Ne Decan Filloi punimet Forumi i I-re Nderkombtar i Turizmit ne Kosove

5 shtator 2008, Radio Kosova, Nen patronatin e Ministrise se Tregtise dhe te Industrise se Kosoves, ne Decan po mbahet Forumi Nderkombtar i Turizmit. Në kete forum po marrin pjesë donatorë e investitorë të shumtë potencial – vendorë e ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosove.


 “Ky organizim do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e rajonit dhe te Kosovës në përgjithësi si dhe te komunës së Deçanit në veçanti, e cila paraqet një atraksion të rrallë, me mundësi të mëdha të zhvillimit të industrisë dhe të turizmit”-tha në fjalën e tij përshëndëtese, presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. 


Ministri I Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, në hapjen e Forumit Ndërkombtar për Turizmin, në Decan, tha se “Forume të këtij lloji do të shtrihen në përmasa kombëtare dhe rajonale për të mundësuar promovimin e vlerave natyrore e kulturore. Por, per zhvillimin e turizmit në Kosovë, institucionet tona duhet të zhvillojnë infrastrukturën elementare-mendon Zeke Qeku, nga Asociacioni I Turizmit të Kosovës.


Presidenti Sejdiu pershendeti iniciativen


“Duhet të përkrahet fuqishëm ndërtimi I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, e cila kishte me ba valorizmin e të gjitha potencialeve dimërore të bjeshkëve të mrekullueshme të Belegut, si dhe bjeshkëve të tjera të Deçanit. Ndërsa, për turizmin masiv të sporteve dimëror, duhen ivestime, sepse në bjeshkët e Belegut, të Decanit, Junikut edhe te Sharrit, I kemi potencialet më të  fuqishme në Ballkan. Por, mundojnë kushtet elementare: infrastrktura rrugore dhe energjia elektrike”,thote z.Qeku.

 Eskorta e presidentit Sejdiu
Sesioni punues filloi me prezantimin e vlerave turistike te trashegimise natyrore te rajonit turistik te Alpeve Shqiptare, nga Xheladin Malajn, drejtor i drejtoratit te turizmit ne Kuvendin Komunal te Decanit. Prezantimin e vlerave turistike te Shqiperise e beri Sadik Malaj, nga Unioni i I Turoperatoreve Turistik te Shqiperise, ndersa prezantimi i i vlerave turistike te Maqedonise u be nga z.Donche Tajevski, nga Asociacioni Ballkanik i Hoteleve. Zeke Qeku nga Asociacioni i Turzmit te Kosoves, foli per zhvillimin e turizmit te qendrueshme konferencial, duke marre si shembull konkret ne Qendren Turistike ne Prevalle, projekt i investuar nga z.Tahir Hasani, nga Prizreni. Bajram Batusha, nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural foli per zhvillimin e mirefillte te gjuetise si dhe per parandalimin e shfarosjes se llojeve te kafsheve te egra, te cilat jane te mbrojtura edhe me konventa nderkombtare. Z.Ilirjana Mejzini, nga minsitria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, beri prezantimin e vlerave te trashegimise kulturore te Kosoves si dhe foli per zhvillimin e qendrueshem nderkufitar. Burbuqe Deva nga ministria e 
Kultures Rinise dhe Sporteve beri prezantimin e vlerave turistike te trashegimise kulturore te Kosoves. 

Prezantim i trashegimise kulturore te Alpeve Shqiptare


Avdyl Hoxha, drejtor i institutit Rajonal per mbrojten e monumenteve kulturore prezantoi vlerat  e trashegimise  te rajonit tursitik te Alpeve Shqiptare, duke vene fokusin ne monumentet fetare, nder te cilat permendi Patriarkanen e Pejes e cila eshte ndertuar mbi themelet e kater kishave te vogla katolike si dhe Manasitirin e Decanit, i cili tashme eshte nen mbrojtjen e UNESKO-s, si thesar i kultures boterore. Z. Hoxha poashtu foli per kullat dhe per shpellat e Kosoves qe nga Bjeshket e Thata te Istogut e deri ne Qafe te Morines, nder te cilat permendi edhe Shpellen e Azem Galices me thellesi prej qindra metrash. 

Ndersa Sali Shoshi nga Organizata CHWB, si shembull per zhvillimin e turzmit lokal mori  Kullen e Mazrekajve, e cila pas rrenimit nga lufta u rindertua nga kjo organizate u shnderrua Mr.Avdyl Hoxha gjate prezantimit ne nje objekt turistik.


GTZ gjermane ka rol te rendesishem ne zhvillimin e turizmit ne Kosove


Organizata Gjermane për Ndihmë Teknike(GTZ), ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, duke qënë se qeveria gjermane per ndihmë teknike dhe financiare për Kosoven ka dhënë mbi 200 milione 
 euro”-thotë Ekrem Hyseni, nga zyra e GTZ-së në Prishtinë
Prezantime gjate forumit

“Një prej instrumenteve të punës së GTZ-së është edhe thellimi I bashkëpunimi rajonal, sepse mendojmë se Kosova dhe këto vende të vogla në përgjithësi, kanë mudnësi për të ofruar vërtet një pako 
e cila do të ishte joshëse për turistët e huaj“.



Dhe, iniciativa te tilla duhet të bashkërendohen nga qeveritë e vendeve ndërkufitare”, thotë Sadik Malaj, nga Unioni i Turoperatorëve Shqiptar, nga Shqipëria. 



Sepse, në rast se ka një  park të rëndësishëm në Bjeshkën e Gjeravicës, ai është vazhdimësi e Bjeshkëve të Tropojës. Dmth, s´mund të bëhet „Parku Gjeravica“, ngaqë e ka ndarë kufiri, sepse edhe vet resurset, flora, fauna,etj. nuk kanë kufi. Le të jetë një emër, le të park, një mbrojtje natyrore, një politikë zhvillimi edhe t´ía shohim hajrin të gjithë së bashku”.


Sesioni shkencor perfundoi ne 12-te, me disa rekomandime nga ana e pjesemarresve. Mysafirët natën e sontme(e premte) do ta kalojnë në Bjeshkët e Prejlepit, ndërsa forumi do t´i vazhdojë punimet edhe nesër(e shtune). 



Ky forum, në të cilin po marrin pjesë donatorë e investitorë të shumtë potencial – vendorë e ndërkombëtar, i përfundon punimet neser pasdite(6 shtator 2008).

Leave A Comment

Your email address will not be published.