështria të jenë ato”-thotë Ramush Haradinaj, lideri I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministër.
Përderisa, një sfidë e re për popullin e Kosovës është gjetja mes deklaratave të udhëheqësisë ksoovare se “shtrirja e EULEKSI-it po të bëhet vetëm mbi bazën e Kushtetutës se Republikës së Kosovës dhe mbi bazën e Pakos së Ahtisarit” dhe në mes të deklaratatave të autoriteteve të Beogradit, se “shtrirja e ELEKS-it do të bëhet vetëm mbi bazën e gjashtëpikëshit dhe të rezolutës 12/44”.
“Kjo është një mjegull që e ka vënë popullin në sprovë dhe një qartësi deri diku e kanë dhënë vetëm emisarët amerikanë dhe anglez, të cilëve ne ju besojmë-thotë Curr Mazrekaj, nga Deçani. Ndryshe, cdo pikëpamje që është jashtë kornizave të Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, është në disfavor të  vendit. Tash ta shohim… Nëse EULEKS-i arrin që të bashkojë Mitrovicën e ndarë dhe të vë në funksion institucionet e vendit, kish me marrë notë të shkëlqyeshme”.
Rreth 1.400 pjesëtarë të Misionit Evropian per Polici dhe Gjyqësi,(EULEX), tashmë kanë nisur aktivitetet në Kosovë duke marrë përsipër përgjegjësitë që mbaheshin nga UNMIK-u. EULEKS, në kapacitetin e plotë do t’ I ketë 1900 pjesëtarë ndërkomtbar dhe 1100 pjesëtare vendore.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *