Nëntë vjet pas instalimit të UNMIK-ut në Kosovë

24 tetor 2008, Dojce Vele, Me 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, miratoi Rezolutën 12/44 dhe me këtë krijoi bazën për ndërtimin e Administratës së Përkohshme Civile, në Kosovë. Pas nëntë vjetesh, në Kosovë ka filluar zbarkimin misioni evropian, EULEKS, I cili rezulton me rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Rasel Geeki, zëdhënës I UNMIK-ut, sjell një rezyme të punës së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), gjatë viteve ’99-2008:
“Në Kosovë nuk është cdo gjë e përsosur, sigurisht. Por, sic thotë edhe sekretari Ban Ki Mun, kur shohim nëntë vjet pas, në Kosovën pa administrate, pa polici, pa funksionim gjykatash, UNMIK-u, si mision administrativ I vënë në bazë të rezolutes 12/44 luajti një rol të rëndësishëm. Tashmë kemi gjykatat funksionale, një polici për t’ u lavdëruar dhe ndonëse ka edhe shumë për t’u bërë, mendoj se është bërë një progress të cilin ne do të vazhdojmë ta mbështesim”.
Një pogres, I cili nuk mund të thuhet edhe për Mitrovicën e ndarë…
“Po, qështja e vënjes së rendit në Mitrovice vazhdon të jetë sfidë për ne dhe sigurisht, ky është një vend në të cilin të gjitha palët duhet të punojnë ngusht. Dhe, natyrisht, roli ynë tashmë është të provojmë të bashkojmë të dyja pjesët e këtij qyteti, që të mund të ecim tutje”-thote z-Geeki.
“Roli I Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara I cili ndihnmon vendet në zhvillim drejt arritjes së tetë qëllimeve të Mijëvjecarit, është fuqizmi dhe kategorizimi I ndihmës në sektorë të caktuar-thotë Armend Muja, nga Zyra për Informim e UNDP-së, në Prishtinë. Ndërsa, në kuadër të këtyre parimeve madhore, Programi për Zhvillim I Kombeve të Bashkuara ka një mori nënprograme të tjera, nëpërmjet të cilave I adresojmë nevojat që identifkohen në bashkëpunim me akterët e tjerë, në Kosovë”.
Misioni I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, tashmë ka filluar procesin e rikonfigurimit.
“Sigurisht, ky është mision ndryshon nga I pari. Por, duke qënë se punonjësit tanë me pervojen e tyre përbëjnë një thesar për Kombet e Bashkuara, ata do të risistemohen në UNMIK-un e rikonfiguruar apo në misionin e EULEKS-it. Ndërsa, për punonjësit që mbeten jashtë, Kombet e Bashkuara do të japin një mbështetje materjale derisa ata të gjejnë punë tjetër”-thotë zëdhënësi Geeky.
“Përgjithsisht do të jenë rreth 1,900 punonjës në stafin ndërkombtar dhe rreth 1100 të tjerë, staf lokal. Vendet janë të hapura për secilin, përfshirë këtu edhe punonjësit e UNMIK-ut, ndërsa mes tyre përzgjidhen më të mirët për vendet përkatëse”-sqaron Karin Limdal, zëdhënëse e misionit EULEKS, I cili do të ndihmojë autoritetet kosovare të ndërtojnë shoqëri me sundim të ligjit dhe drejtësisë, pa ndikim të politikës, duke promovuar multietnicitetin, të drejtat e njeriut dhe standardet. Ndërkohë që, në përvjetorin e 63-të,të Kombeve të Bashkuara, mesazhi I Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun, është:
“Ky është një vit vendimtar për Kombet e Bashkuara. Ne, sapo kemi kaluar pikën mesatare në përpjekjet për arritjen e qëllimeve zhvillimore të Mileniumit; vizionin  tonë për të ndërtuar një botë më të mirë! Nuk kemi kohë për të humbur. Dhe, në këtë Ditë të Kombeve të Bashkuara unë iu bëj thirrje të gjithe partnereve dhe liderëve, që të bëjnë punën e tyre dhe të mbajnë premtimet”.
Përvjetori I themelimit të Kombeve të Bashkuara, me 24 tetor të vitit 1945, kremtohet si I tillë që nga viti 1948. 
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *