Takimi i IV i Grupit Drektues Ndërkombtar në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojçe Velle. Për të katërtën herë mblidhet në Prishtinë  Vendet anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në  Republikën e Kosovës.


“EULEX dhe Zyra e përfaqësuesit Civil Ndërkombtar, së shpejti do të kenë qasje në të gjithë territorin e Kosoves, gjë e cila, para së gjithash do t´i kontribuojë procesit te pajtimit”, – deklaroi sot në Prishtinë, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Faith, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën. Anëtarët e Grupit Drejtues Nderkombtar, themelimin e “Kuvendit Serb në Veri”, e konsiderojnë illegal, ndërsa formimi sa më i shpejtë i qeverisë së Beogradit do të ndihmonte zhvillimet pozitive.

Në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 11 korrik, ne Bruksel. Është bërë i ditur poashtu edhe fillimi i punës fizike për përcaktimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, i cili sipas presidentit Sejdiu, është një mollë sherri e lënë qellimisht nga Serbia. Ndërsa, lidhur me propozimin e kreut të Organizates së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi:

“Është e interesit për ne që të bisedojmë rreth bashkëpunimit në sektorin energjetik, për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për parandalimin e krimit të organizuar e qështje të tjera dhe është e pranueshme për ne, çdo qasje që ka të bëjë me marrëdhënie të relaksuara mes dy vendeve sovrane. Por, në temat që duhet shtrohen, Qeveria e Kosovës, do të marrë vendime”.

Takimi i sotëm i Grupit Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë, ishte i katërti me radhë.

Ajetë Beqiraj, DW

Leave A Comment

Your email address will not be published.