Date Archives August 2008

Rapsodi Rrustem Beqiri: “Mos harroni folklorin shqiptar!“

30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme.

Rrustem Beqiri pa driten e jetes me 17-te prill te vitit 1939, si femije i trete i prinderve Beqir Rrustemi nga Strellci i Poshtem dhe Ajne Likaj, nga Carrabregu. Mbetur jetim qe ne moshen shtate vjecare bashke me vellane e vetem, Shabanin dhe motrat Nifen, Monen dhe Hysen, u rriten me perkushtim nga e ema e tyre e urte, Ajne Metja. Pas vdekjes se te atit Beqir Rrustemit-nje burre i shquar dhe perkrahes i flakte i arsimit, rruga e diturise per dy djemte jetimw, njeri 7 e tjetri 9 vjec u nderpre… Por, perderisa vellai i madh Shabani pranoi fatin dhe me pervuajtje iu nenshtrua atij, shpirti i Rrustemit te vogel rrebelohej ne vazhdimesi sepse ai e ndjente se ishte i krijuar per me shume dhe se kishte dicka qe e dallonte nga moshataret e vet. Por, edhepse dhuntia e tij per kengen u verejt qekur ishte femije, rastet e vetme kur ai mund te tregonte veten mbeten livadhet e bjeshket ku ruante bagetine apo me vone arat, teksa prashiste me argatet e tjere.

Ciftelia nga baca Deme-Dhurata me e mire
Derisa nje dite, krejt papritur shkrep nje rreze drite kur djali i axhes, Ademi, ia sjell nje cifteli. Rrustem Beqiri e kujton si sot gezimin e asaj dite:
„Ma pruni baca Deme nje cifteli prej Gllogjanit ku punojke si mesues. Ne ate qifteli jam mesu. Edhe hic s´kam ngat e cka me te rame dikur!“, rrefen rapsodi i dikurshem, duke perseritur ne radhe vargjet e njeres nga kenget kreshnike te cilat i kendonte ne oda.
Rrustem Beqiri me te emen Ajnen(djathtas)vellane Shabanin(lart)kunaten
Fazen,motren Hysen(e para majtas)dhe bijen e motres-Mones(e dyta majtas)

„N´Kacanik deri ne Boletin krejt Kosova asht mbulua me tym/mbulue me tym e i ka dale flaka/ e dogj topa dergut pasha“.E kendojsha kete kenge si kupa e kresw t´lujke. Por tash s´muj. As qiftelise s´di me i ra, kurrqysh, se me i ra isha knaq edhe vet”.
Shume shpejt kenga e tij s´do te mbetej vetem brenda mureve te kulles trekateshe te Beqir Rrustemit. Fuqia e zerit te tij do te caje muret e asaj ode ne te cilen gjeten konak burra trima e atdhetare, per te jehuar ne lagje, ne katund e edhe ne fshatrat perreth.
Se shpejti, zeri i rapsodit do t´caj muret e do t´pushtoj odat
„Po, po, ku o kone nje dasem diku, pas darkes shkojshim se thirrshin: “O del Rrustem Beqiri thuna nji konge. Kam kendu neper katund, pastaj n´Strellc t´Eperm, n´Isniq, n´Lluke t´Poshtme, n´Lluke t´Eperme e me djale te Dervish Shaqes, Shpendin, kam kendu te Nimon Demt. Aty na kane pas mbledh e Qamilin e Vogel postofat e kishin pas marre. Ku o kone nje dasem n´katund pa shku nuk e lejshim. Te Jusaj u pata ba lame, se kam pas qejf ne kenge patriotike, t´burrave trima. Kur e kndojsha kangen e Ise Boletint kriske alltia panda. Ise Bajrami te Pajazitaj ka qit dhjete here kur e kam kendu kangen: „N´Selanik u la gjymjeti, u rrzu kanuni erdh hyrrjeti, padishah po i thote mileti, padishah po i thote Turkia, kete kanun s´ta do shefia“…Aiii, paskna harue se kjo kange esht nje sahat“.
Dhe, vleresimi nga njerezit ishte i madh, perderisa respekti ndaj vetes i jashtezakonshem, sepse ai asnjehere nuk pranoi te paguhej per kengen e tij.
Vec, pare s´kam mar kurre! Jone kone Dervish Shaqa me Demush Nezirin, si as s´ka pas ketu e para e as s´ka me pas ktu e mas si ata. E kam pas degjue si ka thane Dervishi: „Haj more Demush. A e din cka kish t´re n´Kosove? Po i shitshin kanget e patrioteve shqiptar si defatoret”.
Rapsodin, edhe pas kaq vitesh e percjell kujtimi i qetesise ne oda teksa kendonte, jehona e zerave admirues pas kenges se tij dhe deshira qe ahengu te zgjaste sa me shume ne atmosferen qe sillte rapsodi.
„Kur knojsha vallahi as miza nuk u nike, hah! E me t´thane te drejten, kur knojsha rrast, pasha Zotin thojsha po dal mbi kulle. Sharkise i bisha fort… Eeihhyyy!”-ofshan rapsodi I vjeter, duke ferkuar fytyren me te dyja duart, sikur deshironte te hiqte parasysh ato skena te largeta qe tashme I mbjellnin nostalgji.
Lajmi per vdekjen e nanes Ajne rapsodit gurbetqar ia preu kengen ne buze
Kenga e Rrustem Beqirit po pushtonte odat dite pas dite. Popullata po e perqafonte me perzemersi edhe per faktin se zeri i tij ua kujtonte rapsodin e persekutuar, Dervish Shaqen, i merguar atebote se bashku me Demush Nezirin ne Shqiperi. Por, vdekja e nanes dhe plaga e mergimit rapsodit te ri ia prene kengen ne buze.
„Nana m´pat vdek, e atehere humbi lezeti…Une kesh kur u smu, por s´guxojsha me ndejt ma shume se atehere t´qitshin prej pune. Ate nate tuj shku une, baca Shaban m´ka qit me kerr se shkojshim me trene, atehere. Pa ardhe n´Peje kur asht kthy e ka gjet nanen te vdekur. Me e pas dit…Prej atehere se kam qel ma! Sharkine e kam thy ne ode t´madhe, bile ate sharki ma ka pas fale Hajrullah Bruci i Isniqit, o kone e mire fort!Por, m´ka ardhe nje merzi edhe e kam kap per bishti e per dru te qerges e kam ba tane copa. Nona nuk ki thone kshtu por une vet e bana se u merzita…U prish rregulli. Zoni shkon kur je ne qejf! Bile sa o kone gjalle nona e knojsha kengen:“E bardhe si pllumbi”, e kur thojsha: “Qarja jote me t´qu te burri”, nana thojke: “Hah! Ju gjet qarja!”!”, rrefen rapsodi 68 vjecar, per te cilin tingulli i qiftelisw dhe i sharkisw do te mbetet peng i jetes. Ndersa, malli per kengen e bukur folklorike eshte I vazhdueshem, pohon Rrustem Beqiri:
„Me merr malli boll…!”
Shperthim pas heshtjes 40 vjecare
Nje shtepi trekateshe ne nje lagje buze Bistrices se Pejes eshte vendbanimi I djalit te dyte, Avniut, ku Rrusterm Beqiri per cdo vjet kalon verimet. Ne sallonin e bukur tre djemte e vellait, Shabanit se bashku me te bijte i kane ardhur per vizite. Por se kjo nate do te zgjas me teper se rendom, Rrustem Beqiri nuk e ka idene. Nderkohe, ne ekranin e televizorit krejt pavetidshem percjell videokaseten e nje ahgenu familjar, kur moderatori ne prezencen e qindra mysafireve te ahengut te familjes nxjerr ne pah se Radio Kosova per here te pare pas tri-kater dekadash nxori ne drite kenget e tij. Tingulli I kenges: “Moj e mire n´ate stanishte…“ e cila krejt befasisht dhe si nga dheu po dilte nga nje ze I njohur dhe I dashur, sjell lotet ne syte e gjithe farefisit te mbledhur ne agend. Nipi I madh Nysreti, nga vellai I vetem, Shabani, vjen me emocionin e atij casti.
„Ka qene nje befasi e kendshme…Nje ndjenje qe s´pershkruhet! Se shkurt, ajo eshte ringjallje e Rrustem Beqirit!“, thote Nysreti, i cili po te ishte i vetdishem atehere kur kendonte ne gjunjte e axhes se vet krahas motres se tij, ai kurre nuk do te lejonte te shuhej si rapsod.

„Kurre e per kete toke s´do te lejoja te shuhej. E kisha ngritur ne piedestalin me te larte, krahas Dervish Shaqes sepse askush si migja jem ky nuk i perngjet zerit te tij“.
Nostalgji per zerin dhe kohen qe nuk kthehet me…
Ne videokasete vazhdon kenga „Moj e mira n´ate stanishte…“e kenduar ne vitet 70-te, ndersa syte e Rrustem Beqirit perloten…Se, kenga te cilen e kendoi bjeshkeve, livadheve e me se paku odave, i mbjell nostalgji per rinine e ikur…Per kohen qe nuk kthehet me!
Rrustemi me bashkeshorten pa marteses
„U permallova se jam plak…Se nuk jam ma 17 vjec e 18-te, vec 70-te.Mendova, pse jam gjalle tashti? Pse rrnoj une?! Ma du m´u kthy n´ate kohe se me ma dhane Banken Federale t´Gjermonise. Vallahi po, se tash kisha dit me rrnue t´kisha me u kthy ne qato vjet!”, thote rapsodi i vjeter, i cili edhepse nuk e ka te qarte tani se cfare do te bente me ndryshe, ne nje eshte i sigurt; ai kengen s´do ta braktiste kurre!
„Pasha zoten kurre jo, vec kange e piskame sa t´m´jep Zoti kyvet…“.
Perderisa, kur i kumtohet lajmi se pas nje hulumtimi dyvjecar me ne fund audiokaseta qe i perkiste atij ishte ne doren time, ai sheh me habi.
Pashe zotin, e cfare kongsh kendohen?“
„Jane 12-te kenge me motive patriotike dhe dashurie:„Boll e mire ma shtrove shtratin“, „N´derrase te vekut kush po kann“, „Mori e mire n´ate stanishte“, „Marka Gjoni“…“.
„Bash te miat aa?“, pyet me habi, e cila rritet edhe me shume kur e degjon:
Khu mori cike po kahere asht kendu kjo. Nuk po di une, ma para n´shpi teme…Nuk po di vallahi, se n ´sobe te burave nuk kendohen keto! Po baj cude ku tek jane gjet tetana kto. Une s´di ku kam kendu ktu!“
Audiokaseta e vetme e Rrustem Beqirit u gjet ne arkivin e Mete Nezirajt
Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig, e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme, nje telefonate e te cilit sjell te paprituren ne kohen kur rapsodi kishte humb shpresat se kih ngel dicka nga incizimet e tij.
 „Ne vitin 2005-06 isha pak i semure dhe keshtu, e gjeta dhe e leshova. U gezova shume dhe menjehere e kam thirr Rrustem Beqirin. I thashe:„E ke deshte muziken, ke kendu edhe vet. E tash po ta lshoj nje kasete, nese mundesh me e njoft kete njeri qe ka kendu dikur“. Kur e kam leshu, o kujtu nje cast edhe tha:“A mos asht Rrustem Beqiri?“Thashe:“Vet Rrustem Beqiri!“ Dhe tash jam i kanqur qe kjo kaeste del n´drite dhe tash e tutje e degjojne edhe te tjeret“, thote Mete Neziraj, i cili ishte adhurues i flakte i kenges folklorike; arsye e mjaftueshme qe ne fondin e tij te gjendje nje kasete pothuaj 4 dekada e vjeter.
Askush nuk I ngjasoi Dervish Shaqes si Rrustem Beqiri
Mete Neziraj edhe sot kujton qarte se si gjate rinise se tij, me te degjuar muzike iu bashkangjitej bashkevendasve ne ahengjet e tyre.
„Une gjithmone kam pas deshire me degju muzike dhe kur kam qene i ri, ku kam degju si ka muzike iu kam shku pasdarke, edhe si s´jom kone i thirrun. Se, nuk m´kane pas njerezit merzi, se nuk kam qene njeri i papranueshem, i kam respektu dhe m´kane respektu. E kjo dashuri ndaj kanges m´ka shty me e rujt kete kasete, e cila eshte incizu ne vitet e 70-te, e qysh atehere une e kam ruajt. Dhe une jam i lumtur qe ajo pas kaq vitesh ekziston edhe ka dale n´drite perseri”, thote Mete Neziraj per te shtuar se askush nuk i ka ngjasuar zerit te Dervish Shaqes sa ai i Rrustem Beqirit.

Rrustem Beqiri te varri i Dervish Shaqes 
“Eshte e vertet…Eshte e vertet!As I biri Dervish Shaqes nuk mundet me ia perngja melosit si ka pas Dervish Shaqa,si  Rrustem Beqiri”.
Se “Askush nuk I afrohet zerit te Dervish Shaqes sa zeri I Rrustem Beqirit”, pat deklaruar edhe djali I madh I Dervish Shaqes, Shpendi, I cili ka kerkuar pikerisht kete audiokasete qe ta kete ne arhiven familjare. Dhe, ndryshe nuk kishte si te ishte kur ishte pikerisht rapsodi legjendar Dervish Shaqa, modeli i pare dhe i fundit I Rrustem Beqirit, te cilin ai edhe sot e admiron pandalur.
 “Dervishi..Dervish Shaqa! Kangtar mo mas tij, s´ka!”, perserit ai per te saten here. Une kam pas marak fort ne Dervish Shaqen. Nuk di I jane kangtaret e sodit,kendo nje kenge e le. Deri ne sabah rrike ai tuj kndu pa pushu. Kangtar as aty e para as aty e mas s´ka si ai. Eshte e vdekur ajo!“
Kenget e mocme te dashurise-perla te perjetshme burimore  
Kenget e frymezuara nga pasioni I nje dashurie te cilter djaloshare tashme po degjohen ne kasetofon. Rapsodi Rrustem Beqiri edhe me 70-te vjetet e tij ua mban mend tekste kengeve te cilat i kendonte ne beqarine e tij te larget neper Bjeshken e Strellcit. Perderisa. kenget epike te frymezuara nga ngjarjet historike kishin vendin ne oda, nder te cilat edhe kengen e Haxhi Tishukut, per te cilen banoret e ketushem thone se e ka thurr vet.
„Qyre. Ato e kane qit dy djem n´Podgur. Po, ata nuk e  kane dit qysh o kone puna e Haxhise e na e kemi dit qysh o myt, ku o myt e ku o gjet, e kam permiresu tri here ma shume, edhe krejt qysh o kone. Burre n´Kosove s´ka pas ma t´mecem se Haxhi Tishuku, edhe i vendit edhe trim. Po, politika e serbve o kone ajo. Haxhi Rama i kane thane atij. Nana i ka vdeke masi iu ka nxjerr gjaku Haxhise“, rrefen Rrustem Beqiri, mendimi i te cilit per kengen e sotme nuk eshte edhe aq i mire.
„Kurgjo hic! Folklor asht lahuta, ciftelia, sharkia e jo si tash, prrt,prrt, prrt e kurgjo hic!“
Por, ai as nuk eshte ne disponim te kendoje ndonjeren nga kenget e folklorit te dikurshem burimor. “Me cka? S´muj pa e pas ate veglen me e percjell?“.
Familja krenare per rapsodin Rrustem Beqiri
Kembengulja e nipit te madh Nysretit dhe deshira qe te perterije ndjenjen e femijerise kur mblidheshin si zogjte rreth tij, do te jete nje sfide per rapsodin e vjeter, te shkeputur nga ciftelia tash kaq vjet.

Perderisa, kujtimet e dikurshme ruhen te fresketa dhe te dashura ne origjinalitetin e vet, .
“Nje kujtim I vecante per mua eshte se sa here ka ardhe prej gurbetit na mblidhte te gjitheve afer, vecanerisht motren e madhe, edhe I meshojke ciftelise. Po, na si femije I harrojshim tekstet e kengeve. Prandaj, mua ma s´shumti m´ka bo presion. M´binte „kop“n´koke,se i harojsha tekstet“.
Lutja te kendonin si dikur, serish has ne rezistence, sepse ai e shtyn qifteline me be: „Jo pasha Zotin. Pasha din e iman nuk di me!”
Por, pas nje kembenguljeje te gjate, percjellur nga nipi i tij, do t´ia thote nje kenge te rinise, te cilen e kendonte te Guri i Nuses, ne Bjeshken e Strellcit:

“Boll e mire n´ato maje/rritju bacit kadaladale/Boll jam rrit nuk rritna tjeter/jam si lira pshtjellun n´leter/Nuk jam lire po jam ducat/Po t´shoh anderr nate per nate/Po kujtoj si t´kam n´shtrat/E cova doren me t´gjet n´shtrat/ Cka me prek qarshafi thate”…(I ka dal gjumi kishe!)U cova e ia nisa me kajt/Shtrypa poshte po I veti grate/Ate syzezen a s´ma pate/A s´ma pate syzezen kund/Qatje poshte ner katund/Po lane faqet me sapun/Lajmi mire t´i…t´I pafsha(puthsha!) une!”.
Rrustem Beqiri me bashkeshorten Zyrafeten ne Salzgiter
Dhe, zeri i tij i kumbueshem, tekstet kuptimplota dhe paraqitja e tij, bahkeshorten Zyrafeten mbillnin krenari.
„Jam kone krenare. Kam pas qejf kur ia kam degju zanin,gjithmone. Edhe sot kur po  degjoj jom e knaqne. Por jam edhe shume e merzitun! Se atehere,tjeter za ka pas…Tash pleqeria e ka ba t´veten. Ka tjeter zo, ka tjeter muhabet. Po, prape jam e lumtur se per moshen qe e ka nuk eshe keq. Gurbeti e ban te veten moj loke! Ka ndejt gjithmone vetun, mendte te femija, te shpia, te vllaznia, te te gjithe i ka pas, tuj kujtu, tuj mendue…Tash asht mire boll. Djemte e gruan i ka jashte, me nipa e mbesa aht i knaqun. Edhe tjetrin djale n´Peje. Juve shume faleminers qe keni ardhen´kete mbremje me i marr kujtiemt tana te moshes, une 63 vjecare e ky 69 vjec. Shume faliminderit!”thote zyrafetja se ciles I perloten sye nga mallengjimi.
Rrustem Beqiri, rapsod i viteve 70-te, u lind e u shua brenda nje dekade. Por, edhepse zeri i tij si asnje tjeter iu afrua zerit te rapsodit legjendar, Dervish Shaqa, nga fondi i tij i pasur mbeti vetem nje audiokasete i mbijetoi kohes dhe luftes per te dale ne pah pas 40 vjetesh, fale mikut Mete Neziraj. Dhe sot, pas 36 vjetesh jete si mergimtar ne Gjermani, lidhja e ngushte me vendlindjen dhe kengen burimore shqipe reflekton edhe ne porosine e tij te sinqerte:
“Mos harroni folklorin shqiptar!“

https://www.youtube.com/watch?v=7lUjRhpr6tM

https://www.youtube.com/watch?v=DtIxehlCPIU

https://www.youtube.com/watch?v=AEQmchPbZZo&t=11s

Festa e Zonjes së Madhe

28 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Sot, ne Manastirin e Decanit, besimtare serb nga Kosova dhe jashte saj, kremtuan festen “Dita e Zonjes se Madhe”. Liturgjinë e mëngjesit e shërbeu peshkopi Teodosije, kërkesa për zëvenëdësimin e të cilit ishte shkak i përqarjeve brënda Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.  Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin

Kremta me e madhe ortodkse, edhe kësaj radhe mblodhi ne Manastirin e Decanit qindra besimtarë serb nga vise të ndryshme brënda e jashtë
Kosovës. Liturgjinë e mëngjesit e sherbeu peshkopi deritanishëm, Teodosije Sibalic. Dhe kjo nuk pritej, duke pasur parasysh që kërkesa për
zëvendësimin e tij ishte arsye e përqarjeve brënda Kishës Ortodokse Serbe, në Kosove. Një vendim i marrur nga peshkopi i Rashkës dhe i prizrenit
 Artemije, të cilin Kisha ortodkse Serbe nuk e miratoi, deklaron për Dojce Vele-n, zëdhënësi i Manastirit të Decanit, Sava Janjic:
„Po, me bekimin e organit më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, peshkopi Teodosije bashkë me ne ka shërbyer liturgjinë e kremtes së sotme.
Vendimet që janë marrë kudër Manastirit të Decanit jane hequr. Është vendosur që kjo qështje të sqarohet më vonë. Ndërsa, ne si gjithnjë, mund
të vazhdojmë krejt normalisht punën dhe jetën në Manastirin e Decanit“.  
Kjo është deklarata e parë zyrtare me të cilen del Manastiri i Decanit lidhur me zhvillimet e fundit brënda Kishes Ortodokse Serbe, në Kosovë. Por,
nëse qëndrimet e kundërta të peshkopit Artemije dhe të peshkopit të Lipjanit me shërbim në Manastirin e Decanit, Teodosije do të mund të çojnë
deri në ndarjen e Kishës Ortodokse Serbe në Ksosovë,  këtë ati Sava nuk deshi ta  komentojë. Ai, me rastine  festes se tyre  përcolli :
„Një mesazh dashurie dhe mirëkuptimi, me shpresën që të gjithë bashkë të ndërtojme raporte të mira ndërnjerëzore mbi bazen e mirëkuptimit
 dhe të respektit ndaj besimit dhe traditës që kemi. Sepse pikërisht respekti ndaj üpopullit dhe traditës është rruga e cila mund të na cojë drejt një
 të ardhmje më të lumtur dhe në dobi të të gjithëve“.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & RTK 

Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin

24 gusht 2008, Radio Kosova, Nen patronatin e Ministrise se Tregtise dhe te Industrise si dhe ne bashkepunim me Kuvendin Komunal te Decanit dhe me Agjencionin Kosovar te Turizmit(KOTAS), ne Decan, do te mbahet Forumi Nderkombtar i Turizmit. Konferenca qe do te mbahet me 5 dhe me 6 shtator, ne Decan, eshte kofnerenca e trete e ketij lloji, pas asaj te Podgorices dhe te Shkodres.

