Decan: Ofertat e duhura per thithje te investimeve

Ramush Haradinaj gjate takimit
15 shtator 2008, Radio Kosova, Kryetari I AAK-se Ramush Haradinaj, sot vizitoi komunen e Decanit. Pas takimit me udhëheqjen komunale, lideri Haradinaj vizitoi punishtet e asfaltimit të rrugëve Rrezar-Ratish, Lumbardh-Dashinoc dhe të një rrugë lokale në Strellc.

Kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha dhe zyrtare te tjere komunal, para kryetarit te AAK-se Ramush Haradinaj, prezantuan dinamiken e punes si dhe parashtruan shqetesime me te cilat perballet komuna e Decanit dhe popullata e saj. Z. Haradinaj propozoi perpilimin e projekteve atraktive per investitore te brendshem dhe te jashtem,  te cilat do te ndikonin ne ngritjen e ekonomise si dhe ne zvogelimin e papunesise ne kete komune. Ai u fokusua ne projekte bujqesore dhe industriale, duke mos lene anash as projektet e turizmit, ne kete komune   e cila ka resurse te mjaftueshme per zhvillimin e ketij sektori. Ndersa ne pyetjen e gazetareve se perse kane ngecur punimet ne rrugen Decan-Plave-Vermosh, e cila ishte prioritet i qeverise se kaluar, Haradinaj erdhi me  kete pergjigje:
Kryetari Musa Berisha 
„Rruga Decan Plave eshte nje arterje e rendesishme jo vetem per Kosoven, por edhe per rajonin. Eshte deshire  e kahmotshme imja dhe e kryeministrit Berisha per nje qarkore qe lidh Malin e Zi, Kosoven dhe Shqipwrine. Dhe, megjithese komunat Decan-Plave kanw njw dakordim pwr kwte rruge, nevojitet edhe nje marreveshje Prishtine-Plave, sepse ketu behet fjale per nje rruge ndershtetrore, e cila besoj se do te ndodh. Nderkohe, hetohet nje zbehje e dinamikave ne kete drejtim. Por, mendojme se edhe kesaj rruge do t´i vije radha dhe shrpesojme se kjo dite nuk do te jete e larget“.
Pas takimit me udhëheqjen komunale, agjenda e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është karakterizuar me përurime dhe vizita në punishtet ku po realizohen projekte të asfaltimit të rrugëve në komunë. Derisa Haradinaj, ka bërë përurimin e nisjes së punimeve në rrugën kryesore të Deçanit dhe ka vizituar punishtet tjera, Adem Grabovci dhe Musa Berisha, kanë përuruar rrugën në Pobergjë.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *