Date Archives September 2008

Pavarësia e njëanshme ne Gjykaten Nderkombtare te Hages

27 shtator 2008, Radio Kosova, Qeveria e Serbise ben perpjekje te vazhdueshme per ruajtjen e sovrantietin te saj mbi Kosoven, me arsyetimin se shpallja e pavaresise se Kosoves nga udheheqesit kosovare ishte e paligjshme. Por, cka mendojne qytetaret lidhur me iniciativen e fundit te qeverise se Serbise?

Lirite fetare ne Kosove

26 shtator 2008, Dojce Vele, Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare, I cili dokumenton se si qeveritë e ndryshme e shtypin lirine fetare apo e mbrojnë dhe e promovojnë atë, thuhet se Kushtetuta e Kosovës, e hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, siguron liri të fesë, ndërsa politikat në përgjithësi I kanë kontribuar kësaj lirie. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor ndërkombëtar për Liritë Fetare, Kosovën e radhit ndër vendet ku më së tepërmi respektohet liria fetare.

Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare, I cili dokumenton se si qeveritë e ndryshme e shtypin lirine fetare apo e mbrojnë dhe e promovojnë atë, thuhet se Kushtetuta e Kosovës, e hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, siguron liri të fesë, ndërsa politikat në përgjithësi I kanë kontribuar kësaj lirie. Në ligjin e ri per fene, është përfshirë edhe besimi protestant.
“Ligji qe asht miratu ne Kuvendin e Kosoves duhet të shërbej si model për gjithë Evropën-thotë pastori Mark Orfilla, nga Asambleja e Zotit, e cila ka selitë në Kosovë dhe në disa vende të rajonit-Ligji që ka aprovu Serbia, favorizon kishen ortodokse dhe diskriminon të drejtën e besimit protestant, përderisa në ligjin e Kosovës përmendet besimi protestant me emër dhe na I mborn të drejtat, ne dhe të tjerëve”.
Por, merita më e madhe iu përket tri besimeve tradicionale-thotë Sabri Bajgora, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke përmendur Bashkësinë Islame, Kishën Katolike Shqiptare dhe Kishën Ortodokse Serbe.
“Natyrisht, një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe qeveria e Kosovës, e cila ka miratuar ligjet që kanë të bëjnë me liritë fetare. Dhe, unë jam i bindur se me këtë bashkëpunim të ndërsjellë, ne do të arrimë të ruajmë imazhin e Kosovës, si një vend ku respektohen maksimalisht të drejtat fetare.”-thotë z.Bajgora për radion tonë.
Për shkak të situatës brenda Kishës Orotodkse Serbe,  ndërkohë, ne nuk arritëm të marrim prononcimin e përfaqesuesve ortodoks në Manastirin e Deçanit. Përderisa,  imzot Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës thotë se për të avancuar edhe më tej këtë liri, dialogu ndërfetar është i domosdoshëm.
“Me Kishën Ortodokse Serbe, në Kosovë, kemi vështirësi-thotë Don Lush Gjergji_Sidomos pas krijimit të shtetit të Kosovës, ata refuzojnë apo dëbojnë çdo komunikim. Por, ne vazhdojmë të jemi të hapur për një dialog ndërfetar apo dialog ekumenik, si ndaj Bahskësisë Islame të Kosovës si në mes dy kishave motra, të krishtera; asaj katolike dhe asaj ortodokse. Dhe, kjo nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri. Sepse, aty ku nuk ka takim, bisedim dhe dialog, mund të jete konfrontim, dëbim, rrezikim, urrejtje… E të gjitha këto janë, edhe kundër Zotit-edhe kundër njeriut”.
Në Kosovë, krahas tri besimeve tradicionale, ushtrojnë besimin lirshëm edhe sekte të ndryshme, si nga lindja poashtu edhe nga perëndimi.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

NPI Gjeravica: “Mbijetojme nga lemosha e qeverise”

16 shtator 2008, Radio Kosova,Te 160 punëtorët e Ndermarrjes Pyjore Industriale “Gjeravica” të Deçanit, ndjehen të anashkaluar nga institucionet shtetrore. Ndersa, udheheqesia e saj ankohet per fushate mediatike nga udhëheqësia komunale kunder kesaj ndermarrjeje.

” Është e vërtetë se punët për pastrimin e pyjeve të dhëna nga qeveria e vendit, kanë filluar me vonesë, me 17 korrik te ketij viti dhe për shkak të vëllimit të madh të tyre, jemi detyruar të marrim punëtor shtesë si dhe teknologji e cila na mungon. Por, cdo gje ecen nen kontrollin tone dhe  ky shtim i fuqisë punëtore prej afro 200 vetash, jo vetëm që ka bërë punësimin e tyre të përkohshëm, por nuk ju ka lënë atyre kohë që të merren me prerjet ilegale në pyjet e Deçanit”-thuhet në sqarimin e udhëheqjes së kësaj ndërmarrjes Pyjore Industriale “Gjeravica”, sipas te cileve, prononcimi publik i kryetarit të komunës Musa Berisha, se “Gjeravica ka marrë kontraktor të njëjtit njerëz, kundër të cilëve po luftojmë”, nuk qëndron.
Ne nje konference per shtyp, Haki Tahirukaj, drejtor, tha se ndërmarrja të cilën e drejton ai, ka rënë “viktimë” e Ligjit mbi pyjet, i aprovuar ne vitin 2003, me ane te te cilit Ndermarrjes “Gjeravica” i janë marrë asetet, duke e privuar nga çdo e drejtë e shfrytëzimit të pyjeve shoqërore të kësaj komune.
 “Po mbijetojme vetem ne saje të mëshirës së Qeverisë së vendit, e cila herë pas here dhe përkohësisht na jep punë vetëm per pastrimin e pyjeve dhe nese ky ligj nuk nderrohet apo amandamentohet, te 160 punëtorët e kësaj ndërmarrjeje do të mbesin në rrugë-thote drejtori Tahirukaj, duke nenvizuar se përkundër privatizimit të disa objekteve industriale që përpara punonin në kuadër të  Ndermarjes Pyjore Industriale, “Gjeravica”, nuk është lëvizur asgjë për zgjidhjen e statusit të “Pylltarisë”, “Sharrës” dhe të vet kësaj ndërmarrje, e cila përpara menaxhonte me pasuritë pyjore.

Ajete Beqiraj,Radio Kosova

Decan: Ofertat e duhura per thithje te investimeve

Ramush Haradinaj gjate takimit
15 shtator 2008, Radio Kosova, Kryetari I AAK-se Ramush Haradinaj, sot vizitoi komunen e Decanit. Pas takimit me udhëheqjen komunale, lideri Haradinaj vizitoi punishtet e asfaltimit të rrugëve Rrezar-Ratish, Lumbardh-Dashinoc dhe të një rrugë lokale në Strellc.

Kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha dhe zyrtare te tjere komunal, para kryetarit te AAK-se Ramush Haradinaj, prezantuan dinamiken e punes si dhe parashtruan shqetesime me te cilat perballet komuna e Decanit dhe popullata e saj. Z. Haradinaj propozoi perpilimin e projekteve atraktive per investitore te brendshem dhe te jashtem,  te cilat do te ndikonin ne ngritjen e ekonomise si dhe ne zvogelimin e papunesise ne kete komune. Ai u fokusua ne projekte bujqesore dhe industriale, duke mos lene anash as projektet e turizmit, ne kete komune   e cila ka resurse te mjaftueshme per zhvillimin e ketij sektori. Ndersa ne pyetjen e gazetareve se perse kane ngecur punimet ne rrugen Decan-Plave-Vermosh, e cila ishte prioritet i qeverise se kaluar, Haradinaj erdhi me  kete pergjigje:
Kryetari Musa Berisha 
„Rruga Decan Plave eshte nje arterje e rendesishme jo vetem per Kosoven, por edhe per rajonin. Eshte deshire  e kahmotshme imja dhe e kryeministrit Berisha per nje qarkore qe lidh Malin e Zi, Kosoven dhe Shqipwrine. Dhe, megjithese komunat Decan-Plave kanw njw dakordim pwr kwte rruge, nevojitet edhe nje marreveshje Prishtine-Plave, sepse ketu behet fjale per nje rruge ndershtetrore, e cila besoj se do te ndodh. Nderkohe, hetohet nje zbehje e dinamikave ne kete drejtim. Por, mendojme se edhe kesaj rruge do t´i vije radha dhe shrpesojme se kjo dite nuk do te jete e larget“.
Pas takimit me udhëheqjen komunale, agjenda e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është karakterizuar me përurime dhe vizita në punishtet ku po realizohen projekte të asfaltimit të rrugëve në komunë. Derisa Haradinaj, ka bërë përurimin e nisjes së punimeve në rrugën kryesore të Deçanit dhe ka vizituar punishtet tjera, Adem Grabovci dhe Musa Berisha, kanë përuruar rrugën në Pobergjë.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Perfundoi punimet Forumi Nderkombtar per Turizmin