Ali Lajci dhe kryetari aktual Ali berisha 

Kuqishta pitoreske, njeri nder 13-te fshatrat e Rajonit te Rugoves, eshte vendi ku u mbajt manifestimi kulturoro sportiv, “Lojerat tradicionale-Rugova 2008“.
“Popullata e ketij rajoni vazhdimisht gjate historise eshte perballur me sfida te ndryshme-tha me rastin e hapjes se ketyre lojareve, kryetari I Kuvendit Komunal te Pejes, Ali Lajci-Ajo eshte perballur me to, me nje pergatitje fizike te cilen e ka mbajtur me aktivitetin e perditshem, por edhe me futjen e frymes se gares ne kete aktivitet. Ne po perpiqemi qe traditen e kahmotshme ta ruajme, ta mbajme dhe ta percjellim ne gjeneratat e reja. Organizimi i sotem ka per qellim percjelljen e tradites ne kete treve por poashtu, edhe promovimin e kesaj pjese, me te bukures ne Kosove!“
Fazli Muriqi 46 vjec, nga Koshutani, ishte organizator I ketyre lojerave edhe ne rrethanat e jashtezakonshme te Kosoves se viteve 90-te.  
 „Lojerat tradiconale te Rugoves na i kane lane si tradite te paret tane. Ato jane mbajte, kane stagnua, kane fillua prape…Keto jane lojera tradiconale te te gjithe popullit shqiptar dhe porosia ime do te ishte qe traditat tona mos me i harrua“-porosit Fazliu, I cili ka ruajtur edhe te foluren e tij autoktone rugovase.
Bashkimi 40 vjec nga Shkreli, eshte deshmitar i asaj kohe:
“Koha para 15-ve viteve ka qene jashtezakonisht e veshtire  dhe eshte dashur te perdoren rruge anesore, te kemi kujdes gjate levizjeve sepse perhere kane provuar pengimin e mbajtjes se ketyre lojerave. Por, njerezit kane pas vullnet te madh per me e vazhdua. Ndersa sot, ne Kosoven e pavarur realzimi eshte me I leth4e dhe me I mire, kenaqesia eshte shume  amdhe dhe vullneti eshte shume me I amdht e njerezit”.
Ne ekto lojera per cdo vit ka pjesemarrje nga Shqiperia, Mali I  Zi dhe nga trojet tjera shqiptare. Per shkak te kohes, numri I diciplinave sportive eshte reduktuar-thote Kamer Elezaj udheheqes i Keshillit Organziativ te “Lojerave Tradiconale-Rugova 2008“.
“Diciplinat I kemi zvogeluar, se pari eshte rrezimi I duarve, mundja, hedhja e Llastarit, Ngjitja ne Shilor, Hedhja e Gurapeshit dhe Terheqja e Litarit…“
“Keto lojera, te cilat jane terheqese jo vetem per shqiptaret- mendon Marchi Shemanjski, nga Poznanj I Polonise, I cili bashke me seminaristet nga mbare bota tash nje jave po merr pejse ne Seminarin Nderkomtbar per Gjuhen dhe Letersine Shqipe, ne Prishtine.
„Une vi ketu per here te pare dhe me pelqejne shume te shoh se si luajne shqiptaret dhe se si  festojne me garuesit ata-thote Shemanjski-Rugova qenka nje vend i bukur dhe me nje kulture te vecante I Ballkanit. Dhe une mendoj, se ky kend I harruar duhet te dal me teper ne drite, per t´u kuptuar nga te gjithe se edhe kjo eshte pjese e Evropes”.
Jarosllav Rosohaki, historian por edhe konsull nga Poznanj i Polonise iu prin seminaristve te cilet sot ishin mysafire nderi ne Rugoven mikpritese.
„Une kenaqem kur shoh se kaq shume njerez mblidhen dhe deshriojne t´I kthehen vendit te vet, se dime shume vende ne bote te cilat jane zbrazur nga njerezit. Sepse, lufta gjithmone shkaterron shpejt dhe pastaj eshte shume veshtire te rikthehet jeta nromale. Une kam degjaur se treva e Rugoves eshte zbrazur, ndersa sot une shoh kaq shume njerez…Ky eshte nje gezim per mua!”   
Afrimi, 36 vjec nga Koshutani eshte vetem njeri nga rugovasit qe krenohen me mbajtjen e ketyre lojerave, sepse:

Gjyqtari Nazmi Iberdemaj 

„Me keto gara Rugova arrin nje imazh edhe me te mire. Koha eshte e mire, natyra e mire, lojerat po shkojne mbare, vleresimet jane te drejta“.
Dhe, pas pese oresh garimi ne gjashte diciplina te lojerave tradiconale, gjyqateri Nazmi Iberdemaj, mjeshter I shkalles se gjashte ne karate dhe I vetmi refer nderkomtbar ne Kosove, vjen me vleresimin:
 “Sot jane mbledh mjaft njerez ketu. Ju e pate edhe vet se kishim nje numer te madh spektatoresh por edhe garuesish. Ne secilen dicipline kishte mbi 30 garues. Ka qene nje konkurence jashtezakonisht e forte, duke pasur parasysh se te gjithe merren me sport ne baza amatore. Por, lirisiht mund te them se disa prej tyre do mund te merrnin pjese edhe ne ndonje gare nderkombtare, si psh. Ne dicplinen Hedhja e Gurapeshit, i cili eshte nje gur jashtezakonisht I rende, diku rreth 70 kilogram e gjysme dhe nese kishin marre pejse ne gara zyrtare te hedhjes se gjyles, me siguri kishin pas sukses. Dmth. te gjithe jane djem te ndertuar ne menyre natyrore, te cilet kane fuqi, entuziazem dhe vullnet per te arritur rezultat“.
Ne „Lojerat Tradiconale Rugova 2008“ vendi i pare ne diciplinen e Mundjes i takoi, Valdrin Mehajt; ne Rrezimin e Duarve, Besim Dedushajt; per Ngjitjen ne Shilor, Ramiz Demajt; ne Terheqjen e Litarit-Klubit Sportiv „Jabllanica e Vogel“; ne Hedhjen e Gurapeshit, Kapllan Nikcit si dhe ne diciplinen Hedhja e Llastarit, vendi i pare i takoi, Bujar Regjajt.
“Tradicionalisht, keto lojera jane mbajtur perhere ne muajin gusht, ne diten e njohur si “Dita e Kelmendit”, ku net e njejten kohe jane mbajtur ne Rugove, ne Plave e Guci dhe ne Qindra spektatore ne percjellje te lojareve  Kelmend te Shqiperise. Dhe une kam shprese  qe nje dite keto lojera tradicionale te mbahen pa keta kufije ekzitues“-thote Tahir Lajci, njerit nga organizatoret e ketij manifestimi kulturoro sportiv.
Dhe kete shprese ushqen secili: qe nje dite, njera nga kodrinat gjelberore te Rugoves te jete arene gare per shqitparet e te gjitha trojeve per te kultivuar edhe me tej traditen sportive, sic u ruajten kenget e vallet e kesaj treve permes ansambli t te mrenjohur dhe unik, „Rugova“, te cilen mbyllen manifestimin e sotem me vallen unike shqiptare „Vallja e Rugoves“, jehona e se ciles misherohej me panoramat pitorekse te shpatijeve te Rugoves prej kah edhe buroi, per t´u bere e perjetshme dhe ashtu, e papaersertishme te percillet gjenrate pas gjenerate…

 Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

UNESKO, aprovon restaurimin e 4 objekteve kulturore ne Rajonin e Pejes

14 gusht 2008, Radio Kosova, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim(UNESKO), ka aprovuar kater projektpropozime per restaurimin e monumenteve te kultures ne Rajonin e Pejes. Kerkesen per restaurimin e ketyre objekteve e beri Insitutit rajonal per ruajtjen e monumenteve kulturore ne bashkepunim me Organizaten joqeveritare italiane Intersos.

 Mjetet per kater projektet i ka ndare Ministria italiane e Puneve te Jashtme, ndersa punekryes do te jete organizata joqeveritare italiane “Intersos”.

„Jane kater projekte. Restaurimi i Gjamise se Teftedarit, gjamia me e vjeter ne komunen e Pejes-thote Avdyl Hoxha, drejtor i Institutit Rajonal per ruajtjen e Monumenteve Kulturore, me seli ne Peje-Aty eshte edhe nje tyrbe, ajo gjami thirret perndryshe edhe Gjamia e Pashallareve te Pejes. Restaurimi i Kulles se Mushkolajve,  prone e Insitutit per Mbrotjenne e Monumenteve te Kultures ne Decan, e djegur gjate luftes. Pas restaurimit, ajo do te mundt e shfrytezohet per veprimtari te ndryshme kulturore. Edhe ne Konakun e Manastirit te Decanit do te behen disa punime restaururese. Puna rreth ketyre kater projekteve parashihet te zgjas deri ne shtator te viti 2009“.
Po sot, kryetaret e te dyja komunave, asaj te Pejes dhe te Decanit, u njoftuan per investimet qe do te behen, me premtimin se pushteti local do te ejte I informuar dhe cdo hap I metutjeshem do te merret me pelqimin e tyre-thote drejtori Hoxha:
„Kulla e Mushkolajve eshte 90 metra katrore, ndersa 42 metra ksatore eshte boborri. Prandaj, ne njekohesisht  kerkuam nga drejtoirai i urbanizmit dhe gjeodezise ne komune e decanit, percatimin e parcelles rreth Kulles se Muskolajve, ne mynre qe te mos kemi probleme neser me pronaret rreth asaj prone.
Deri me tani, i vetmi monument kosovar nen mbrojtjen e Organizates se Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim(UNESKO), eshte Manastiri i Decanit

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Pasaportat e Republikes se Kosoves

9 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Kosova ka hyre ne javen e dyte te paisjes se qytetareve me pasaportat e Republikes se Kosoves. Sipas Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, brenda ditës prodhohen deri 4.000 pasaporta të reja. Sherbimet civile punojne me orar te zgjatur, ndersa per diasporen ka zyra te vecanta.

 

Flamujt ne Maje te Strellcit

9 gusht 2008, Radio Kosova, Flamuri i shtetit te Kosoves dalngadale po perqafohet nga qytetaret e saj. Ai eshte bere pjese e shtepive, apartamenteve, lokaleve e madje edhe e tebanave, ne bjeshket tona. Flamuri shtetror tashme po valon perkrah flamurit kombtar edhe ne Majen e Strellcit, me 2340 metra lartesi mbidetare.


 Maja e Strellcit, me 2340 metra lartesi mbidetare, eshte vendi ku Gezim Pallulli nga fshati Strellc i Eperm bashke me bashkefshatarin e tij, Xhafer Gjukajn ngriten flamurin e Kosoves, prane flamurit tone kombtar.


„Dy muaj para pavaresise e kam vene flamurin kombtar, por per fat te keq fryma e ka heq. Por e kam pre nje dru bredhi edhe ma t´gjate edhe e kam mbajt me veti 300 metra derisa e kam vu n´Maje te Strellcit, te Guri i Nuses. Se, kam pas qejf me u duk flamuri prej katundit tem, Strellcit, ne maje te bjeshkes”,thote Gezimi.

“Do ta ve flamurin edhe me cmimin e jetes” 

Dhe ngritja e flamurit nuk kaloi pa sakrifica, sepse pervec eres se madhe me te cilin u perball, Gezimi rezikoi te biere edhe ne mjet shperthyes. Por, nuk u zbraps:
Gezimi me rastin e venjes se flamurit ne Maje te Strellcit


 “Minen e kam lajmeru ne polici. Por, meqense ata nuk e dine ate vend kam ec para tyre me ua tregu, qe ta largojne para se me ra dikush ne te. Ate dite ka fry nje ere shume e madhe edhe kam thane:”Du me shku edhe n´ vdeksha, du me shku me e vendos flamurin ne Maje te Strellcit, se ka qene nje enderr imja, qe te valoje falmuri ne Maje te Stellcit;n´shtetin e lire te Kosoves!”,rrefen Gezimi.


Une u rrita me buken e Strellcit

Gezim Pallulli, eshte bir i vetem i njeres nga dy familjet e vetme egjiptase te fshatit Strellc, i shperngulur ne Peje tash shume vjet. Por, ai nuk harroi asnjehre buken e Strellcit dhe ngrohtesine e bashkefshatareve te tij. Ndersa, ngritja e flamujve ne Majen e  Strellcit, eshte mirenjohja me e mire per fshatin e tij.


„Une kam vene flamujt ne Majen e Strellcit, per bashkefshataret e mi dhe katundin ku jam lind e jam rrit. Jam egjiptian dhe u rrita me buken e shqiptareve. Dhe, ne rast nevoje jam n´gjendje t´shkoj prape ku t´me kerkohet, per Strellcin tim, per Kosoven time”, thote Gezimi. 

Maja e Strellcit me 1340 metra lartesi mbiedetare nuk eshte maja e vetme e bejshkeve te Kosoves, ne te cilen valon flamuri I Kosoves; simbol fitoreje i gjithe popullit te saj.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Demtimi i pyjeve mbledh ne Decan tre ministra

6 gusht 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Kryetari I komunes se Decanit, Musa Berisha sot priti ministrin e puneve te brendshme Zenun Pajazitin, ministrin per Ambient dhe Planifkim Hapsinor ,Z. Mahir Jaggjillar dhe ministrin e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural ne qeverine e Kosoves, z.Idriz Vehapi. Qellimi i takimit ishte koordinimi i punes për parandalimin e shkatërrimit te pyjeve ne komunene e Decanit.

 “Komuna e Decanit ka arritur te senzibilizoje opinionin e pergjithshem per kete dukuri dshqeteuses jo vetem ne Decan, por ne gjithe Kosoven. Por, duke qene se komunat e Rajonit te Pejes posedojne vlera te jashtezakonshme te bukurive natyrore, takimi me ministrat ishte njer rast I mire qe te ngrisim keto probleme dhe kjo qeshtje te trajtohet seriozisht ne nivelet me te larta te Kosoves”-tha me kete rast, kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha.

Ministri I Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, u zotua per angazhime praktike kunder prerjes dhe shakterrimit te pyjeve te Decanit, si nje pasuri e pergjithshme e Kosoves. Ministri Pajaziti permendi raportet shqetesuese te policise dhe mosmarrjen e masave nga institucionet e drejtesise, ku asnjw nga te 120 keqperberesit e identifkkaur nuk eshte trajtuar nga gjykatat tona. Nderkohe, prezenca jone perbashket eshte per te organizuar me mire institucionet tona, per t’ I adresuar shqetesimet ne adresa te sakta ku secili do te marre pergjegjesine per punen e vet-tha ministri Pajaziti.
Ministri I Bujqesise dhe Pylltarise, Idriz Vehapi ka paralajmeruar masa per personat e involvuar te APK-se, por gjithnje ne baze te fakteve te argumentuara. Nderkohe qe Ministri I Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Mahir Jagxhillar,  iu bashkangjit te dy ministrave per masat e paralajmeruara duke thene se “shkaterimi I pyjeve ne Kosoves paraqet armikun me te madh te mjedisit”.
Sa iu perket qeshtjes se pasaportave, ministri Pajazit tha se ne javen e ardhshme presim nje normalizim te situates.
“Krahas fluksit te madh te bashkeatdhetareve tane, nuk duhet harruar se brenda dite personaliziohen nje sasi rekord prej 4 mije pasaportave per qytetaret  e Kosoves. Prodhimi I nje pasaporti qe do te njihet nderkombtarisht eshte nje fakt qe gezon-tha ministri Pajiziti duke shtuar se edhe shteti zviceran ka konfirmuar venjen e vizave ne pasaportat e Republikes se Kosoves.
Ne pyetjen se kur Sherbimi Policor I Kosoves do te vihet ne Kulle dhe jo afro dhjete kilometra brenda zones kufitare Kosove-Mal I Zi, sic eshte nderkohe, ministri Pajaziti tha se marredhenjet e mira me Malin e Zi do te pershpejtojne qeshtjen dhe se projekti I perbashket I Bashkimit Evropian per piken e perbashket doganore ne marreveshje edhe me Malin e Zi, do te behet se shpejti, sigurisht duke permendur edhe kerkesen e tyre per efikasitet me te madh ne parandalimin e vepirmeve ilegale ne kete zone.
Ministrat ishin te shoqeruar edhe nga Gjeneral Nënkolonel Sheremet Ahmeti, Komandanti Rajonal i Pejës, kolonel Ahmet Hasi me stafin e tij komandues si dhe përfaqësuesit e Autoritetit Pyjor, te cilet per te pasur një pasqyrë me reale, vizituan edhe lokacionet e demtuara te pyjeve.

 Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky