Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves

16 qershor 2008, Dojce Vele, Kater muaj pas shpalljes e pavaresise se Kosoves, ka hyre ne fuqi Kushtetuta e saj. Per shtete qe pranojne dhe perkrahin Republiken e Kosoves, Kushtetuta legjitimon përcaktimin e qytetarëve të Kosovës per krijimin e nje shteti demokratik dhe shumetnik te integruar në komunitetin Euro-Atlantik. Per Rusine dhe Serbine, ky eshte edhe nje cenim i itnegritetit territoiral te Serbise dhe shkelje e ligjeve nderkombtare. Por, cfare mendojne qytetaret e Kosoves per kushtetuten e sapo hyre ne fuqi?

Kushtetuta e 15 qershorit nuk eshte kushtetute e pare e shtetit te Kosoves. Me 7 korrik 1990 deputete e Parlamentit te atehershem, nenshkruan Kushtetuten e njohur si Kushtetuta e Kacanikut.
“Rendesia Kushtetutes se Kacanikut e shpallur ne kohe dhe rrethana te pushtimit klasik nga Serbia ksihte nje rendesit e vecante, ngase percolli mesazhin te opinioni i brendshem dhe ai nderkombtar se se ky popull nuk do te ndalet deri ne realizimin e synimeve te veta. Prandaj, s´ka si te mos besojme se Kushtetuta e aprovuar nga parlamenti I Kosoves  do te aplikohet ne tere territorin e Kosoves”-thote Rasim Selmanaj, deputet I Parlamentit te tashem te Kosoves, nga radhet e AAK-se.
Ne ceremonine solemne te hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, me 15 qershor, te miratuar nga Parlamenti I tanishem I Re[ublikes se Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu premtoi shtrirjen e saj ne gjithe territorin e Kosoves.
“I besoj, cind per qind. T’lumte na si e kemi prit kete liri e kete pavaresi, e I kemi njerezit tane si ua kemi dhone voten. Jaaa, n´krejt Kosove inshalla, se pergjysme s´vyn kurgjo. Besoj, me emer te Zotit”-shprehet i bindur Hazir Tolaj, nga Prilepi, i cili  I beson premtimit te presidentit dhe eshte mbeshtetur pa frike ne ata qe ua ka dhene voten.
Por, presidenti I Kosoves Fatmir Sejidu, paraljemeroi, poashtu, ”tendencat nga Beogradi që ta tensionojë gjendjen në pjesën veriore të Kosoves dhe ta cenojë qenien e Republikës së Kosovës si shtet”. Si kunderpergjigje me aktuale e përfaqësuessve serb të Kosovës është paraljemerimi I themelimit te parlamentit paralel serb dhe brenda ketij muaji.
“Nese thuhet se Kosova s’ka ndarje, atehere duhet me  mbajte ato. E kush o kah na mashtron, aty nuk e di”-thote Mete Neziraj nga Lluka e Eperme, nderkohe qe Shkodran Imeraj,kooautor i librit „jetesimi i Kushtetutes se Kacanikut ne Komunen e Decanit“, mendon se:
“As pas 15 qershrit, institucionet e Kosoves nuk do te kene mundesi te shtrine autoritetin e vet ne tere territorin e Kosoves. Sepse, dihet vendosmeria e Rusise, e Serbise dhe e shteteve aleate. Dihet veriu i Mitrovices, „ekstra zonat“ dhe funksionimi i strukturave paralale perbrenda Kosoves“.
Por, Curr Mazrekaj, gazetar shumevjecar, beson se me aprovimin e kesaj kushtetute:
“Kosova do te jete shtet ne kufijte e saj, sepse keto jane edhe qendrimet e bashkesise nderkombtare. Perndryshe, nese hapet qeshtja e kufijve dhe e ndarjeve, do te kemi edhe nje lufte tjeter”.
Pavaresisht te gjithave, lideret e institucioneve te Republikes se Kosoves premtojne se do te sfidojne cdo pretendim nga ana e kujtodoqofte, qe provon te ve ne dyshim ekzistencen e Republikes e Kosoves.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.