Grant: Kosova është e pandashme

8 korrik 2008, Dojce Vele, „Nuk do të ketë ndarje dhe as struktura paralele. Kosova është e pandashme dhe unike!“-ka deklaruar sot në Prishtinë, drejtori politik i Ministrise së Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, pas takimit me presidentin e Republikës e Kosovës, Fatmir Sejdiun.

 Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovices, të cilat rezultuan edhe me incidente në mes të shqiptarëve dhe serbve, për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun, janë  “sinjal i qartë, se strukturat paralele serbe të dirigjuara nga Beogradi, dëshirojnë të destabilizojnë situatën, për të penguar procesin e njohjës së Kosovës nga shtetet e tjera.“

Këto komente presidenti Sejdiu, I bëri pas takimit me drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, I cili sot në Prishtinë erdhi me qëndrimin e shtetit të tij:
“Pozicioni ynë është qartë: Kosova është tërësi dhe ndarja nuk është opcion. Ne nuk përkahim strukturat paralele të cilat veprojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme ndaj shtetit të Kosovës, si në aspektin politik poashtu edhe në atë ekonomik“-tha me këtë rast diplomati Grant, i cili premtoi mbështetejne e Britanisë së Madhe edhe në aktivitetet lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohesisht, edhe angazhimin e vet institucioneve të Kosovës, për rritje të angazhimeve në këtë drejtim.
Presdenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, pas takimit me diplomatin britanik Mark Grant, tha se “Ne jemi në këtë process dhe s´është process I lehtë, kjo është e qartë! Por, ne duhet marrur praktikat e vendeve të tjera, sidomos të vendeve të Evropës Juglindore, dhe të punojmë me angazhime funksionale”. Ndërsa, nga qytetaret e Kosoves, presidenti Sejdiu kërkoi mature, në mënyrë që, ne bashkëpunim me të gjitha strukturat të gjendet zgjidhja e problemeve në mënyrë paqësore.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *