Rruga per ne Maznik

11 nentor 2008, Radio Kosova, Mungesa e infrastruktures rrugore eshte pengese per zhvillimin e te gjitha poreve te jetes, per te 700 banoret e fshatit Maznik te Decanit.

“Qe 30 vjet, askush s´asht angazhu as nuk e ka ba nje meremetim sado te vogel ne kete rruge. Mas lufte, kemi shpresu se organet komunal ose ato qeveritare do ta shohin nevojen dhe t´na ndihmojne. Por,as sot e kesaj dite nuk kemi marre pergjegje”-sjell shqetesimin e bashkefshatareve te tij, Xhup Ramaj, kryetar I fshatit Maznik. Ndersa, Faik Tofaj drejtor I Departamentit per Planifikim Urban, Kadaster dhe Mbrojtje te Mjedisit, ne Kuvendin Komunal te Decanit, thote se komuna po ben perpjekje te vazhdueshme per te zgjidhur qeshtjen e infrastrukures rrugore per banoret e ketij fshati.
“Ne me vite te tera kemi ndare mjete financiare qe ta afasltojme ate rruge-thote z.Tofaj-Pra, me shpresen se qeveria apo ndonje donator do ten a ndihmonte ne realizimin e nje projekti te tille, I cili sipas njefare parallogarie, duhet te kushtoje deri ne 700 mije euro. Fatkeqesiht, deri me tani nuk kemi hasur ne nje te tille. Dhe, pradnaj, ne kemi filluar ne disa faza asfaltimin e eksaj rruge”.
Pas fazes se pare te asfalatimit te rruges nga Decani ne Lumbardh, sivjet u asfaltua edhe nje kilometer e kesaj rruge deri ne fshatin Dashinoc-shpjegon z.Tofaj, sipas te cilit, “rruga eshte e karakterit rajonal dhe permes lidhjes me fshatrat e Lugut te Baranit, mund tw kalohet deri ne Kline. Ndersa, sipas premtimeve te Ministrise se Transportit, ajo rruge do te asfaltohet brenda vitit 2009“.
Nje premtim te tille e beson edhe z.Ramaj, kryetar I fshatit Maznik. Sepse, „ne nje takim ministrin e transportit, z. Fatmir Limaj, kemi marre premtime nga ai se ne pranevere do te filloje asfaltimi i rruges“.
Mazniku, rreth 15-te kilometra ne lindje te Decanit, eshte I banuar me rreth 700 banore.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

 

Leave A Comment

Your email address will not be published.