6 shtator 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Ne Decan, perfundoi punimet Forumi Nderkombtar per Turizmin. Dita a dyte u shenua me vizita ne masivin e Bjeshkeve te Nemura, ku pjesemarresit edhe kaluan naten, me muzike burimore e lojera tradicionale, nderkohe qe sot iu eshte bere vizite monumenteve kulturore e historike te Decanit.


Forumi Nderkombtar per Turizmin, ne Decan, promovoi potencialet e jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit ne Kosove, ne pergjithesi dhe ne kete pjese perendimore te saj, ne vecanti.


„Mbreme, ne Bjeshken e Prilepit pas nje darke tradicionale, pasuan lojera te ndryshme te trashegimise kulturore, sic eshte „Loja me kapuca“, etj. Kishte edhe muzike folklorike, por edhe elemente te tjera qe i perkasin trashegimise kulturore. Ndersa, naten e kalum neper stane, te cilat banoret e paten fvullnetin e mire dhe per afro 200 pjesemaresit ka pas hapesira te mjaftueshme per nje nate te qete“-thote Xheladin Malaj, drejtor i Departmentit te Turizmit, ne Kuvendin Komunal te Decanit.




Gjate dy diteve, si ne sesionin shkencor poashtu edhe me ane te vizitave ne terren, jane identifikuar mundesite e zhvillimit te kesaj dege shume profitabile e mbi te gjitha eshte ndjere gatishmeria e komunitetit te biznesit per te realizuar projekte ne nivel kombtar, rajonal e nderkombtar.
Sepse, thote Bllagoje Ragin nga Aleanca Ballkanike per Turizmin:


„Popullata e ketushme eshte shume mikpritese, zemergjere, e mencur dhe e sjellshme…Dhe, njeriu duhet te shkoje atje ku eshte I mirepritur dhe I deshiruar! Ne kishim nje vizion tjeter per Kosoven, nga te pavertetat qe thuheshin. Por, kur te kthehem ne Bullgari une do te loboj per Kosoven e vertet te cilen e kam pare me syte e mi dhe ne te cilen mund te investohet dhe te kete perspektive“.


Bjeshket e Nemura, potencial i pazevendesueshem per zhvillimin e turizmit


Produktet, pozita atraktive Bjeshkeve te Nemura dhe monumentet e lashta kulturore historike, jane treguesi me i mire per mundesite e medha te zhvillimit te ketij sektori shume profitabil.


„Abosulutisht! Keto jane prej potencialeve me te medha natyrore qe ka Kosova. Mirepo, nese pyesim se ne cilen pjese do te ishte nje perspektive e ardhme e nje qendre te madhe turistike, Bjeshket e Belegut jane te pazevendesueshme. Edhe mysafiret tone jane shume te kenaqur,sidomos me anen tradicionale te nates se mbremshme dhe sigurisht, keto monumente kulturoro historike“, pohon Hysen Sogojeva, shef i Divizionit te Hotelierise dhe Standardeve Turistike, ne Ministrine e Tregtise dhe te Industrise.


Vizitat e pjesemarresve te ketij forumi ne ambientet e rralla te Alpeve Shqiptare, konsisderohen si pjese shtese e mundesive per investime nga komuniteti i biznesit vendor dhe nderkombtar, kerkese e perbashket e te cileve ishte krijimi i parakushteve per investime, sic jane infrastruktura rrugore, ujesesjellesi dhe energjia elektrike.

Ne Decan Filloi punimet Forumi i I-re Nderkombtar i Turizmit ne Kosove

5 shtator 2008, Radio Kosova, Nen patronatin e Ministrise se Tregtise dhe te Industrise se Kosoves, ne Decan po mbahet Forumi Nderkombtar i Turizmit. Në kete forum po marrin pjesë donatorë e investitorë të shumtë potencial – vendorë e ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosove.


 “Ky organizim do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e rajonit dhe te Kosovës në përgjithësi si dhe te komunës së Deçanit në veçanti, e cila paraqet një atraksion të rrallë, me mundësi të mëdha të zhvillimit të industrisë dhe të turizmit”-tha në fjalën e tij përshëndëtese, presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. 


Ministri I Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, në hapjen e Forumit Ndërkombtar për Turizmin, në Decan, tha se “Forume të këtij lloji do të shtrihen në përmasa kombëtare dhe rajonale për të mundësuar promovimin e vlerave natyrore e kulturore. Por, per zhvillimin e turizmit në Kosovë, institucionet tona duhet të zhvillojnë infrastrukturën elementare-mendon Zeke Qeku, nga Asociacioni I Turizmit të Kosovës.


Presidenti Sejdiu pershendeti iniciativen


“Duhet të përkrahet fuqishëm ndërtimi I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, e cila kishte me ba valorizmin e të gjitha potencialeve dimërore të bjeshkëve të mrekullueshme të Belegut, si dhe bjeshkëve të tjera të Deçanit. Ndërsa, për turizmin masiv të sporteve dimëror, duhen ivestime, sepse në bjeshkët e Belegut, të Decanit, Junikut edhe te Sharrit, I kemi potencialet më të  fuqishme në Ballkan. Por, mundojnë kushtet elementare: infrastrktura rrugore dhe energjia elektrike”,thote z.Qeku.

 Eskorta e presidentit Sejdiu
Sesioni punues filloi me prezantimin e vlerave turistike te trashegimise natyrore te rajonit turistik te Alpeve Shqiptare, nga Xheladin Malajn, drejtor i drejtoratit te turizmit ne Kuvendin Komunal te Decanit. Prezantimin e vlerave turistike te Shqiperise e beri Sadik Malaj, nga Unioni i I Turoperatoreve Turistik te Shqiperise, ndersa prezantimi i i vlerave turistike te Maqedonise u be nga z.Donche Tajevski, nga Asociacioni Ballkanik i Hoteleve. Zeke Qeku nga Asociacioni i Turzmit te Kosoves, foli per zhvillimin e turizmit te qendrueshme konferencial, duke marre si shembull konkret ne Qendren Turistike ne Prevalle, projekt i investuar nga z.Tahir Hasani, nga Prizreni. Bajram Batusha, nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural foli per zhvillimin e mirefillte te gjuetise si dhe per parandalimin e shfarosjes se llojeve te kafsheve te egra, te cilat jane te mbrojtura edhe me konventa nderkombtare. Z.Ilirjana Mejzini, nga minsitria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, beri prezantimin e vlerave te trashegimise kulturore te Kosoves si dhe foli per zhvillimin e qendrueshem nderkufitar. Burbuqe Deva nga ministria e 
Kultures Rinise dhe Sporteve beri prezantimin e vlerave turistike te trashegimise kulturore te Kosoves. 

Prezantim i trashegimise kulturore te Alpeve Shqiptare


Avdyl Hoxha, drejtor i institutit Rajonal per mbrojten e monumenteve kulturore prezantoi vlerat  e trashegimise  te rajonit tursitik te Alpeve Shqiptare, duke vene fokusin ne monumentet fetare, nder te cilat permendi Patriarkanen e Pejes e cila eshte ndertuar mbi themelet e kater kishave te vogla katolike si dhe Manasitirin e Decanit, i cili tashme eshte nen mbrojtjen e UNESKO-s, si thesar i kultures boterore. Z. Hoxha poashtu foli per kullat dhe per shpellat e Kosoves qe nga Bjeshket e Thata te Istogut e deri ne Qafe te Morines, nder te cilat permendi edhe Shpellen e Azem Galices me thellesi prej qindra metrash. 

Ndersa Sali Shoshi nga Organizata CHWB, si shembull per zhvillimin e turzmit lokal mori  Kullen e Mazrekajve, e cila pas rrenimit nga lufta u rindertua nga kjo organizate u shnderrua Mr.Avdyl Hoxha gjate prezantimit ne nje objekt turistik.


GTZ gjermane ka rol te rendesishem ne zhvillimin e turizmit ne Kosove


Organizata Gjermane për Ndihmë Teknike(GTZ), ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, duke qënë se qeveria gjermane per ndihmë teknike dhe financiare për Kosoven ka dhënë mbi 200 milione 
 euro”-thotë Ekrem Hyseni, nga zyra e GTZ-së në Prishtinë
Prezantime gjate forumit

“Një prej instrumenteve të punës së GTZ-së është edhe thellimi I bashkëpunimi rajonal, sepse mendojmë se Kosova dhe këto vende të vogla në përgjithësi, kanë mudnësi për të ofruar vërtet një pako 
e cila do të ishte joshëse për turistët e huaj“.



Dhe, iniciativa te tilla duhet të bashkërendohen nga qeveritë e vendeve ndërkufitare”, thotë Sadik Malaj, nga Unioni i Turoperatorëve Shqiptar, nga Shqipëria. 



Sepse, në rast se ka një  park të rëndësishëm në Bjeshkën e Gjeravicës, ai është vazhdimësi e Bjeshkëve të Tropojës. Dmth, s´mund të bëhet „Parku Gjeravica“, ngaqë e ka ndarë kufiri, sepse edhe vet resurset, flora, fauna,etj. nuk kanë kufi. Le të jetë një emër, le të park, një mbrojtje natyrore, një politikë zhvillimi edhe t´ía shohim hajrin të gjithë së bashku”.


Sesioni shkencor perfundoi ne 12-te, me disa rekomandime nga ana e pjesemarresve. Mysafirët natën e sontme(e premte) do ta kalojnë në Bjeshkët e Prejlepit, ndërsa forumi do t´i vazhdojë punimet edhe nesër(e shtune). 



Ky forum, në të cilin po marrin pjesë donatorë e investitorë të shumtë potencial – vendorë e ndërkombëtar, i përfundon punimet neser pasdite(6 shtator 2008).

Serbja e kthyer pergenjeshtron agjencine e lajmeve BETA

5 shtator 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Agjencia e lajmeve BETA ka publikuar nje te pavertete per gjoja nje sulm kunder perfaqesuesve te Kuvendit Paralel Serb ne Vernjacka Banje, te cilet, te merkuren ne Decan kishin ardhur nen petkun e perfaqesuesve te Grupit Punues per Kthim. Kjo u be edhe arsye e nderprerjes se ketij takimi.

„Nje delegacion prej dhjetera vetash te cilet sot deshen te marrin pjese ne Takimin e grupit Komunal per Khtimin e prones ne Decan, rreth ores 11-te jane sulmuar“. 
Keshtu fillon artikulli i BETA-s, botuar me 3 shtator me titullin: „Serbet pohojne se jane sulmuar nga shqiptaret ne Decan“. Por, a ishte kjo e verteta?-pyesim pjesetaren e grupit punues, Vesna Ilic, e cila ishte prezente:  
„Jo. Kjo nuk eshte e vertet! Pike se pari aty nuk kishte ndonje qerim hesapesh. Ata policia i ka percjell deri ne Manastir, e pastaj deri ne Peje prej ku jane larguar krejt normalisht dhe pa kurrfare dhune fizike“.  
Dhe cfare ne te vertet ndodhi ne Takimin e Grupit Punues per Kthim? 
„Kryteari i komunes i pershendeti te gjithe duke ju thene se jane qytetare te barabarte te Decanit dhe se jane te mireseardhur ne shtetin e Kosoves. Por serbet deklaruan se nuk njohin shtetin e Kosoves as kushtetuten dhe se ata e kane shtetin dhe ksuhtetuten e vet. Pas kesaj, takimi eshte nderprere.“ 
“Para ndertese dhe brenda saj, grupin e serbve e ka pritur nje grup i pergatitur shqiptaresh me sharje te llojit: „Kush ju ka thirrur?“ dhe “Ketu nuk ka vend per ju“. Ata kane provuar te qerojne hesapet edhe fizikisht. Por, kete e kane penguar pejsetaret e SHPKs-e“-ka deklaruar per agjencine BETA, kryetari i Komunes Paralale Serbe te Decanit, ne Vernjacka Banje, Zoran Barovic.  
Zyrtari per te Zhvendosur dhe Kthim ne Kuvendin Komunal te Decanit, Nezir Balaj, demanton fuqishem deklarata te tilla:  
„Jo,asapk s´eshte e verete,msepse ata ishin nen percjllje te sherbimit policor te ksovoes dhe asnje iuncident nuk ka ndohd.dmth, kjo eshte nje progrpagande e shtypit,serb. Kemi argumente qe askush s´ka qene i ekrcenuar, i rahur as i fyer. Kemi argumente se kemi qene gjithe stafi komunal dhe e vertetojme ate se s´ka ndodh kurrgjo edhe polica raportine  vet e ka dhene.asnje gnjare e keqe nuk ka ndodh”.
Dhe, lidhur me kete, Vesna Ilic ka dic per te shtuar:
„Aq keq ishte ate dite ne Decan, saqe Zoran Basovic, edhe pse eshte kryetar i komunes paralele te Decanit, ka arritur te shes apartamenitn e tij ne Decan dhe te transferoje parate, me ndihmen e DRC-se“.
Kjo nuk eshte here e pare qekur mediat nga Serbia manipulojne me opinonin publik perkitazi me realitetin krijuar demokratik ne Republiken e Kosoves.
 Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky

Peshkopi Artemije dhe peshkopi Teodosije-Dy rryma te ndryshme brenda KOS

4 shtator 2008, Dojce Vele Kërkesa për zëvendësimin e peshkopit te Lipjanit me sherbim ne Manastirin e Decanit, Teodosije Sibalic, peshkopi I Rashkes dhe I Prizrenit, Artemije, u be shkaku kryesor I perqarjeve brenda Kishes Ortodokse Serbe, ne Kosove. Por, cfare mendojne qytetaret lidhur me kete dhe kend mbeshtesin ata ne kete mosmarreveshje serioze, e cila rrezikon te ndaje Kishen Ortodokse Serbe ne Kosove?

 „Jodiciplinë dhe mosrespektim I hierarkisë kishtare“-ishin disa nga deklaratat me te cilat peshkopi I Rashkes dhe i Prizrenit, Artemije Radosavjlevic arsyetonte vendimin e tij per zevendesimin e peshkopit te Lipjanit me sherbim ne Manastirin e Decanit, Teodosije Sibalic. Kete vendim, murgjit e manastirit e kundershtuan duke nxjerrur jashte percjelljen e tij, at Simeon Vilovskin; veprim te cilin peshkopi Artemije e intepretoi si rrahje! Artemije I quajti te falsifikuara edhe nenshkrimet e te 27 pjesetareve te Manastirit te Decanit, te cilet njezeshem kundershtuan zevendesimin e peshkopit te tyre, Teodosije, i cili kishte edhe mbeshtetjen e popullit te tij. 
«Mendoj se peshkopi i Ljipjanit duhet te mbetet ne Mnastir sepse e meriton. Ai ka mbeshtetjen e popullit serb, te nderkombtareve dhe te vet Kishes. Politika dhe kisha duhet te jene te ndara!“-mendon, Vesna Ilic, nga Decani.
  «Peshkopi Teodsije ka gjithe mbeshtetjen e vellazerise se manastirit, te Sinodit te Shenjte dhe te Kishes Ortodokse Serbe. Sigurisht qe nuk ndjehemi mire pse ka ardhur deri te kjo dhe eshte bere publike. Por, cfare ka ndodh ka ndodh dhe ne shpresojme qe kjo situate te tejaklohet»-thote Mishko Jovanovic, nga Suto More e malit te Zi. Perderisa, Srboljub Dakic, nga Gorazhdevci i Pejes flet i bindur: „Une e di vetem nje: se peshkopi Teodsije eshte ai qe ka mbeshtetur jo vetem komunitetin serb por te gjitha kombesite. Prandaj, ai duhet vazhdoje sherbimin sepse pa te as fryma ne manastir nuk do te ishte kjo qe eshte».
A do te cojne qëndrimet e kundërta të peshkopit Artemije dhe te peshkopit Teodosije në ndarjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë? 
“Jo. Une jam I bindur thelle se nuk do te vie deri ne ekte pike. Nuk ka shanca teorike. Fjala eshte per nje mosmarrevshje si ne cdo institucion tjeter dhe une mendoj se kesaj qeshtje nuk duhet dhene ndonje dimension tjeter”-thote Mishko Jovanovic.
„Jo nuk do te ndodh. E verteta eshte gjithnje vetem nje dhe ajo o te ngadhnjeje“-beson Srboljub Dakic.
Ndersa ati Sava Janjic ka kete mendim: “Është vështirë të flitet tash për tash lidhur me këtë. Sidoqoftë, ne shpresojmë se do të mbizotërojë arsyeja”.  
Vendimin e pedshkopit te Rashkes dhe te Prizrenit Artemije per shkarkimin e peshkopit te Lipjani Teodosije, Sinodi I  Shenjte I Kishes Ortodkse Serbe, e anuloi. Kete e konfirmoi për radion tone edhe zedhenesi i Manastirit te Decanit, Sava Janjic, ne deklaraten e pare zyrtare dhene mediave kosovare. Por, ne manastir dhe jashte tij edhe me tej degjihen zerat, sipas te cileve „Vendimi I Artemijes ishte nje vendim arbitrar si ne kohen e komunizmit, ndersa nje mashtrim tjeter I tij dhe at  Simeon Vilovskit ishte edhe alarmi I rrejshem i vitit 2006, per pergatitje atentati ndaj Artemijes, sic thuhej, nga terroristet shqiptar“.  
 Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Ne perberje te Grupit Punues per Kthim, perfaqesues te Kuvendit Paralel Serb

3 shtator 2008, Dojce Vele & RAdio Kosova, Në Deçan është ndërperë Takimi i Grupit Punues me serbët e zhvendosur. Takimi ka përfunduar pasi që në mesin e 13-të pjesëmarrësve të grupit të të zhvendosurve serb, tre prej tyre u deklaruan se janë anëtar të Kuvendit ilegal serb, me seli në Vërnjaçka Banjë.

Nga 13-të pjesëmarrësit e këtij komuniteti, të cilët kishin ardhur nën petkun e kthimit, tre prej tyre u deklaruan se janë anëtar  të Kuvendit ilegal serb; nje deklarate e cila, nga kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit Musa Berisha, pasoi me nderprerje te takimit.
“Komuna e Decanit sikur edhe vet shteti i Kosovës, nuk komunikon me struktura ilegale te formuara në shtetet fqinje. Ne nuk i njohim ato dhe unë kam mbyllur takimin”.
Zoran Barovic, është kryetar i Kuvendit paralel serb, i cili sot nuk ishte prezent. Por, ketu ishin anetaret: Sllavka Popovic, Miomir Llabovic dhe Sergjan Gjashic.
“Jane formuar disa struktura ilegale te cilat e quajnë veten “struktura te komunes se Decanit” të formuara ne Vernjacka Banje dhe ata e kane pritur momentin per te legjitimuar veten si struktura komunale te cilat prezantojne interesat e qytetareve serb te komunes se Decanit“-shpjegon kryetari i KK-se se Decanit, Musa Berisha.
Burimet tona konfirmojne se përveç tre pjesëmarrësve nga strukturat paralele, në këtë takim ishte i pranishëm edhe një i dyshuar për krime lufte.
“Sa isha kryetar i Keshillit per Mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, kam bere 14 kallxime penale ne Prokurorinë e Qarkut nmë Pejë, per rreth 70 kriminele lufte. Por, UNMIK-u deri tash nuk ka leju qe keto kallxime penale te publikohen dhe kta persona te ndiqen penalisht. Por, pavaresisht tensioneve qe shkakton ardhja e ektyre njerezve, kjo eshte qeshtje e drejtesise!”-thotë kryetari i Kuvendit Komunalt e Decanit, Musa Berisha.
 Dhe, kjo nuk është herë e parë, kur ne Decan vinë njerëz drejt të cilëve drejtohet gishti I popullatës së këtushme. Mirëpo, deçanasit serish treguan maturi, duke mos rënë pre e provokimeve dhe skenarave te vashdueshme qe vine nga ana e Serbise dhe te zhvendosurit serb u larguan nga Decani pa ndonje problem.
 Ajete Beqiraj, Dojce,Vele, Radio Kosova & Blue Sky