OVL dhe kthimi i serbve ne Decan

17 korrik 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Perkunder pasojave te konfliktit te pergjakshem te vititi 98-99, ku qindra viktima civile te komunes se Decanit u vrane e u masakruan dhe mijera te tjere u debuan nga vatrat e veta, komuna e Decanit është përcaktuar për kthim të qëndrueshëm , duke dëshmuar kështu avancim të demokracisë dhe përcaktim të sinqerte për respketim te te drejtave te te gjithe atyre qe jetojne ne komune.


 Populli, mbi supet e te cilit barra e terrorit te përgjakshëm rendoi me se tepermi, si pasojë e politikës së presidentit të ndjerë të Serbise, Sllobodan Milloshevicit, perkrah deshires per perqafimin sa me te shpejt te vlerave demokratike, nuk mund te falin lehte. Ata qe ishin ne frontin e luftes, aq me pak!

“Sepse une kam varrosur shoket me duart e mia, nje here ne male e pastaj, per se dyti, ne varre. Mjere per shqiptaret qe i kane harruar kaq shpejt!”-thote Avdyl Mushkolaj, kryetar i Organizates se Veteraneve te Luftes se UCK-se per Dukagjin.

Vesna Ilici, e kthyer para shtate muajsh ne Decan, tashme ka filluar punen ne Zyren Komunale per Kthim dhe Komunitete eshte e entuziazmuar për përkrahjen e bërë nga Zyrat Diplomatike, zyrtarët komunal, në veçanti të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Por, une kam kerkuar nga Ramush Haradinaj takim me z.Mushkolaj, ne menyre qe te shtrime mes dy komuniteteve ura miqesie”-thote Vesna.

“Nuk dua te takohem me ata! Thuaje sic ta thashe: Asnje serb nuk guxon te kerkoje takim me mua,sepse jemi armiq! Ata  kane kerkuar vdekjen time, pushkatimin tim, me kane denuar ne mungese. Nuk merzitem hic fare cka thone serbet. Te gjithe jane te njejte dhe per mua, nuk ka shka te mire!”–eshte pergjegja e prere e Avdyl Mushkolajt, Kryetar i Organizates se veteraneve te Luftës së UCK-së, për Dukagjin.

Ne fillim te muajit qershor, kur te zhvendosurve decanas ne Mal te Zi, qeveria e Kosoves me ane te nje projekti qe implementon Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe Keshilli Danez per Refugjate, ua kishte mundesuar viziten ne pronat e tyre dhe mundesine per te pare nga afer kushtet per kthim, me perfundimin e vizites, mediat serbe raportojne se „ata kane ikur per mungese sigurie dhe trysnie nga shumica shqiptare“.

Por, serbja e kthyer pergenjeshtron ata: “ E gjithe kjo eshte propagande e mediave serbe. Fakti se jam ne Decan flet se kjo eshte vetem fushate mediale dhe asgje me shume. Une jam mire dhe e sigurt”.

Ndersa, faktet ne terren flasin se:siguri nuk kane vetem serbet e kthyer te cilet jane te dyshuar per krime lufte ne Kosove.Ndaj,ata ndjehen te pasigurt jo karrshi komunitetit shqiptar sa nga ajo qe kane mbjell me duart e veta. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.