Decan: Komuna dhe Manastiri

7 qershor 2008, Radio Kosova, Vazhdon tensioni ne mes te Komunes se Decanit dhe te Manastirit i nxitur nga Vendimi Ekzekutiv 2008/21, leshuar nga Zyra e Shefit te UNMIK-ut, Joachim Ryker, me ane te te cilti kerkohet bartja e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Manastiri pardje leshoi nje komunikate me ane te se ciles akuzon komunen per mosperfillje te autoritetit te UNMIK-ut dhe shkelje te rezolutes 12/44. Komuna e Decanit,sot, me ane te nje komunikate i kunderpergjigjet.

“Prona i është grabitur Manasitirit në vitin 1946”-thonë përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit. “Prona shoqërore I është dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet diskriminuese te Serbise”-thonë perfaqesuesit e Komune se Decanit. Ky eshte kontesti, ne te cilin Manastiri dhe komuna ngrehin ne ane te kunderta.
Ne komunikaten per shtyp te Manastirit te Decanit, leshuar pardje(me 5 qershor) nder te tjera thuhet:
 „Si rrjedhoje e refuzimit te komunes se Decanit per te zbatuar vendimin e UNMIK-ut per „korrigjimin“ e pronave te Manastirit te Decanit, te cilat jane kthyer ne prona shoqerore,  peshkopi i Manastirit te Decanit, Teodosije Sibalic, ne letren drejtuar Kryeadministratorit te Kosoves, Joachim Ryker, shpreh brengosje te madhe per te ardhmen e Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove si dhe te popullit serb, te cilet, presionet e vazhdueshme te organeve komunale i kane sjell ne nje pasiguri te plote ku e ardhmja e tyre eshte bere krejt e paqarte“.
 Ne komunikaten e Manastirit paralajmerohet se “peshkopi Teodosije do t´iu drejtohet edhe insitucioneve perkatese nderkombtare, sic thuhet, per shkelje te hapur te ligjit dhe per mosrespektim te autoritetit te UNMIK-ut ne dem te Kishes Ortodokse Serbe dhe te bashkesise serbe ne Kosove dhe Metohi”.
Kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, sot, me ane te nje komunikate per shtyp, kunderpergjigjet:
Komuna e Deçanit është  e shqetësuar  për këtë kampanjë  të udhëhequr nga kushdo qoftë, e cila ka per qellim që gjëndjën në komunën e Deçanit dhe atë në Kosovë ta paraqesin si të pasigurt ndërsa institucionet e saj, si të papërgatitura mirë për marr mbi vete përgjegjësite e shtetit të ri. Veprime të tilla kane ne vete porosinë e qarqeve antidemokratike dhe anticivilizuese, me nje cak te vetem: destabilizimin e situatës në Kosovë, respektivisht në komunën e Deçanit. Duke pasur parasysh se ligjet dhe rregulloret në Kosovë janë demokratike, ne te cilat prona konsiderohet e shenjte dhe të patjetërsueshme,  kërkesa jonë ka për qëllim pikërisht respektimin e ligjit dhe rregullave në fuqi konform të drejtës pronësore. Ndërkaq, objekte të tilla  me vlerë, si Manastirin e Deçanit, ne i konsiderojmë pjesë të kulturës së përgjithshme të këtij nen qielli, e cila është ruajtur  dhe do të ruhet me respekt në të gjitha kohët nga vet njerëzit e kësaj ane“- “-thuhet ne komunikaten e nenshkruar  nga Kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Leave A Comment

Your email address will not be published.