Date Archives November 2008

Qeku ne Decan: “Lufte kunder regjimeve-jo kunder kishave”

25 nentor 2006, Radio Kosova, “Ne kurre s’kemi luftu kunder qytetareve dhe kunder kishave. Kemi luftu kunder regjimit serb. Serbt ne daçin me ardhe ne Kosove, le te vine duke e njohur Kosoven si vend te tyre”-tha kryeministri I Kosoves, Agim Qeku, me rastin e perurimit të Salles së Asamblese Komunale, ne Decan.

Kryeministri Qeku tha se salla e peruruar sot, duhet te sherbeje per debate demokratike. Ne nje fryme te tille u zhvillua edhe debati ne mes te kryemnistrit dhe qytetareve te Decanit, I cili filloi krejt spontanisht. Duke pare shqetesimin e qytetareve lidhur me gjendjen parastasusore te Kosoves dhe shtyerjen e zgjidhjes se tij, kryeministri iu beri thirrje qytetareve qe te mos mos bien pre e provokimeve qe vine nga ana e Serbise, e cila duke qene e vetdishme realitetit, ben te pamunduren qe te arris te ashtuquajturen, politiken e kater D-ve apo destabilizimin e rajonit.
E para: diskreditimi I Ahtisarit. I dyti eshte Delay-zvarritja. Dhe ia arriten pak, duke lyp arsye per me I shty procesin.E treta: Devide-ndarja e komuntieti nderkombtar. Dhe D-ja e kater eshte Destabilizimi. Duke I bere keto tri D-te e para, deshirojne ta destabilizojne Kosoven. Duke destabilizu Kosoven do t’I thone botes, se ja, keta nuk jane te gatshem te kene shtet se me pas qene te zott, ua kishim dhene ne kahere!”-sqaron Qeku.
Kreyministri Qeku tha se Decani eshte nje zone specifike, per shkak te manastirit. Mirepo ai lavderoi qendrimin e qytetareve te Decanit ndaj ketij monumenti kulturoro-historik, duke terhequr vemendjen se ky object fetar mund te jete edhe instrument mates per gatishmerine e Kosoves per te qene shtet.
“Une kam thene disa here se qendrimi I qytetareve te Decanit ndaj kishes ndaju manastirit ndaj ketyrr epirfteerinjve dhe vizitoreve eshte nje instrument mates se sa eshte e gatshme eshte Kosova,t’I pranoje disa standarde nderkombtare. Keshtu qe e ekeni nje pergjejgesi. Nuke shte  elehte, por duhet me I fdurue se eshte e castit dhe nuk eshte e perditshme”-tha me kete rast, kryeministri Qeku.
Krymenistri Qeku tha se manastiri nuk duhet te shihet si problem, por perkundrazi, si nje vlere e njohur nderkombtarisht per te cilen duhet te jemi krenar qe e kemi mbajtur dhe ruajtur neper shekuj. Dhe se duke respektuar objektet fetare dhe duke pranuar komunitetin pakice, ne do te tregojme zemergjeresine dhe bujarine tone si popull.
“Ne kurre s’kemi luftu kunder qytetareve dhe kunder kishave. Kemi luftu kunder regjimit serb! Serbt ne dacin me ardhe ne Kosove, le te vine duke e njohur Kosoven si vend te tyre dhe ky nuk paraqet ndonje rezik. Neqoftese ua kemi drone 150 mije apo 200 mije sa do te jene, atehere dicka nuk eshte ne rregull me ne. Jemi shumice. Jemi fitues dhe s’kemi arsye te kemi dro ndaj askujt. Perkundrazi, si shumice duhet te kemi pak respect per me te dobtin, dhe atehere e kallzojme edhe veten se me te vertet jemi zemergjere,jemi buajr dhe jemi fitues”.
Kyeministri Agim Qeku tha se Kosova nuk guxon te jete process I deshtuar sepse ketu eshte e gjithe bashkesia nderkombatere, e cila nuk synon ndarjen e saj, bashkimin me ndonje shtet tjeter e as largimin e pakicave, por do ta pranoje si nje shtet ndryshe nga te tjeret me te gjitha specifikat e veta.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Shtepite e zbrazta dhe te pastrehet

22 nentor 2008, Dojce vele & Radio Kosova, Kosova tashme ka krijuar kushte te mjaftueshme per kthimin e te zhvendosurve. Mirepo, perderisa shume familje kosovare nuk kane kulm mbi koke, qindra shtepite e ndertuara anembane vendit per komunitetin serb e malazez, vazhdojne te jene te zbrazta. Fshati Lëvoshë e Pejës, është shembull tipik I kësaj dukurie.

Sipas kryetarit te ketij fsahti, Ranko Bakic, “ne Ljevoshe, deri me 1999, ishin 70 shtepi me 260 banore”.
Por, Hamdi Drançolli, kryefamiljar I njeres nga te dy familjet e vetem shqiptare ne kete fshat, thote se:
“Ljevosha, asnjehere nuk ka pasur kaq shume shtepi. Ketu ka qene nje ship e pakryer, ajo prane saj s´ka qene, tjetra s´ka ekzistu poashtu. Ajo lart, ishte, e andej rreth e rrotull kas qene livadh. E di se ketu kam jetu!-pohon me bidnje z.Drancolli, duke deshmaur per nje fakt te pazakonshme:
„Secili serb, stallen e derrit e ka shenuar me numer si shtepi. E tash thone se i kane pas 74 shtepi. E ne fakt, kane qene 32-3 shtepi“.
Ne prill te vitit 2005, me ndihmen e Bashkesie Evropiane dhe te qeverise italiane, ne Ljevoshe u mundesuaa ndertimi i  80-te shtepive. Ndersa, ne qershor te viti 2006, ndertimi i 18-te shtepive te tjera. Kete e pohone dhe z. Bakiç:
„Jane ndertuar 28 shtepi dhe ketu jetojne 28 kryefamiljare, ndonjehere pese dhe ndonjehere, 50-te. Sigurisht do te kishte edhe ndertime te shtepive te tjera, po mos te ndalonin donacionet“.
Perderisa fqinji shiptar, Hamdi Drançolli, sjell statistika te tjera.
„Ju jane mbaru shtepite qind per qind. Shume me teper se kishin dhe te atillas cfare nuk I kishin kurre. Por, qe te gjitha jane te zbrazta dhe krejt pese gjashte veta nu kjetojne ne to”.
Sido qe te jete, I sigurt mbetet fakti se, perderisa qindra shtepi te komunitetit serb e malezez qendrojne te zbrazta dhe gjashte milione euro te tjere jane ndare per ndertimin e shtepive te tjera per keta te zhvendosur, familje te tera shqiptare te zhvendosura perbrenda vendit, banojne me qira apo nuk kane kulm mbi koke.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

 

Shëndetësia në Deçan

16 nëntor 2008, Radio Kosova, Numri i kufizuar i stafit dhe buxheti i vogël për mallëra e shërbime, janë problemet me të cilat përballet shëndetësia ne komunën e Deçanit, në qendrat mjeksore të së cilës mungojnë edhe barërat e listës esenciale.

Qendra kryesore Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, po kalon ditet me të vështira të funksionimit të saj, vlerësojnë menaxhuesit e kësaj qendre dhe personeli i saj mjekësor. Në të gjitha repartet, ankohen për mungesë të ilaçeve më elementare, ndërsa në barnatoren e qendrës ka vetëm ilaqe të dhuruara nga KFOR-i. Buxheti për mallëra dhe shërbime i këtij institucioni me tri Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF), në: Isniq, Strellc, Irzniq, si dhe në 5 e pika të tjera, në: Prejlep, Gramaqel, Prapaqan, Ratish dhe në Pobërgjë, për vitin 2008, ishte rreth 40 mije euro.
“Një buxhet i cili as përafërsisht nuk mund të plotësojë nevojat e këtij insitucioni!”-thotë dr. Haki Shehu, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Famniljare në Deçan.
Në vazhdën e mbështetjes së përhershme, Zyra Italiane për Bashkepunim Civilo-Ushtarak(CIMIK)e Brigadës Shumëkombëshe-Perëndim, me bazë në fshatin Italia, në Pejë, jo fort larg ,  Qendrës për Mjekësi Familjare te Decanit, i ka dhuruar një autoambulance me vlerë  prej 15.500 eurosh. Por, kjo është një mbështetje e vogël në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës së këtushme, e cila vazhdon të përballet me një krizë të rëndë sociale.
“Mjekt na këqyrin, faliminers. Janë të interesuem shumë dhe për fëmijë nuk na marrin pare. Po, barrnishtat…Vallahi, kur më kanë thanë 22 eruo për shtatë nekcione, kryet m´ka kris. Veç, ajo motra në barnatore më tha:”Hajt, baca Ali, jepja fëmijës e i sjell kur të mundesh!” E, sot m´u desh me ia pru. Bile s´i pata krejt…” –rrefen Ali Rama 67 vjeç, nga Mazniku, i cili tash shtatë ditë sjell nipin për vizitë.
Dr. Selman Berisha, drejtor per shendetesi dhe mirëqënje sociale, në Kuvendin Komunal të Deçanit, thotë se buxheti i limituar pamundëson shërbimet mjeksore në këtë komunë, për të shtuar se:
 “Së bashku me zyrtarin e financave në Qendrën e Mjekësisë Familjare, kemi ba një parashikim aq sa të mbijetojmë. Kështu që, buxheti për vitin 2009 pritet të jetë shumë më i mirë”.
Në komunën e Deçanit, numri i personelit në shëndetin primar është 21, ndërsa pagat sillen prej 130-140 euro, për kuadrin e mesëm deri në 240 euro, për mjekun specialist.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

 

Qendra per Mireqenjen e Gruas ne Peje

15 nentor 2008, Radio Kosova, Qendra për Mirëqenien e Gruas me seli ne Peje, me aktivitetet e saj mbulon komunat e Rajonit të Pejës, ndersa ofron strehim për viktimat e dhunës (gra dhe femije) familjare nga tërë Kosova. 

Programi mbi Dhunën në Baza Gjinore(DHBGJ) i filluar në vitin 1999, nga OJQ amerikane “IRC”, ndikoi ne thyerjen e heshtjes mbi dhunën, e sidomos të asaj familjare. Ne vitin 2001, ne bashkepunim me grate e ketij komuniteti, u hap Qendra per Mireqenjen e Gruas, e cila vepron edhe sot e kesaj dite.
“Ballkanasit me duket se ne pergjithesi e kane ate prirje qe familjent a marrin si dicka mbi te cilen askush s´ka te drejte,as ligji as shteti. -thote Mehrije Haxhisefa, keshilltare ne kete qender-E, nese viktima me vite te tera ka qene e ekspozuar dhunes, ajo sistematikisht e ka humb ate vetdijen mbi vleren e saj dhe kjo vetedie eshte aq e ulet sa nuk e kupton se dhuna ne asnje rast nuk justifikohet. Ndersa, dhenja e mundesise qe ajo te flas mbi veten dhe mbi problemet e saj, e ndihmon ate qe te ngritet moralisht dhe te kuptoje se edhe ajo eshte e rendesishme, se edhe ajo eshte pjese e shoqerise…E ndihmon,fundja,te jete vetvetja!”
Ne dhjetor te vitit 2002, prane kesaj qendre hapet “Shtëpia e Sigurt”, nje strehimore e tipit te mbyllur. e cila ofron te mbijetuarve te dhunës, grave dhe fëmijëve, strehim, sigurimin e ushqimit dhe te veshmbathjes, mbështetje psikosociale dhe ne bashkëpunim me institucionet përkatëse i ofrojmë atyre përkujdesje mjekësore, juridike, trajnime edukative për ngritjen e vetëdijesimit dhe fuqizimit te tyre  si dhe aktivitete tjera rekreative.
“Me strehim nenkuptojme, strehe dhe ushqim per ate dhe femijen. Kapaciteti is trehimores sone eshte per 18-te persona, mirepo shume shpesh ndodh qe te kalohet edhe numri 20-te 25, sepse nanat ne te shumten strehohen me femijet. Ndersa, e vecanta e kesaj qendre eshte se ajo ka komponenten e edukimit. Qendra ka stafin i cili punon ne ngritjen e vetedijes ne komunitet mbi dukurite e ndryshme, sic eshte eshte dhuna, trafikimi dhe prostitucioni. Pastaj,  stafi punon edhe me personat qe ushtrojne dhune, ne kete rast me burrat, ku gruaja, burri dhe keshilltarja bashkebisedojne deri ne zgjidhjen e problemit. Pra, te shpeshta jane rast kur qifti perfundon me ribashkim!”
Kesaj qendre, e cila tash nente vjet vepron ne objekt me qira, KFOR-i italian me 30 per qind participim nga komuna e Pejes, do t´i ndertoje strehimoren ne truallin e blere nga organizata gjermane, Diakonia.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Rruga per ne Maznik

11 nentor 2008, Radio Kosova, Mungesa e infrastruktures rrugore eshte pengese per zhvillimin e te gjitha poreve te jetes, per te 700 banoret e fshatit Maznik te Decanit.

“Qe 30 vjet, askush s´asht angazhu as nuk e ka ba nje meremetim sado te vogel ne kete rruge. Mas lufte, kemi shpresu se organet komunal ose ato qeveritare do ta shohin nevojen dhe t´na ndihmojne. Por,as sot e kesaj dite nuk kemi marre pergjegje”-sjell shqetesimin e bashkefshatareve te tij, Xhup Ramaj, kryetar I fshatit Maznik. Ndersa, Faik Tofaj drejtor I Departamentit per Planifikim Urban, Kadaster dhe Mbrojtje te Mjedisit, ne Kuvendin Komunal te Decanit, thote se komuna po ben perpjekje te vazhdueshme per te zgjidhur qeshtjen e infrastrukures rrugore per banoret e ketij fshati.
“Ne me vite te tera kemi ndare mjete financiare qe ta afasltojme ate rruge-thote z.Tofaj-Pra, me shpresen se qeveria apo ndonje donator do ten a ndihmonte ne realizimin e nje projekti te tille, I cili sipas njefare parallogarie, duhet te kushtoje deri ne 700 mije euro. Fatkeqesiht, deri me tani nuk kemi hasur ne nje te tille. Dhe, pradnaj, ne kemi filluar ne disa faza asfaltimin e eksaj rruge”.
Pas fazes se pare te asfalatimit te rruges nga Decani ne Lumbardh, sivjet u asfaltua edhe nje kilometer e kesaj rruge deri ne fshatin Dashinoc-shpjegon z.Tofaj, sipas te cilit, “rruga eshte e karakterit rajonal dhe permes lidhjes me fshatrat e Lugut te Baranit, mund tw kalohet deri ne Kline. Ndersa, sipas premtimeve te Ministrise se Transportit, ajo rruge do te asfaltohet brenda vitit 2009“.
Nje premtim te tille e beson edhe z.Ramaj, kryetar I fshatit Maznik. Sepse, „ne nje takim ministrin e transportit, z. Fatmir Limaj, kemi marre premtime nga ai se ne pranevere do te filloje asfaltimi i rruges“.
Mazniku, rreth 15-te kilometra ne lindje te Decanit, eshte I banuar me rreth 700 banore.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

 

Pozita e pakicave ne Kosove

7 nentor 2008, Dojce Vele,Kushtetuta e definon Kosoven si një shtet të të gjithë qytetarëve te saj, ku respekothen te drejtat dhe lirite e njeriut, nderkohe qe lirite, barazia gjinore,etnike dhe fetare  jane pjese perberese e rendit juridik. Por, sa ndjehen ata tte barabarte ne Kosoven me 90 per qind te popullsise shqiptare?


Prizreni, njeri nder tri qytetet me te medha te Kosoves, eshte shembull I shoqerise shumeetnike dhe i barazise, thote kryetari i kesaj komunes, dr.Ramadan Muja.

“Ne administrate ne arsim dhe ne shendetsi ekzisotn numr i kosnderueshem it e puensuarve nga radhet e komuniteteve. Qytetaret e gezojne te drjeten te komunikojne me nepunesit tane ne gjuhen e tyre, te aplikojne dhe t´i marrin dokumentet ne gjuhen e tyre. Sepse, vet prezenca e kesaj larushie te komuntieteve e begaton bashjetesen ne vecanti qytetin e Prizrenit“.

Deputeti Numan Balic, sjell brengen komunitetit te tij boshnjak:

  “Boshnjaket nuk jane te barabarte ne kredi, ne donacione ndersa ne tender as qe mund te kene qasje. Ne Ljubizhde dhe Skorobishte me afro gjashte mije boshnjak, femijet percjellin mesimin ne gjuhen jo amtare, shqipe, nderkohe qe ne shtepi flasin gjuhen boshnjake“.


Sipas Enes Kervan, deputet ne parlamentin e Kosoves,  problem per komunietin turk perben shfrtyezimi i gjuhes zyrtare ne kartat e identitetit,ne logon e isnitucioneve apo neper shkolla. 

Gani Toska, zyrtar per Marredhnje ndernacionale ne komunen e Pejes, flet per vesthiresite e komunitetit rom,egjiptas dhe ashkalij ne Gorazhdevc e udhehqur nga serbet.

„Jane 27 familje rome,ne Gorzhadevc, aty dikush prej mjekve apo prej motrave iu ka thane se, nuk mund te vizitohenio te mjeku perderisa nuk merrni libreze te Serbise. Don te thote, ky komunitet ne ate pejse te qytetit eshte i paralizuar sa i perket qasjes ne sherbimet mjeksore“.

Ndersa, perfaqesues i fshatit Ljevosh te Pejes, te banuar me serb, Ranko Bakic, thote se:

„Ne jemi ketu te pranuar mire, kemi bashkepunim me te gjitha strukturat komunale. Por, qe kater vjet pas kthimit nuk kemi ndihme as nga komuna, as nga ministria e kthimit, pervec nga disa OJQ nderkombtare. Gjendja ekonomike ne fshatin tone eshte e rende dhe nese ju ka mbetur deri te ne, ju kete do duhej ta mendoni”, thote per DW-ne Bakic.

Nga te dy milione banoret e Republikes se Kosoves, pakicat perbejne afro 10 per qind te kesaj popullsie.  Me Kushtetuten e Kosoves garantohen te drejtat, liria dhe barazia e pakicave dhe grupeve etnike. Ato jane pjese perberese e rendit juridik te Kosoves dhe cdo veprim I cili mund te rrezikoje ekzistencen e tyre eshte i denueshem.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele