Shëndetësia në Deçan

16 nëntor 2008, Radio Kosova, Numri i kufizuar i stafit dhe buxheti i vogël për mallëra e shërbime, janë problemet me të cilat përballet shëndetësia ne komunën e Deçanit, në qendrat mjeksore të së cilës mungojnë edhe barërat e listës esenciale.

Qendra kryesore Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, po kalon ditet me të vështira të funksionimit të saj, vlerësojnë menaxhuesit e kësaj qendre dhe personeli i saj mjekësor. Në të gjitha repartet, ankohen për mungesë të ilaçeve më elementare, ndërsa në barnatoren e qendrës ka vetëm ilaqe të dhuruara nga KFOR-i. Buxheti për mallëra dhe shërbime i këtij institucioni me tri Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF), në: Isniq, Strellc, Irzniq, si dhe në 5 e pika të tjera, në: Prejlep, Gramaqel, Prapaqan, Ratish dhe në Pobërgjë, për vitin 2008, ishte rreth 40 mije euro.
“Një buxhet i cili as përafërsisht nuk mund të plotësojë nevojat e këtij insitucioni!”-thotë dr. Haki Shehu, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Famniljare në Deçan.
Në vazhdën e mbështetjes së përhershme, Zyra Italiane për Bashkepunim Civilo-Ushtarak(CIMIK)e Brigadës Shumëkombëshe-Perëndim, me bazë në fshatin Italia, në Pejë, jo fort larg ,  Qendrës për Mjekësi Familjare te Decanit, i ka dhuruar një autoambulance me vlerë  prej 15.500 eurosh. Por, kjo është një mbështetje e vogël në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës së këtushme, e cila vazhdon të përballet me një krizë të rëndë sociale.
“Mjekt na këqyrin, faliminers. Janë të interesuem shumë dhe për fëmijë nuk na marrin pare. Po, barrnishtat…Vallahi, kur më kanë thanë 22 eruo për shtatë nekcione, kryet m´ka kris. Veç, ajo motra në barnatore më tha:”Hajt, baca Ali, jepja fëmijës e i sjell kur të mundesh!” E, sot m´u desh me ia pru. Bile s´i pata krejt…” –rrefen Ali Rama 67 vjeç, nga Mazniku, i cili tash shtatë ditë sjell nipin për vizitë.
Dr. Selman Berisha, drejtor per shendetesi dhe mirëqënje sociale, në Kuvendin Komunal të Deçanit, thotë se buxheti i limituar pamundëson shërbimet mjeksore në këtë komunë, për të shtuar se:
 “Së bashku me zyrtarin e financave në Qendrën e Mjekësisë Familjare, kemi ba një parashikim aq sa të mbijetojmë. Kështu që, buxheti për vitin 2009 pritet të jetë shumë më i mirë”.
Në komunën e Deçanit, numri i personelit në shëndetin primar është 21, ndërsa pagat sillen prej 130-140 euro, për kuadrin e mesëm deri në 240 euro, për mjekun specialist.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

 

(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *