Moler: Strukturat paralele ne Kosove jane te panevojshme

1 korrik 2008, Dojce Vele, „Nuk ka arsye për ekzistimin e strukturave paralele ne Kosovë. Mjafton vetëm implementimi i Planit te Ahtisarit, për të garantuar të drejtat e të gjitha minoriteteve“-deklaroi, sot, në Prishtine, ministri i jashtëm danez, Piter Stig Moler, i cili po qëndron për vizite zyrtare ne Kosovë.

 Ministri i jashtëm i Danimarkës, Piter Stig Moler, fillimisht është takuar me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, ndërsa më pas me udhëheqësit kosovar.

„Ndarja e Mitrovicës dhe strukturat paralele janë të papranueshme dhe implementimi i Planit te Ahtisarit është i mjaftueshëem për të garantuar drejtat e minoriteteve“-tha ministri danez, Stig Moler, duke ftuar vendet e rajonit, poashtu Kosovën dhe Serbinë që të lënë anash të kaluarën konfliktuoze dhe të ecin bashkarisht drejt integrimeve evropiane.
„Kosova nuk do të pranojë asnjë qasje e cila mund të ketë ambicie për të kthyer proceset prapa. Ne dëshirojmë ta  përmbyllim në mënyrën më të mirë që është e mundur storjen e investimit ndërkombtar në Kosove, pra flas për UNMIK-un“-tha presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndërsa,  kryemisntiri i Kosovës Hashim Thaçi ka ritheksuar se „tërësia e teritoriale e Kosovës është e gatuar, se çdo lloj ndarjeje, qoftë territoriale apo etnike, është e papranueshme dhe se për Kosovën vendos vetëm Prishtina“.
Kryeminsitri Thaçi ka porositur Beogradin poashtu, që të vazhdojë përpjekjet për integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe mos të merret me qasje destruktive, sepse sipas tij, krijesat artificiale si „Kuvendi i serbve“ në Kosove janë të pasukseshme.
 „Kosova do të funskionojë si republikë unike, me mbështetje të plotë ndërkombtare, me përgjegjësi të lartë integruese në kuptimin e ndërtimit të territorit të parpekshëm dhe me një shoqëri shumëetnike“.
Ministri i jashtëm i Danimarkës, Piter Stig Moler, përmendi mbështetjen e shetit të tij ndaj Misionit Evropian në Kosovë dhe ndihmën vazhdueshme të Danimarkes, e cila do të artikulohet edhe në Konferencën e Donatorëve për Kosovën, për të cilën Danimarka ka ndarë 15 milionë euro.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *