Date Archives December 2008

Viti 2008 dhe pritjet e qytetarëve për Vitin 2009

29 dhjetor 2008, Dojce Vele, Autoritetet kosovare vitin 2008 e vlerësojnë si një vit të suksesshëm dhe historik për Kosovës. Por, çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për të arriturat e vitit 2008 dhe cilat janë pritjet e tyre për vitin 2009?



Viti 2008 është vit I rëndësishëm për Kosoven dhe 17 shkurti, kur me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare u përmbyll procesi i pavarësisë, do të mbetet datë historike. Por, sa mjaftoi ky akt për të kënaqur pritjet e mëdha të popullit të Kosovës?
 “Ishte vit I suksesshëm vetëm për shpalljen e pavarësisë së Kosoves, por për popullin u bë veç më keq. Cfarë kemi ne për gjithë këtë kohë? Ku janë sukseset për të cilat flasin udhëheqësit tanë? Unë s´di për ç´suksese e kanë fjalën!”-mendon Mujo Nurkoviç, boshnjak nga Vitomirica, postier I dikurshëm dhe tash, I papunë.
“Paj,po…Ata duhet me thanë ashtu, se me pas ata e populli mos me pas kurrgjo, asht sukses I madh!”-thotë Brahim Ajeti, shqiptar me banim në Pejë, rezervistë I Forcës së Sigruisë së Kosovës.
„Kosova me konë e knaqun si jemi tq pavarur, veç me pas me punu, na jemi edhe ma t´knaqun. Po, pune s´ka. Veç me dal me vjedh!“-ankohet Rrustem Krasniqi, rom, në oborrin e tij të përbaltur.
“Edhe populli ynë nuk është fort në vete. Foshnja nuk lind me dhëmbë, por duhet kohe për t´i dalë, për të ec e për t´u rrit. Edhe ne, sapo jemi bërë shtet dhe të gjitha vinë me radhë”-thotë Ali Tafa, ashkalijë, të cilit nga të tri shtëpitë e djegura asnjë nuk I është ndërtuar.
Vukota Arsenijevic, serb nga Bellopoja:
„Nuk jam i kënaqur! E si t´jem i kënaqur, kur as Kosova as Serbia nuk dinë të merren vesh. Dhe, nga këto mosmarëveshje vuan vetëm populli!“
Por, cilat janë pritjet e këtyre qytetarëve për Vitin 2009?
„Këtu, asgjë s´mund të pritet! Kaluan dhjetë vjet dhe ne s´kemi rrymë, s´kemi ujë, s´kemi kushte elementare për jetë. Këtu mund të pritet veç më keq dhe kush pret 2008-tën, do të vdes nga uria!“-shprehet pessimist, boshnjaku Nurkoviç.
“Presim që udhëheqësit tanë t´I realziojnë të paktën 60 per qind të premtimeve që na I kanë dhanë. Le të mendojnë edhe për familjet e varfëra e jo veç për vete, se kur s´ka gjithë populli as atyre nuk ju vlen me pas!”-thotë Brahim  Ajeti.
“Në vitin e ri pres liri e paqe për të gjithë popujt që jetojmë këtu. Që të jemi më të mirë dhe më të mençur se deri më tani. Ndërsa, udhëheqësve kosovarë dhe atyre serb do t´iu thosha, të mendojnë pak në popullin dhe ta rregullojnë situatën sepse për këtë paguhen. Por, edhe çka t´iu them, kur ata jetojnë jetën e në e kemi ne darkën në sofër, kjo nuk iu intereson!”
Porosia e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për popullin e gjetur përballë sfidave të vazhdueshme, është se:
“Jeta I ka sfidat e veta. Por, ne do të punojmë bashkë për t´iu dalë përballë këtyre sfidave“.
Dhe, popullit nuk i mbetet tjetër veçse të besoj, me lutjen e sinqertw:
“Inshallah e ban Zoti mirë…

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

 

Perurohet Kulla e Gecajve

27 dhjetor 2008, Radio Kosova, “Kullat si kjo e patriotit të devotshëm, Ali Demë Gecit, janë dëshmi e qëndresës dhe autoktonisë shqiptare, ndërkohë që këto monumente të trashëgimisë sonë reflektojnë mesazhin  historik për gjeneratat e ardhshme për vlerat tona të ndërtuara në kohë dhe mbi të gjitha, për qëndresën tonë përballë të gjitha regjimeve”-iu ka thënë të pranishmëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e perurimit te Kulles se Ali Deme Gecajt, ne Lluke te Poshtme te Decanit. 

Kulla e Ali Dem Gecit, e granatuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit, është ndër kullat e vjetra të Dukagjinit, të cilat u bënë seli e tubimeve dhe strehë lëvizjes kombtare shqiptare.
“Është mbrotjur pragu I shtëpisë përmes kullave, për faktin se nuk kishik shtetin tonë të mbrojmë kufirin. Dhe prezenca e presidenti të shtetit sot, është ngjarje e madhe për gjithë Rrafshin e Dukagjinit”-thotë vepritmari I shquar I qështjes kombtare dhe pronar, Tahir Geci.
Në gjirin kullave të lashta historia e Kosovës u ndërtua ndër shekuj. Për këtë arsye, ato u bënë cak I sulmeve të pushtuesve barbar në periudha të ndryshme të kësaj hitorie. Por, me ruajtjen e pragut të kullave me gjak e sakrificë, u bë edhe liria e Kosovës dhe presidenti I saj, Famtir Sejdiu, premton se këto fortifikata do të kthehen serish në formen e dikurshme, madhështore:
„Kjo është në memorjen e të gjithë neve dhe ka respektin e të gjithë neve, sepse kullat kanë shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme identitetin kombtar. Dhe, është borxh I institucioneve të Kosovës të kujdesen për restaurimin e kullave, për mbrojtjen e tyre dhe kulzivimin në brezat e tjerë“.
Kulla e Gecajve u restaurua për shkak të vlerës së saj arqitektonike dhe historike-thotë drejtori per ruajtjen e monumenteve kulturore dhe historike në Rajonin e Pejës, mg.Avdyl Hoxha:
„Kulla e Ali Gecit, e ndërtuar në shekullin 18-të, është një ndër kullat më të rëndësishme në Rrafshin e Dukagjinit.Ajo ka një rëndësi jo vetëm të arkitekturës por ka një rëndësi të madhe historike, se që nga lufta er parë, e dytë e deri në të fundit, ka dhënë nga tre dëshmorë.Ajo poashtu,është djegur katër herë”.
16-të muaj punime nga kompania „pleqja“ në bashkëpunim me kompanine Vizioni 2, nga Isniqi, sollen kullën në formën e parë.
„Dhe, kullës i është ruajtur autenticiteti, sepse gjatë gjithë kohës jemi munduar t´i ruajmë këto vlera dhe sipas kritikës profesionale, edhe ia kemi arritur, për cfarë jam shumë i kënaqur!“-thotë qrqitetkti Blerim Bajraktari, i cili ka marë pejsë ne realzimin e projektit të Kompleksit të Isa Boletinit, të Kullës, së Mazrekajve, etj.
Projekti I restuarikmit te Kulles se Ali deme gecit, I mundësuar nga Minsitria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, kap vlerën mbi 100 mijë euro.
„Dhe, kjo ministri do të vazhdojë të punojë në mbrojtjen e thesarit të trashëgimisë kulturore në gjithë territorin e Kosovës, thotë minstiri Valton Beqiri-Duke marrë parasysh nevojën e pasqyrimit të Kosovës si një vend me qytetërim të lashtë, në vitin 2009 presim që të kemi më shume investime në trashegimine arkeologjike“.
Me këtë rast, presidenti Sejidu dhe minsitri Beqiri bënë edhe zbulimin e pllakës përkujntimore të patriotit, Ali Demë Geci.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Krishtlindjet 2008

24 dhjetor 2008, Dojce Vele, Edhe në Kosovë, festa e Krishtlindjeve po shënohet me manifestime të shumta. Ipeshkvia e Kosovës mori urime të shumta nga personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Ipeshkvi, Dodë Gjergji, ka përgëzuar të gjithë besimtarët katolikë, me dëshirën për paqe, dashuri, mirëkuptim e tolerancë në mes njerëzve. Mesha kryesore u mbajt në mesnatë në katedralen “Zoja Ndihmëtare”, në Prizren. 

Familjet e mbledhura rreth bredhit të Krishtlindjes pas darkës me ushqim tradiconal dhe shkëmbim dhuratash modeste, Mesha e Mesnatës I mblodhi në Katedralen e Zonjës Ndihëmtare. Hapësira e katedrales ishte e vogël për numrin e mëdh të besimtarëve vendas, mërgitmarë e ndërkombtare,  të cilët ishin mbledhur për të përcjellur meshën kryesore të Kritlindjeve.
 “Për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh ndasitë fetare dhe kombtare, që të ruajmë dhe të rrisim tolerancen dhe kudjesin për njeri-tjetrin. Për ushtruesit e pushtetit në tokë, që të jenë të kujdesshmëm e të përgjegjshëm në përpilimin dhe miratimin e ligjeve, sidomos atyre që turpnisht thyejne dinjitetin njerëzor e vlerën e jetës”-ishte mesazhi i Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, për popullin e Kosovës dhe udhëheqësit e tij.
Paraprakisht, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emër të tij dhe të popullit të Kosovës, i dërgoi Shenjtërisë së tij, Papa Benediktit të XVI-të një telegram urimi me lutjen që të bekojë pavarësinë e Kosovës, për hir të paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Julindore. Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, me rastin e Krishtlindjeve, pranoi telegrame urimi nga Institucionet dhe subjektet politike të Kosovës. Ipeshkvi katolik dje priti edhe kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun, Naim Ternava.
“Megjithatë, gezimit tonë nuk iu bashkangjitën as kësaj radhe prijësit e Kishës Ortodkse Serbe, në Kosovë”-thotë prifti katolik, Dr. Don Lush Gjergj. Kisha katolike dhe Bashkësia Islame janë për një shërbim sa më të mire ndaj Zotit dhe ndaj njeriut pa kurrfarë dallimi. Ne shpresojmë se së shpejti do të vijë dita kur do t´mund të shkëmbjemë urimet vëllazërisht dhe të bashkëpunojmë të tria bashkësitë fetare, për Hir të Zotit dhe për të mirë të të gjithë popujve”.
Ipeshkvia e Kosovës me seli në Prizren, ka menduar edhe për paqeruajtësit me shërbim në Kosovë, me ç´rast, të cilët do të marrin pjesë në meshën e orës 17-të.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Prizreni: Kosovë në miniaturë

22 dhjetor 2008, Dojce Vele, Prizreni është qyteti me shumëetnik në Kosovë. Ai ka një traditë bashkëjetese dhe vazhdon të jetë një shembull i mirëkuptimit mes komuniteteve.

Prizreni, qendër e vjetër kulturore dhe kryeqytet I dikurshëm, shtrihet në e jugperëndim të Kosovës, rrëzë brezit kufitar Shqipëri-Maqedoni. I ngritur rreze Maleve të Sharrit, me lumin përgjatë qytetit dhe Kalanë, sipërfaqja prej 640 km2, Prizrenin e radhit në qytetin e dytë për nga madhësia, në Kosovë. Sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, në Prizren ndërkohë jetojne rreth 240 mijë banorë. Ndërsa, sipas kryetarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit dr.Ramadan Muja, “Prizreni financohet për 240 mijë banorë e në realitet, numri i banorëve duhet të sillet rreth 30 000 banorë.”
Prizreni, qendër me 76 vendbanime, është qyteti më shumëetnik në Kosovë.
 “Komuna e Prizrenit krenohet me strukturën e saj multientike, ngase përveç shumicës shqiptare, rreth 95 për qind, në komunën tonë jetojnë edhe pjesëtrarë të komunitetit turk, boshnjak, ashkalije, rom egjiptiane dhe serb. Përqindja e tyre natyrisht se është vogël, por ne krenohemi me këtë laryshi të përbërjes së komunës sonë dhe kjo unë besoj se është një Kosovë në miniaturë”-thotë kryetari Muja.
Kryetari i Kuvednit Komunal, Ramadan Muja “Me kolegët kam marrëdhënje shumë miqsore dhe as që ndjehet dallimi se jemi komunitete të ndryshme-phon Esma Alia, boshnjake e cila punon si arsimtare. Përderisa, për gazetarin Raif Kerkul, turk:
“Në Prizren nuk ndjehet as dallimi në gjuhë, se megjithëse çdonjeri komunikon në gjuhen e vet, secili e kupton gjuhën e tjetrit. Unë jam i rrethuar me fqinje të të gjitha kombsive dhe jetoj në harmoni të plotë. Prandaj, mund të them lirisht se një shoqëri të tillë si në Prizren nuk ka në botë”
Traditën e shumëllojshmërisë etnike dhe fetare të Prizrenit, 80 vjeçari Millosh Nekiç, serb nga Prizreni, e dëshmon me një fotografi të vjetër, në të cilën, sipas tij, është:
“Është përbërja e Kuvendit të parë të Prizrenit…E sheh? Këta janë dy shqiptarë katolikë, ky është turk, ky është Sheh Ganiu, këta tre janë serb e i treti është babai im. Të gjithë përveç njërit, janë prizrenas. Pra, edhe atëherë, një kuvend shumëetnik dhe shumëkonfesional“.
Në Prizren dominon komuniteti musliman, me 94 per qind të popullsisë së përbërë nga shqiptarë, boshnjake, turk, romë dhe ashkalijë, pesë për qind janë katolike shqiptar si dhe një për cind, serb ortodoks.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Mbi çfarë baze po shtrihet EULEKS-i

11 dhjetor 2008, Dojce Vele, Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mirëpritur lajmin për fillimin zyrtar të punës së EULEX-it në Kosovë, duke premtuar bashkepunim të ngushtë me misionin e BE-së për polici dhe drejtësi. Kryeministri I Kosoves, Hashim Thaçi fillimin e punës së EULEX-it, e ka vleresuar si një moment me rëndësi të veçantë për Kosovën. Por, sa I besojnë qytetarët këtij misioni dhe çfare pritjesh kane ata?

“Unë mendoj se Euleks-i, si i tillë, nuk është në favor të shqiptarëve dhe të „gjashtë pikat“ e pranuara nga qeveria e Kosovës, shkojnë vetëm në favor të serbve. Për popullin shqiptar, kjo është tradhti. Mjerim!-mendon Bajram Gashi, nga Prizreni.
“Nuk e kemi prit prej qeveritarëv tanë, se do ta pranojnë shtrirjen e EULEKS-it mbi të „gjashtë pikat e Ban Ki Mun-it”. Thjesht, ju kemi besuar dhe jemi zhgënjyer. Kaq!-ndërhyn Luljeta Berisha.
 “Bashkësia nderkomtbare duhet ta dijë se nuk guxon të hap konflikt te ri, në Kosovëpor, por duhet që mbështetur në vullnetin e popullit, në strukturat udhëheqëse dhe nga vet Asambleja e OKB-së, që ka dhënë lejen
që Kosova të shpallet shtet dhe te zbatohet Plani I Ahtisarit, të funksionalizojë çdo gjë. Sidoqoftë, unë mendoj se shtrirja e tij gjithsesei dueht të jetë ne favor të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqve të Republikës së Kosovës”-mendon Aver Husaj, nga Peja.
Dhe, reagime të tilla vinë kryesisht nga shumica shqitpare. Përderisa, pakicat në Kosovë kane pritje të tjera.
 “Meqënse është mision policor dhe gjyqsor, unë pres që ata të vënë rend në gjykata, ku ndërkohë mbretëron një kaos. Shpresoj fort që EULEKS-I të ndryshojë praktikën e deritanishme dhe do të mesojë gjyqtarët të mos pranojnë mito, çfarë ndërkohë është një gjë krejt e natyrshme”.
Opozita kosovare, udhëheqjen e tanishme e kritikon në vazhdimësi, për mungesë vizioni, pune krijuese dhe politikash zhvillimore.
“Për arsye se në Kosovë janë vendos dinamika qeverisëse që nuk  e dinë të paktën një vit përpara se cka do të ndodh me vendin ,që të mund të përgatiten të përballen me këto sfida, sado të vështria të jenë ato”-thotë Ramush Haradinaj, lideri I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministër.
Përderisa, një sfidë e re për popullin e Kosovës është gjetja mes deklaratave të udhëheqësisë ksoovare se “shtrirja e EULEKSI-it po të bëhet vetëm mbi bazën e Kushtetutës se Republikës së Kosovës dhe mbi bazën e Pakos së Ahtisarit” dhe në mes të deklaratatave të autoriteteve të Beogradit, se “shtrirja e ELEKS-it do të bëhet vetëm mbi bazën e gjashtëpikëshit dhe të rezolutës 12/44”.
“Kjo është një mjegull që e ka vënë popullin në sprovë dhe një qartësi deri diku e kanë dhënë vetëm emisarët amerikanë dhe anglez, të cilëve ne ju besojmë-thotë Curr Mazrekaj, nga Deçani. Ndryshe, cdo pikëpamje që është jashtë kornizave të Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, është në disfavor të  vendit. Tash ta shohim… Nëse EULEKS-i arrin që të bashkojë Mitrovicën e ndarë dhe të vë në funksion institucionet e vendit, kish me marrë notë të shkëlqyeshme”.
Rreth 1.400 pjesëtarë të Misionit Evropian per Polici dhe Gjyqësi,(EULEX), tashmë kanë nisur aktivitetet në Kosovë duke marrë përsipër përgjegjësitë që mbaheshin nga UNMIK-u. EULEKS, në kapacitetin e plotë do t’ I ketë 1900 pjesëtarë ndërkomtbar dhe 1100 pjesëtare vendore.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Rivarrosen katër dëshmorët Muslijaj

10 dhjetor 2008, Radio Kosova, Në Kompleksin Memorial “Deshmorët e Kombit në Gllogjan, ne praninë e qytetarëve të shumtë, familjarëve të dëshmorëve, janë rivarrosur eshtrat e katër dëshmorëve të kombit, Shemsi, Bajram, Azem dhe Bekë Muslijaj, nga fshati Shaptej, të cilët kishin rënë në një betejë në afërsi të këtij fshati.


Pas rivarrimit të dëshmorëve, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Decan, është mbajtur akademi përkujitmore, në të cilën përvec strukturave udhëheqëse komunale dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ishte I pranishëm edhe lideri I AAK-së Ramush Haradinaj.
Fitnete Ramosaj, duke përkujtuar sakrificën nëpër breza të luftës për liri, ka thënë se edhe këta katër dëshmorë janë pjesë e kwsaj sakrifice sublime, e cila ka sjell pavarësinë e vendit.
Lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka përkujtuar të pranishmëve se lufta për liri ishte sakrificë e atyre që ranë, por edhe të këtyre që e mbijetuan, kurse këta të fundit kanë obligim që të jetësojnë amanetin e të rënëve për liri. Ai, duke përkujtuar, dëshmorët e zonës së tij, ka thënë se edhe këta katër dëshmorë ishin pejsë e luftës sonë të lavdishme që së bashku me të tjerët kanë ndërtuar vlerat e mëdha të sakrificës, e cila është shpërblyer me lirinë e këtij vendi dhe së fundmi, në pavarësinë e tij. Mirëpo, sipas Haradinajt, këto vlera shtojnë obligimet tona që të jemi bashkë ashtu si në luftë, edhe në realizimin e projektit të pranimit të pavarësisë së vendit nga shtetet e tjera si dhe në zhvillimin e tij ekonomik. Ndryshe, ai ka përkujtuar ofenzivën e krerëve të Beogradit, për ta ndalur zhvillimin e proceseve në Kosovë, të cilët haptaz përdorin gjithë arsenalin e tyre propagandistik dhe zotohen se gjithmonë do të jenë kundër zhvillimeve në Kosovë.
Për jetën dhe veprën e tw katwr dëshmorëve, me një fjalë rasti, është paraqitur Avdyl Mushkolaj, kryetar I OVL-së për Dukagjin, kurse ne emër të Kuvendit të komunës, ka folur kryetari, Musa Berisha.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Varfëria i mban romët larg shkollimit

Romët kremtojnë Shën Gjergjin
në Plemetin

5 dhjetor 2008, Dojçe Velle. Gjendja e rëndë sociale është ndër arsyet kryesore të mungesës së arsimimit për fëmijët e komunitetit rom, egjiptas dhe ashkalijë, në Kosovë. Në e katërta e tyre nuk ndjekin as shkollën fillore.

Romët në Kosovë duke festuar ditën e St. Georgut më 07.05.2004 në kampin Plemetina rreth 10 km në veriperëndim të Prishtinës
Romët në Kosovë duke festuar ditën e St. Georgut më 07.05.2004 në kampin Plemetina rreth 10 km në veriperëndim të Prishtinës

Romi 24 vjeçar, Mehmet Pllana, është më i madhi prej gjashtë fëmijëve në familjen e tij, të cilit për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike, është dashur të ndërpresë shkollimin. „Kam vetëm katër vjet shkollë, kurrgjo tjetër. Më është dashur të punoj, se s´kemi pas kushte… Jemi tetë anëtarë. Vëllezërit e motrat tash shkollohen. Vëllai ka kry klasën e tetë, tjetri të gjashtën, e kështu me rend… Tash kisha dashtë me u shkollu, në Kosovën e lirë e të pavarur, por duhet me punu… Me mbajtë familjen!“

Çift i romëve duke i dhënë karrocës në Prishtinë, 18 nëntor, 2005.
Çift i romëve duke i dhënë karrocës në Prishtinë, 18 nëntor, 2005.

Institucionet ndërkombëtare dhe as institucionet vendore në Kosovë nuk disponojnë të dhëna të sakta mbi numrin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve të zhvendosur dhe as atyre të mbetur në Kosovë. Por, sipas organizatës joqeveritare, Shoqata në mbrojtje të popujve të rrezikuar (Gesellschaft für Bedrohte Völker) , prej 150 mijë antarëve të këtyre komuniteteve, rreth 130 mijë ndërkohë jetojnë si të zhvendosur në Gjermani, Zvicër, Austri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Itali dhe në shtetet skandinave. Ndërsa, rreth 15 000-20 000 pjesëtarë të këtyre tri pakicave të mbetur në Kosovë, jetoojnë në kushte të rënda ekonomike. “Mes luftës së përhershme për ekzistencë, interesimi për shkollim bie krejt natyrshëm,”-mendon Gani Toska, kryetar i Iniciativës Qytetare të Romëve të Kosovës.

 Kamp i refugjatëve romë nga Kosova në Kraljevo, Serbi
Kamp i refugjatëve romë nga Kosova në Kraljevo, Serbi

„Atëherë nuk të bie ndërmend për gjë tjetër, veç mendon si me ekzistu. E, ndoshta këtu mund të ndikojë edhe vëtdija, se të gjithë e dimë, se shumica prej komunitetit tonë para luftës ka punuar si hamall, si punëtor krahu, sa për të siguruar bukën për familje. Por, ajo kohë ka kalur dhe nuk kthehet më!“-thotë z.Toska.

Numri më i madh i komunitetit rom, ashkalij dhe egjiptas, rreth 5000, jetojnë në qytetin e Prizrenit. Në Pejë, ndërkohë jetojnë rreth 4000 mijë, dhe sipas Departamentit të Arsimit të kësaj komune, 57 prej tyre punojnë si mësimdhënës. „Mësimin fillor vijojnë rreth 500 nxënës-thotë Gani Toska, i cili punon po ashtu në Zyrën Komunale për Komunitetve, në Pejë. Në shkolla të mesme ndodhen vetëm 25 nxënëse, moshatarët e të cilëve mund të themi sa kanë ndërprerë shkollimin për mungesë mjetesh financiare. Ndërsa, janë 25 studentë të komunitetit RAE, që kanë kryer fakultetin.“

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Kuvendin Komunal të Gjakovës, shkollimin e mesëm e ndjekin rreth 75 nxënës të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptas. Ndërsa, në mësimin fillor ka 8 mësimdhënës dhe 1 341 nxënës të këtyre komuniteteve. Kuvendi Komunal i Gjakovës ka bërë zgjidhje edhe për të 700 të kthyerit e komunitetit RAE, të cilët jetojnë në një vendbanim joformal, rreth dy kilometra në periferi të qytetit.

„Ne kemi marrë hapa edhe në këtë drejtim, -shpjegon kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, dr. Pal Lekaj. Kemi kriju klasë të përziera, me mosha të ndryshme dhe krahas arsimimit të këtyre komuniteteve, gradualisht po bëhet edhe integrimi i tyre. Sepse, ne mund të ndërtojmë pallate për ta, por nëse nuk i arsimojmë, çdo gjë do të jetë e kotë!“

Në vitin 2002, një grup intelektualesh të këtij komuniteti, pat kërkuar nga Ministria për Arsim e Kosovës, futjen brënda programit mësimor të lëndës së historisë dhe të kulturës rome. Këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me hartimin e programit mësimor në gjuhën rome, bëri hapin e parë. Ndërsa, Strategjia për Arsimin Parauniversitar 2007-2017 krijon mundësi për një mësim më aktiv për këto komunitete, fëmijet e të cilëve shkollohen në gjuhën joamtare, varësisht nga vendi ku jetojnë.

Ajetë Sh. Beqiraj, DW