Decan: A jane pronat e Manastirit apo te popullit?

4 qershor 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Asambleja Komunale e Deçanit, në seancën e sotme, ka kërkuar pezullimin e Vendimit Ekzekutiv 2008/21, me anë të të cilit Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, kërkon nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Deçanit bartjen e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. “Toka shoqërore I është dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet e Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç-thonë zyrtarët komunalë. “Prona i është grabitur Manasitirit në vitin 1946”-thonë përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.

 “Në vitin 1997, qeveria e Serbisë ia ktheu manastirit të 24 hektarët, të cilët, me 1946, “u kombtarizuan”. Ky kthim I pronave, në vitin 1998 është bartur në mënyrë të rregullt në kadastrin e komunës së Deçanit dhe ne kemi listën poseduese të marsit të vitit ´98. Fatkqësisht, pas luftës janë ndryshuar të dhënat kadastrale dhe janë zhdukur të gjitha gjurmët e kthimit të tokës sonë. UNMIK-u me Vendimin Ekztekutiv 2008/21, vec e ka kthyer situatën në gjëndjen e vitit 1999. Nëse dikush do të konfiskojë pronën tonë, le ta bëjë këtë nëpërmjet gjykatës por jo me ndryshimin e të dhënave kadastrale, me kërcënime dhe me dhunë. Sepse, kjo nuk është demokraci!”- shkruan ndër të tjera zëdhënësi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, në një letër sqaruese për dëgjuesit tanë.
Misioni I Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me t´u instaluar në Kosovë, i pat shpallur të pavlefshëm të gjitha ligjet e miratuar nga Parlamenti i Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç.
„Por, realiteti dëshmon të kubdërtën-thotë shefi ekzekutiv I Kuvendit Komunal të Deçanit, Halil Tolaj. Pas luftës, i tërë dokumentacioni kadastral është gjetur në Manastirin e Deçanit. Për të vërtetuar se librat kadastralë, ose janë përshkruar ose janë mikrofilmuar, dueht shtuar se në Jagodinë ka vepruar paralalisht, komuna e Deçanit dhe përveç dokumenteve të tjera, ka lëshaur edhe fletë poseduese, të cilat UNMIK-u gjithmonë I ka prnauar si valide. Me vendimin e fundit, komuna obligohet që në afatin prej dhjetë ditësh të bëjë regjistrimin e ngastrave kadastrale si pronë e Manastirit! Dhe, për të qënë ironia edhe më e madhe, individë brënda komunës akuzohen për falsifikim dokumëntacioni kadastral. Përkundrazi! Tokat kanë qënë prona private të shqiptarëve që dihen me emër e mbiemër dhe mënyra e shpronësimit të atyre pronarëve.“
Asambleja Komunale e Deçanit, në seancën e sotme miratoi pesë rekomandime, me anë të të cilave kërkohet pezullimi i Vendimit Ekzekutiv 2008/21, përderisa të mos hyjë në fuqi Ligji mbi Pronat, me c´rast I bëhet thirrje edhe Manastirit të Deçanit, „që bashkarisht t´i kontribuojmë stabilitetit politik dhe mirëqënies së përgjithshme”. Zyra e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Deçanit, me anë të një letre, ka njoftuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombtare,  me historikun e këtyre pronave. Ndërsa, në orët e pasditës është paralajmëruar një takim I kryetarit të Kuvendit të Deçanit, Musa Berisha me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ryker.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova
(Visited 4 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *