Date Archives July 2008

De Marnac: “Besimi nuk blihet ne dyqane”

25 korrik 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Ne vazhden e vizitave te tij neper komunat e Kosoves, pak kohe para perfundimit te mandatit, komandanti I forcave te KFOR-it, Ksavier de Marnac, sot vizitoi komunen e Decanit.

Gjenerali de Marnac, pas  takimit me udheheqesit komunal, ai u takua edhe me asambleistet e komunes, pjesetaret te TMK-se dhe perfaqesues te shoqerise civile. Ne pyetjen e perfaqesuesit te shoqerise civile, lidhur me pikat e shpeshta te kontrollit dhe barrikadat e KFOR-it,  gjenerali de Marnac tha se:
 “Kjo qeshtje ka te beje me besimin I cili nuk blihet ne per dyqane, por eshte dicka qe ndertohet dhe fitohet. Dhe, kjo kerkon kohe.. Prandaj, une kerkoj mebshtetjen tuaj ne ruajtjen e kesaj sigurie, sepse eshte nje qeshtje qe nuk rregullohet per nje dite, sigurisht, me shpresen se ne nje te ardhme te afert nuk do te kemi nevoje me per masa te tilla”.
I pyetur nga gazetaret se si do te ecen qeshtja e pronave te cilat kerkon Manastirit, kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, u pergjigj:
„Jemi ne nje proces te veshtire ne te cilin, gjerat s´mund te vendosen per nje dite. Procesi do te vazhdoje dhe ne shpresojme se do te gjejme mirekuptim ne kete qeshtje”.
Pas ketyre takimive, gjenerali de Marnac u prinoncua edhe per gazetare, njera nder pyetjet kyce te te cileve ishte per zhvillimet e djeshme ne Mitrovice, ku protesta e shqiptareve per largimin e tri maunave me materje kimike u shua brutalisht, nderkohe qe serbet e veriut nuk u trajtuan ne te njejten menyre.
“Nuk eshte imja te flas se kush trajtohet si qytetar I dores se pare e kush si I dores se dyte-tha gjenerali de Marnac. Ne kemi vendosur te vazhdojme punimet e ketij porjekti ne Suhadoll. Ne I kemi pajisjet dhe jemi te gatshem te fillojme punen per hir te ketyre njerezve, mirepo menyra se si do te vazhdoje varet nga UNMIK-u. Sic e dini z.Zanier eshte ne Nju jork ne takimin e keshillit te sigurimit. Une I telefonova dje dhe jam ne pritje te vendimit te UNMIK-ut per vazhdimin e punimeve“.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky

OVL dhe kthimi i serbve ne Decan

17 korrik 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Perkunder pasojave te konfliktit te pergjakshem te vititi 98-99, ku qindra viktima civile te komunes se Decanit u vrane e u masakruan dhe mijera te tjere u debuan nga vatrat e veta, komuna e Decanit është përcaktuar për kthim të qëndrueshëm , duke dëshmuar kështu avancim të demokracisë dhe përcaktim të sinqerte për respketim te te drejtave te te gjithe atyre qe jetojne ne komune.


 Populli, mbi supet e te cilit barra e terrorit te përgjakshëm rendoi me se tepermi, si pasojë e politikës së presidentit të ndjerë të Serbise, Sllobodan Milloshevicit, perkrah deshires per perqafimin sa me te shpejt te vlerave demokratike, nuk mund te falin lehte. Ata qe ishin ne frontin e luftes, aq me pak!

“Sepse une kam varrosur shoket me duart e mia, nje here ne male e pastaj, per se dyti, ne varre. Mjere per shqiptaret qe i kane harruar kaq shpejt!”-thote Avdyl Mushkolaj, kryetar i Organizates se Veteraneve te Luftes se UCK-se per Dukagjin.

Vesna Ilici, e kthyer para shtate muajsh ne Decan, tashme ka filluar punen ne Zyren Komunale per Kthim dhe Komunitete eshte e entuziazmuar për përkrahjen e bërë nga Zyrat Diplomatike, zyrtarët komunal, në veçanti të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Por, une kam kerkuar nga Ramush Haradinaj takim me z.Mushkolaj, ne menyre qe te shtrime mes dy komuniteteve ura miqesie”-thote Vesna.

“Nuk dua te takohem me ata! Thuaje sic ta thashe: Asnje serb nuk guxon te kerkoje takim me mua,sepse jemi armiq! Ata  kane kerkuar vdekjen time, pushkatimin tim, me kane denuar ne mungese. Nuk merzitem hic fare cka thone serbet. Te gjithe jane te njejte dhe per mua, nuk ka shka te mire!”–eshte pergjegja e prere e Avdyl Mushkolajt, Kryetar i Organizates se veteraneve te Luftës së UCK-së, për Dukagjin.

Ne fillim te muajit qershor, kur te zhvendosurve decanas ne Mal te Zi, qeveria e Kosoves me ane te nje projekti qe implementon Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe Keshilli Danez per Refugjate, ua kishte mundesuar viziten ne pronat e tyre dhe mundesine per te pare nga afer kushtet per kthim, me perfundimin e vizites, mediat serbe raportojne se „ata kane ikur per mungese sigurie dhe trysnie nga shumica shqiptare“.

Por, serbja e kthyer pergenjeshtron ata: “ E gjithe kjo eshte propagande e mediave serbe. Fakti se jam ne Decan flet se kjo eshte vetem fushate mediale dhe asgje me shume. Une jam mire dhe e sigurt”.

Ndersa, faktet ne terren flasin se:siguri nuk kane vetem serbet e kthyer te cilet jane te dyshuar per krime lufte ne Kosove.Ndaj,ata ndjehen te pasigurt jo karrshi komunitetit shqiptar sa nga ajo qe kane mbjell me duart e veta. 

Grant: Kosova është e pandashme

8 korrik 2008, Dojce Vele, „Nuk do të ketë ndarje dhe as struktura paralele. Kosova është e pandashme dhe unike!“-ka deklaruar sot në Prishtinë, drejtori politik i Ministrise së Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, pas takimit me presidentin e Republikës e Kosovës, Fatmir Sejdiun.

 Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovices, të cilat rezultuan edhe me incidente në mes të shqiptarëve dhe serbve, për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun, janë  “sinjal i qartë, se strukturat paralele serbe të dirigjuara nga Beogradi, dëshirojnë të destabilizojnë situatën, për të penguar procesin e njohjës së Kosovës nga shtetet e tjera.“

Këto komente presidenti Sejdiu, I bëri pas takimit me drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, I cili sot në Prishtinë erdhi me qëndrimin e shtetit të tij:
“Pozicioni ynë është qartë: Kosova është tërësi dhe ndarja nuk është opcion. Ne nuk përkahim strukturat paralele të cilat veprojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme ndaj shtetit të Kosovës, si në aspektin politik poashtu edhe në atë ekonomik“-tha me këtë rast diplomati Grant, i cili premtoi mbështetejne e Britanisë së Madhe edhe në aktivitetet lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohesisht, edhe angazhimin e vet institucioneve të Kosovës, për rritje të angazhimeve në këtë drejtim.
Presdenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, pas takimit me diplomatin britanik Mark Grant, tha se “Ne jemi në këtë process dhe s´është process I lehtë, kjo është e qartë! Por, ne duhet marrur praktikat e vendeve të tjera, sidomos të vendeve të Evropës Juglindore, dhe të punojmë me angazhime funksionale”. Ndërsa, nga qytetaret e Kosoves, presidenti Sejdiu kërkoi mature, në mënyrë që, ne bashkëpunim me të gjitha strukturat të gjendet zgjidhja e problemeve në mënyrë paqësore.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Ura e Ibrit-Simbol i ndarjes së Kosovës

8 korrik 2008, Dojçe Velle. Sot në Prishtinë, drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiun shprehet i vendosur për të ardhmen e bashkuar të Kosovës. Sipas Grant: “Nuk do të ketë ndarje as struktura paralele dheKosova është e pandashme!“


Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovices, të cilat rezultuan me incidente në mes të shqiptarëve dhe serbëve, për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun, janë “sinjal i qartë, se strukturat paralele serbe të dirigjuara nga Beogradi, dëshirojnë të destabilizojnë situatën, për të penguar procesin e njohjës së Kosovës nga shtetet e tjera.“

Këto komente presidenti Sejdiu i bëri pas takimit me drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, i cili sot në Prishtinë bëri të qartë qëndrimin e shtetit të tij:

Grant: “Pozicioni ynë është qartë: Kosova është tërësi dhe ndarja nuk është opcion. Ne nuk përkahim strukturat paralele, të cilat veprojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme ndaj shtetit të Kosovës, si në aspektin politik poashtu edhe në atë ekonomik.“ Grant premtoi mbështetjen e Britanisë së Madhe edhe në aktivitetet lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohesisht, edhe angazhimin e vetë institucioneve të Kosovës për rritje të angazhimeve në këtë drejtim.

Presdenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, pas takimit me diplomatin britanik Mark Grant e vuri theksin tek vështirësitë e procesit të njohjes. Sejdiu: “Ne jemi në këtë process dhe s´është process i lehtë, kjo është e qartë! Por, ne duke marrë praktikat e vendeve të tjera, sidomos të vendeve të Evropës Juglindore, do të punojmë me angazhime funksionale”.

Nga qytetaret e Kosovës presidenti Sejdiu kërkoi maturi, në mënyrë që në bashkëpunim me të gjitha strukturat të gjendet zgjidhja e problemeve në mënyrë paqësore.

Ajetë Beqiraj, DW

Gloser: Gjermania ka lobuar per njohjen e Kosoves

7 korrik 2008, Dojce vele, “I gjithe Bllakani Prendimor ka perspektive evropiane dhe per secilin vend jane te percaktuar kriteret, te cilat duhet plotesuar per t´u integruar ne bashkimin Evropian. Andaj, njohja e paversise se Kosoves duhet te jete parakusht per vendet e caktuara, perfshire ketu edhe Serbine”-tha ministri i për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Gynter Glozer, gjatë vizitës në Prishtinë.  Gjendje alarmante ne pyjet e Decanit.

Gynter Glozer pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu tha se krahas hapave pozitiv, Kosova ka shume sfida perballe, te cilat duhet tejkaluar. Ai permendi sidomos fushen e ekonomise, net e cilen fushe ai premtoi vazhdimin e perkrahjes se qeverise gjermane dhe te Bashkimit Evropian. Ministri Glozer tha se instituionet e Kosoves ashtu sic jane zotuar duhet te vazhdojne me implementimin e Planit te Ahtisarit. ndersa, sa i perket njohejes se pvaressie se Kosves dhe integrimit ne strukturat evropiane, misnitri Gloser tha:
„I gjithe Bllakani Prendimor ka perspektive evropiane dhe per secilin vend jane te percaktuar kriteret, te cilat duhet plotesuar per t´u integruar ne bashkimin Evropian. Andaj, njohja e paversise se Kosoves duhet te jete parakusht per vendet e caktuara, perfshire ketu edhe Serbine-tha ministri Gloser, i cili theksoi se tha se qeveria gjermane ka lobuar per pavaresine e Kosoves dhe per te gjitha gjitha proceset pozitive, ne Kosovë.
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu tha se ka amrre garanca nga qeveria gjermane per mbeshtetje te metutjeshme ne zhvillimet te reja,sic eshte rikonfigurimi i Misionit te Kombeve te Bashakura ne Kosove, i Misionit evropian per Polici dhe Gjyqesi si dhe ne permbushjen e qellimeve per integrime eroatlantike.
Misntrin gjerman per Evrope Gynter Gloser e ka pritur edhe zvendeskryministri i Kosoves, Hajredin Kuci dhe ministri i jashtem Skender Hyseni, i cili ne vjeshte paralajmeroi nje vale e re njohjes se shtetit te Kosoves.
 Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Kermabon: “EULEX do t´i raportoje vetem Brukselit “

7 korrik 2008, Dojçe Vele, „EULEX-i nuk është këtu për te zëvendësuar UNMIK-un. Ai është një mision krejt ndryshe, do të funksionoje si një mision në vete dhe me një mandat të qartë, i cil ido t´i rpaortojë Brukselit“-deklaroi, sot ne Prishtine, shefi i Misionit Evropian për Polici dhe Gjyqësi, në Kosovë, Iv de Kermabon. Lexo më shumë… Gloser: Gjermania ka lobuar per njohjen e Kosoves

