Serbja e kthyer pergenjeshtron agjencine e lajmeve BETA

5 shtator 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Agjencia e lajmeve BETA ka publikuar nje te pavertete per gjoja nje sulm kunder perfaqesuesve te Kuvendit Paralel Serb ne Vernjacka Banje, te cilet, te merkuren ne Decan kishin ardhur nen petkun e perfaqesuesve te Grupit Punues per Kthim. Kjo u be edhe arsye e nderprerjes se ketij takimi.

„Nje delegacion prej dhjetera vetash te cilet sot deshen te marrin pjese ne Takimin e grupit Komunal per Khtimin e prones ne Decan, rreth ores 11-te jane sulmuar“. 
Keshtu fillon artikulli i BETA-s, botuar me 3 shtator me titullin: „Serbet pohojne se jane sulmuar nga shqiptaret ne Decan“. Por, a ishte kjo e verteta?-pyesim pjesetaren e grupit punues, Vesna Ilic, e cila ishte prezente:  
„Jo. Kjo nuk eshte e vertet! Pike se pari aty nuk kishte ndonje qerim hesapesh. Ata policia i ka percjell deri ne Manastir, e pastaj deri ne Peje prej ku jane larguar krejt normalisht dhe pa kurrfare dhune fizike“.  
Dhe cfare ne te vertet ndodhi ne Takimin e Grupit Punues per Kthim? 
„Kryteari i komunes i pershendeti te gjithe duke ju thene se jane qytetare te barabarte te Decanit dhe se jane te mireseardhur ne shtetin e Kosoves. Por serbet deklaruan se nuk njohin shtetin e Kosoves as kushtetuten dhe se ata e kane shtetin dhe ksuhtetuten e vet. Pas kesaj, takimi eshte nderprere.“ 
“Para ndertese dhe brenda saj, grupin e serbve e ka pritur nje grup i pergatitur shqiptaresh me sharje te llojit: „Kush ju ka thirrur?“ dhe “Ketu nuk ka vend per ju“. Ata kane provuar te qerojne hesapet edhe fizikisht. Por, kete e kane penguar pejsetaret e SHPKs-e“-ka deklaruar per agjencine BETA, kryetari i Komunes Paralale Serbe te Decanit, ne Vernjacka Banje, Zoran Barovic.  
Zyrtari per te Zhvendosur dhe Kthim ne Kuvendin Komunal te Decanit, Nezir Balaj, demanton fuqishem deklarata te tilla:  
„Jo,asapk s´eshte e verete,msepse ata ishin nen percjllje te sherbimit policor te ksovoes dhe asnje iuncident nuk ka ndohd.dmth, kjo eshte nje progrpagande e shtypit,serb. Kemi argumente qe askush s´ka qene i ekrcenuar, i rahur as i fyer. Kemi argumente se kemi qene gjithe stafi komunal dhe e vertetojme ate se s´ka ndodh kurrgjo edhe polica raportine  vet e ka dhene.asnje gnjare e keqe nuk ka ndodh”.
Dhe, lidhur me kete, Vesna Ilic ka dic per te shtuar:
„Aq keq ishte ate dite ne Decan, saqe Zoran Basovic, edhe pse eshte kryetar i komunes paralele te Decanit, ka arritur te shes apartamenitn e tij ne Decan dhe te transferoje parate, me ndihmen e DRC-se“.
Kjo nuk eshte here e pare qekur mediat nga Serbia manipulojne me opinonin publik perkitazi me realitetin krijuar demokratik ne Republiken e Kosoves.
 Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky

Leave A Comment

Your email address will not be published.