Shefi i Misonit Evropian për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë, Iv de Kermabon, përsëriti se misioni që ai drejton nuk do të jetë nën ombrellen e Kombeve të Bashkuara, por do të funksionoje si një mision në vete dhe me një mandat të qartë.
„EULEX-i nuk është këtu për te zëvendësuar UNMIK-un. Ai është një mission krejt ndryshe dhe ndërkohë po bëjmë konsultimet e nevojshme me faktorin vendor dhe ndërkombtar për të saktësuar fushat e veprimit. EULEX është këtu nën udhëheqjen e qartë evropiane dhe do të raportojë tek mekanizmat specifik ne Bruksel, të cilët merren me krizat civile në epërbërje të 27 vendeve anëtare dhe para shefit Havier Solana ”-tha Shefi I EUELX-it në Kosovë, Iv de Kermbaon, pas takimit me presidentin e Republikës së  Kosovës, Famtir Sejdiun.
Megjithese i vetdishem sfidave për vendosjen e misionit të ri civil ndërkombtar në Kosovë, presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar Planin e Ahtisarit dhe në kuadër të tij, të avancojnë edhe sistemin e gjyqësisë.
„Do të bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e tjerë për të bërë një reformë të mirëfilltë në gjyqesor dhe t´i ipet aplikimit edhe të kësaj pjese moderne të ristrukturimit, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.“
Sa i përket themelimit të qeverisë së re, në Beograd, si shefi de Kermabo si presidenti Sejdiu, favorizuan ardhjen në krye të atyre që kanë qasje proevropiane. Ndërkohë që, presideti Sejdiu i kërkoi nga presidenti i Serbise, Boris Tadiç, që të dëshmojë në praktikë qasjet e deklaruara për politikat proevropiane.
Shefi i EUELX-it, Iv de Kermabon u taua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, ndërsa në orët e pasditës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ajete Beqiraj, Dojce vele

Kermabon: EULEX-i nuk zëvendëson UNMIK-un

Shefi i EULEX-it-Iv de Kermabon

7 korrik 2008, Dojçe Velle. Shefi i Misonit EULEX, Iv de Kermabon deklaroi në Kosovë se EULEX-i nuk e zëvendëson UNMIK-un por, do të funksionojë si një mision më vete dhe me një mandat të qartë

Shefi i Misonit Evropian për Polici dhe Gjyqësinë në Kosovë, Iv de Kermabon, përsëriti se misioni që ai drejton nuk do të jetë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, por do të funksionojë si një mision në vete dhe me një mandat të qartë. EULEX-i nuk është këtu për te zëvendësuar UNMIK-un, tha ai. Kjo për faktin se ai është një mision me natyrë tjetër.

Iv de Kermabon: “EULEX-i nën udhëheqjen evropiane”

Kermabon: “Po bëjmë konsultimet e nevojshme me faktorin vendor dhe ndërkombëtar për të saktësuar fushat e veprimit. EULEX-i është këtu nën udhëheqjen e qartë evropiane dhe do të raportojë tek mekanizmat specifikë në Bruksel, të cilët merren me krizat civile në përbërje të 27 vendeve anëtare dhe para shefit Havier Solana .” Këto shefi i EULEX-it në Kosovë, Iv de Kermabon i deklaroi pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Duhen bërë përparime në sistemin e drejtësisë

I vetëdijshëm për sfidat që ka përpara misioni i ri civil ndërkombëtar në Kosovë, presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar planin e Ahtisarit dhe në kuadër të tij, të avancojnë edhe sistemin e drejtësisë.

Sejdiu:”Bashkëpunim për  reform në përputhje me Kushtetutës e Kosovës”

Presidenti Sejdiu vuri në dukje se do të ketë bashkëpunim me mekanizmat e tjerë për të bërë një reformë të mirëfilltë në drejtësi ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.

Sa i përket themelimit të qeverisë së re në Beograd, si shefi Iv de Kermabo ashtu edhe presidenti Sejdiu, favorizuan ardhjen në krye të qeverisë së re të atyre forcave që kanë qasje proevropiane. Ndërkohë presideti Sejdiu kërkoi nga presidenti i Serbise, Boris Tadiç, që të dëshmojë në praktikë qasjet e deklaruara për politikat proevropiane.

Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon u takua edhe me Kryetarin e Kvuendit të Kosovës, Jakup Krasniqin. Pasdite ai takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajetë Beqiraj, DW

Gjendje alarmante ne pyjet e Decanit

5 korrik 2008, Dojce Vele, Ndërprerja e tenderëve, bartja e përgjegjësive menagjeriale në komunë, shpejtimi i procedurave për ligjin e ri si dhe mobilizimi i të gjitha institucioneve relevante, për parandalimin e dëmtimit masiv të pyjeve, është kërkesë e njëzëshme e këshilltarëve komunal, banorëve dhe shoqërisë civile të komunës së Deçanit.


 Kurorat e dendura të vargmaleve mijëravjecare, ku merr frymë qyteza e Deçanit, po ndërrojnë formë përditë. Hapësira të tëra me trungje të prera e degë të thara e të shpërndara, janë njolla të zeza mes kurorave gjelbërore. Sepse, ato që u mbollën nga njeriu ndër vite, po shaktërrohen ditë pas dite, po nga ky njeri!



 “Që të gjithë e dimë se pyjet po shkatërrohen. Që të rritet një dru duhen pesëdhjete vjet, ndërsa prehen për 5 minuta. Në kuadër të prerjes, nuk bëhet ripyllëzimi dhe kështu, në vend të halorëve kanë mbirë lisa të tjerë, cfarë s´ka ndodhur ndonjëherë. Ne kërkojmë që të ruhen pyjet dhe t´u thuhet stop prerjeve legale, ilegale, apo çfarëdoqofshin ato!”-apelon Abedin Lataj, decanas.


Ne komunen e Decanit shtrihet siperfaqja me gjere e pyjeve ne Kosove 


 Prej 37 mijë e 100 hektarësh të sipërfaqes së tërësishme të komunës së Deçanit, 18 mijë e 423 hektarë është veshur me pyje, 13 mijë e 923 hektarë prej të cilave janë pronë shoqërore, ndërsa 4 mijë e 500 hektarë, pronë private. Në bazë të ligjit mbi pyjet, të gjitha pyjet menagjohet nga Agjencioni Pyjor i Kosovës.


“Një menagjim, me të cilin Komuna e Deçanit nuk është e kënaqur-thotë Musa Mushkolaj, zyrtarë i Departamentit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Kuvendin Komunal të Deçanit. Duke filluar që nga Plani Operativ i Prerjeve Vjetore, ku në nivel të Kosovës planifikohen diku 100 mijë metër kub, ndërsa vetëm në komunën e Deçanit, rreth 30 mijë metër kub, duke përfshirë edhe drurin teknik edhe atë për djegje.“


Sipas shefit të Agjencionit Pyjor të Kosovës, është ligji i cili është shndërruar në një “kancer” veprues të delikuentëve të shumtë, të cilët ndëshkohen me dënime shumë simbolike.  


“Ne kemi inicuar amandamentimin e këtij ligji-thotë Luma, sipas të cilit, ligji është kthyer nga Kuvendi edhe është në përgatitje dhe në përgatitjen e ligjit të ri do të përfshihen të gjitha institucionet, që nga 
komuna e deri në qeveri.
Demtim masiv i pyjeve te Decanit


Kerkohet mobilizim per mbrojtje te pyjeve


Kuvendi  Komunal i Deçanit, në një seancë të jashtëzakonshme kërkon mobilizimin e të gjitha institucioneve relevante. Ndërsa, fajet e artikuluara në shumë adresa,  do të marrin kahjen e duhur nga 6-të rekomandimet e këshilltarëve të asamblesë komunale të Deçanit, ndër të cilat janë edhe ndërprerja e tenderëve, bartja e përgjegjësive menagjeriale në komunë, shpejtimi i procedurave për ligjin e ri si dhe mobilizimi i të gjitha institucioneve relevante, për parandalimin e dëmtimit masiv të pyjeve.


“Është momenti i fundit që të respektohen këto rekomandime dhe ta shpëtojmë atë që mund të shpëtohet“-porosit kryetari i KK-së së Deçanit, Musa Berisha.
 
Në komunën e Deçanit shtrihet sipërfaqja më e gjërë e pyjeve të Kosovës, me mbi 19 mijë hektar dhe me një kapacitet të rritjes vjetore prej 60 mijë metër kub; një sipërfaqe, e cila në vitet e pasluftës i është ekspozuar shfrytëzimit të pakontrolluar nga prerësit ilegal, duke e radhitur  ndër zonat më të rrezikuara nga faktori njeri.                   
 Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Kosova kremton bashkë me Amerikën

4 korrik 2008, Dojce Vele, „Amerika është e përkushtuar ndaj Kosovës, ndaj popullit të saj, nga çdo grup etnik, çdo komuniteti vendor në çdo kënd të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim”-tha mes të tjerash ambasadorja e SHBA-ve, në Prishtinë, Tina Kaidanoë, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila po kremtohet edhe në Kosove.

Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë po shenohet me një varg manifesimesh. Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një telegram urimi dërguar presidentit të ShBA-ve, George Ë. Bush, në emër të qytetareve dhe të institucioneve të Ksooves, ndër të tjera, shkruan:
„Krijimi i shtetit tonë të ri ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi dhe mbështetjes së pakrahasueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke çmuar kontributin e jashtëzakonshëm që shteti juaj ka bërë për popullin e Republikës së Kosovës, ne shpresojmë dhe punojmë për forcimin e mëtejmë të lidhjes se vecante që kemi mes dy shteteve tona”.
 Në vazhdën e manifestimeve kushtuar 4 korrikut, organizuar nga Kuvendi Komunal I Prishtinës, ambasada amerikane dhe Radio Televizioni i Kosovës, sonte, në qendër të kryeqytetit të Kosovës, mbahet manifestimi kulturor ”Tung Amerikë“. Me këtë rast, shoqata “Miqtë e Amerikës“ ka përgatitur një pano, në të cilen gjenden të gjithe ata që kanë ndihmuar Kosovën, por para të gjithëve, Amerika.
“Është ky një respect modest, por me një mesazh të fuqishëm; se populli I Kosovës nuk harron të gjitha veprimet që ndërmarrin, qoftë një individ apo një shtet“-thotë kryetari Agim Regjepi.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanoë  në një ceremoni festive të organizuar me rastin e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, theksoi edhe një herë përkushtimin e shtetit të saj ndaj Kosovës.
“Amerika është e përkushtuar ndaj Kosovës, ndaj popullit të saj, ndaj çdo grupi etnik në çdo kënd të Kosovës. Dëshirojmë të shohim një të ardhme më të mirë për Kosovën, dhe do të punojmë së bashku me ju, për të këtë të ardhme.  Ky është premtimi ynë, dhe ky është zotimi ynë. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim!”-tha mes te tjerash, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Prishtinë, Tina Kaidanoë, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës.
 Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim”-tha mes te tjerash ambasadorja e SHBA-ve ne Prishtine, Tina Kaidanov, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila po kremtohet edhe ne Kosove.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Opozita kosovare: “Strukturat paralele nuk shpërbëhen me fjalë”

4 korrik 2008, Dojce Vele, „Ka ardhur koha qe institucionet e Kosoves te deshmojne autoritetin e tyre dhe permes nje plani konkret te kthejne situaten nen kontroll. Sepse, strukturat paralele nuk shperbehen me fjale“-deklarojne kreret e dy partive opozitare ne Kosove, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zanier. 

Dite me pare ne veri te Kosoves, serbet kane themeluar parlamentin e tyre, nderkohe qe ne baze te rezultateve te zgjedhjeve te 11 majit, vazhdon konstituimi i kuvendeve paralele te komunave. Per presidentin dhe kryeministrin e Kosoves, krijimi i stukturave paralele ne Kosove, eshte perpjekje e kote dhe e deshtuar. Por, kreret e dy partive opozitare, LDD dhe AAK, mendojne ndryshe.
„Institucionet nderkomtbare dhe ne vecanti, institucionet e Ksooves, duhet te fillojne me hapa te vegjel, jo me force, te demonstrojne qe jane pergjegjese dhe qe qytetaret te mund te kene gjume te rehatshem. Nuk e besoj se deri sot e kemi demonstruar kete. Dhe, vetem fjalet nuk mjaftojne!“-thote Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike te Dardanise.
„ Vetem reagimet se pajtohen apo nuk pajtohen, nuk mjaftojne per venjen e rregullit. Duhet nje plan,se si te veprohet rreth doganave, rreth vendosjes se nje jete ma te rregult ne veri. Ju i dini tashme qendrimet e mia…“-thote kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj.
Komente te tilla u bene pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier. Nderkohe qe, shefi i UNMIkut Lamberto Zanieri theksoi nevojen e krijimit te urave te bashkepunimit me serbet e Kosoves dhe permes vendosjes se nje dialogu, te bejne zgjidhjen e problemeve te tyre.
Nje perpjekje e tille eshte vendimi i qeverise se Kosoves, per tíu vazhduar mandatin kater kryetareve te deritashem te komunave me shumice serbe te Kosoves: Leposavic, Zvecan, Zubin Potok dhe Shterpce. Presidenti i Ksooves, Fatmir Sejdiu ka shfaqur besimin, se me vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, po krijohet mundësia për pranimin e realitetit të ri në vend. Por, ai nuk përjashtoi mundësinë e vështirësive në terren për shkak të presionit të vazhdueshëm nga Beogradi mbi serbët në Kosovë, për mos pranimin e institucioneve të Republikes se Kosovës.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele