Date Archives June 2008

Takimi i IV i Grupit Drektues Ndërkombtar në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojçe Velle. Për të katërtën herë mblidhet në Prishtinë  Vendet anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në  Republikën e Kosovës.


“EULEX dhe Zyra e përfaqësuesit Civil Ndërkombtar, së shpejti do të kenë qasje në të gjithë territorin e Kosoves, gjë e cila, para së gjithash do t´i kontribuojë procesit te pajtimit”, – deklaroi sot në Prishtinë, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Faith, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën. Anëtarët e Grupit Drejtues Nderkombtar, themelimin e “Kuvendit Serb në Veri”, e konsiderojnë illegal, ndërsa formimi sa më i shpejtë i qeverisë së Beogradit do të ndihmonte zhvillimet pozitive.

Në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 11 korrik, ne Bruksel. Është bërë i ditur poashtu edhe fillimi i punës fizike për përcaktimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, i cili sipas presidentit Sejdiu, është një mollë sherri e lënë qellimisht nga Serbia. Ndërsa, lidhur me propozimin e kreut të Organizates së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi:

“Është e interesit për ne që të bisedojmë rreth bashkëpunimit në sektorin energjetik, për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për parandalimin e krimit të organizuar e qështje të tjera dhe është e pranueshme për ne, çdo qasje që ka të bëjë me marrëdhënie të relaksuara mes dy vendeve sovrane. Por, në temat që duhet shtrohen, Qeveria e Kosovës, do të marrë vendime”.

Takimi i sotëm i Grupit Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë, ishte i katërti me radhë.

Ajetë Beqiraj, DW

Grupi Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.

„EULEX dhe Zyra e përfaqësuesit Civil Ndërkombtar, së shpejti do të kenë qasje në gjithe territorin e Kosoves, gjë e cila, para së gjithash do t´i kontribuoje procesit te pajtimit“-deklaroi sot në Prishtinë, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Faith, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, sipas të cilit “anëtarët e Grupit Drejtues Nderkombtar, themelimin e “Kuvendit Serb në Veri”, e konsiderojnë illegal, ndërsa formimi sa më I shpejtë I qeverisë së Beogradit do të ndihmonte zhvillimet pozitive“.
Në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 11 korrik, ne Bruksel. Është bërë I ditur poashtu edhe fillimi i punës fizike per përcaktimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, i cili sipas presidentit Sejdiu, është një mollë sherri e lënë qellimisht nga Serbia. Ndërsa, lidhur me propozimin e kreut të Organizates e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi:
“Është e interesit për ne që të bisedojmë rreth bashkëpunimit në sektorin energjetik, për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për parandalimin e krimit të organizuar e qështje të tjera dhe është e pranueshme për ne, çdo qasje që ka të bëjë me marrëdhënie të relaksuara mes dy vendeve sovrane. Por, në temat që duhet shtrohen, Qeveria e Kosovës, do të marrë vendime“.
Takimi i sotëm Grupit Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë, është i katërti me radhë.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Grupi Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.

„EULEX dhe Zyra e përfaqësuesit Civil Ndërkombtar, së shpejti do të kenë qasje në gjithe territorin e Kosoves, gjë e cila, para së gjithash do t´i kontribuoje procesit te pajtimit“-deklaroi sot në Prishtinë, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Faith, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, sipas të cilit “anëtarët e Grupit Drejtues Nderkombtar, themelimin e “Kuvendit Serb në Veri”, e konsiderojnë illegal, ndërsa formimi sa më I shpejtë I qeverisë së Beogradit do të ndihmonte zhvillimet pozitive“.
Në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 11 korrik, ne Bruksel. Është bërë I ditur poashtu edhe fillimi i punës fizike per përcaktimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, i cili sipas presidentit Sejdiu, është një mollë sherri e lënë qellimisht nga Serbia. Ndërsa, lidhur me propozimin e kreut të Organizates e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi:
“Është e interesit për ne që të bisedojmë rreth bashkëpunimit në sektorin energjetik, për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për parandalimin e krimit të organizuar e qështje të tjera dhe është e pranueshme për ne, çdo qasje që ka të bëjë me marrëdhënie të relaksuara mes dy vendeve sovrane. Por, në temat që duhet shtrohen, Qeveria e Kosovës, do të marrë vendime“.
Takimi i sotëm Grupit Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë, është i katërti me radhë.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Qytetarët për zbarkimin e EULEX-it në Kosovë

26 qershor 2008, Dojçe Welle. Bindja se me zgjidhjen e statusit të Kosovës gjërat do të vihen në vend, duket të ishte e gabuar. Zbarkimi i EULEX-it në Kosovë, rikonfigurimi i UNMIK-ut ne kohën kur pritej tërheqja e tij si dhe formimi i strukturave paralele serbe në kohën kur ka hyrë në fuqi edhe Kushtetuta e Kosovës, kosovarët i mban në tension të vazhdueshëm. Por, çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për këtë qeverisje të shumëfishtë?


“Ky është një kaos i vërtet! Jo, i kemi kompetencat, jo nuk i kemi! Shpresoj që të pkatën Eulex të verë një rend për të gjithë!”-mendon Mustafë Kollani, nga Opoja.
“Zhvillimet e tilla nuk janë pozitive, sepse EULEX-i vjen si rrjedhojë e vendimeve të këqija të UNMIK-ut. Unë shpresoj dhe dëshiroj që EULEX-i të gjejë një zgjidhje për prosperitet në këtë hapësirë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.”-thotë Nebija Haljilji nga Prizreni.

Qytetarët:Shpallja e pavarësisë duhej të sillte ndryshime në Kosovë

“Për ne ishte mjaft e rëndësishme ardhja dhe prania e UNMIK-ut, ngase ne ishim të vetëdishëm se nuk jemi në gjendje të arrimë synimet tona vetëm.”- thotë Islam Husaj, nga Peja. Mirëpo, edhe kësaj forme të adminsitrimit i ka ardhur koha të ndryshojë. Pas shpalljes së pavarësisë, në Kosovë duhet të jetë disi ndryshe. Dhe ne shpresojmë dhe besojmë se kjo ´ndryshe´ do të vijë një ditë në te ardhmen!”

“Në një Kosovë me qeverisje të katërfishtë është vështirë.”- mendon Refik Kasi, nga Prizreni, sepse ne serish do të gjendemi në situate të tilla, ku secili do të thotë se zgjidhja e një problemi nuk është në dorën e tij. Dhe, kështu, ne gjithnjë do të bredhim në një qark të mbyllur, prej të cilit nuk mund të dalim në asnjë mënyrë.”

Karin Limdal, zëdhënëse e misionit, EULEX: “S´do doja të flas për të bëmat apo lëshimet e UNMIK-ut. Është e rëndësishme të dihet se EULEX-i do të veprojë krejt ndryshe nga UNMIK-u, sepse kompetencat kryesore do t´u kalojnë autoriteteve kosovare. EULEX-i do të veproje në fushën e gjyqësisë, SHBA-të do t´iu ndihmojnë politikisht, ndërsa Bashkësia Evropiane do të udhëheq Kosovën drejt Evropës. Ne jemi këtu për t´ju ndihmuar. E ardhmja është në duart tuaja!”-tha Limdal për DW-në.

Ajetë Beqiraj, DW

Mediat serbe dhe serbet e Decanit

19 qershor 2008, Radio Kosova,  Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në kthimin e të gjithë të zhvendosurvë në vatrat e veta. Raportimi serioz, korrekt dhe i paanshem i mediave shqipe ne Kosove ka arritur te senzibiloje opinionin dhe te ndihmoje shtyerjen perpara te këtij procesi. Per dallim, raportimet joserioze te shumicës se mediave serbe, ju kushtonjnë vet serbve te zhvendosur.

Autoritetet serbe me shifra te fryra te te zhvendosurve nga Kosova, alarmojne pandalur duke kritikuar institucionet kosovare se nuk po bejne sa duhet per kthimin e tyre ne vatrat e veta. Ne anen tjeter, me fushata te ndryshme mediale, rrenojne ne vazhdimesi itneresimin e brishte te zhendosruve per kthim ne Kosove. Per me teper, disa sosh, me raportime te pabaza mundohen te argumentojne nje realitet tjeter nga ai qe ekziston vertet ne Kosove, duke nxitur keshtu jo vetem urrejtje ndernacionale ne mes dy paleve ne konflikt, por duke shkaktuar panik tek vet bashkekombasit ende te zhvendesour si dhe tek ata qe tashme jane kthyer ne Kosove.
Ne fillim te muajit, kur te zhvendosurve decanas ne Mal te Zi, qeveria e Kosoves me ane te nje projekti qe impelementon Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe Keshilli Danez per Refugjate, ua kishte mundesuar viziten ne pronat e tyre dhe mundesine per te pare nga afer kushtet per kthim, me perfundimin e vizites, mediat serbe raportojne se „ata kane ikur per mungese sigurie dhe trysnie nga shumica shqiptare“.  E ne fakt, interesimi i te zhvendosurve per kthim, asnjehere nuk ka qene me i dukshem dhe ata priten me admirim nenshkrimin e marreveshjes se pare per ndertimin e 15 shtepive per te zhvenndosurit serb ne mes te Kuvendit Komunal te Decanit, Britanise se Madhe, UNDP-se dhe te DRC-se.
“Informatat se te tre serbet e pare te kthyer ne Decan, per shkak te trysnise nga ana e shqitpareve kane ikur perfundimisht nga Kosova, eshte nje tjeter dezinoframte e plasuar ne opinion nga mediat serbe-thote kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha: . Vesna Ilic, Milanka Popovic dhe Bozhidar Tomic, me te mesaur cfare thuhet ne media i jane sqaruar Zyres se UNMIK-ut per komunitete se ata jane vec ne vizite te farefisi jashte Ksooves.  Zedhenesi i UNMIK-ut Rusel Giky, qe te nesermen doli me nje komunikate per opinion ne te cilen raportimet neper mediat serbe u quante „te pasakta“ dhe se te kthyerit qe nderkohe jane ne nje vizite jashte Kosoves, planifikojne te kthehen se shpejti“.
Kete e verteton fakti se serbet e lartpermendura, Milanka Popovic dhe Vesna Ilic, tash tre dite jane kthyer ne Decan.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova

Prizren: “Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”.

17 qershor 2007, Dojçe Vele, Problemet e sigurisë njerëzore, të lidhura me pajtimin nacional në vendet e Ballkanit Perëndimor, dominuan në konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, me temën „Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”. Në konferencë po marrin pjesë eskpertë të shquar të shteteve të Ballkanit, Evropës dhe më gjërë. 


Sikur edhe në të dy Konferencat e mëhershme, në vende tjera të Ballkanit, në konferencën dyditore në Prizren, profesorë dhe politikanë nga shtete të ndryshme po japin për arritjen e ripajtimit mes popujve, menyrat e ikjes se dhunës në Ballkan si dhe për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, duke siguruar të drejtat njerëzore. Sepse, “mjaft kishte luftëra, vrasje, shkatërrime e dëbime në territorin e Ballkanit“-u tha në konferencën dyditore për „Ripajtim Kombtar, Etnik dhe Fetar“, e cila po vazhdon edhe sot në Prizren.
Prof. Dr. Takehiro Togo, ambasador shumëvjeqar i Japonisë në OKB dhe tashmë, president i Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, me këtë rast përkujtoi se Japonia ka shpenzuar 200 milionë dollarë në ndërtimin e paqes. „Dhe, ky është një mesazh i qartë dhe projekti më i mirë që ka për qëllim pajtimin ndërmjet popujve në Ballkan“-thotë prof.dr.Togo.
Përfaqësues të kombeve që jetojnë në territorin  e ish-Jugosllavisë, këtë pajtim e shohin në mënyra të ndryshme.
Akademik Mark Krasniqi mendon se pajtimi është tejet i nevojshëm për një bashkëjetesë të qetë në të gjithë Ballkanin, duke u shprehur në serbokroatisht, se:
“Për çdo pajtim, njëra palë duhet të kërkojë falje. Dhe, në rastin e Kosovës, këtë duhet ta bëjë Serbia, e cila në vitin ‚98-‚99, ka bërë gjenocid duke vrarë rreth 15 mijë njerëz, përfshirë edhe ata që janë grabitur e tretur. Kosova mund te jete Jerusalem e zemer e secilit popull qe jeton ketu. Por, për ata që punojnë për Kosovën e pavarur, duke qënë të barabartë në të“.
“Për mua, ky territor edhe më tutje është serb-për shqiptarët, është territor shqiptar. Ne serbët do të luftojmë që ajo të mbetet në Serbi-ata le të luftojnë për atë që luftojnë. Kjo është një beteje politike! Mirëpo, ne nuk kemi nevoje të urrehemi dhe nëse asnjëra pale nuk kupton tjetrën, as që do duhej të zhvillohej ndonjë bisedë. Por, kjo sot nënkupton se ne megjithatë, ne mund të kuptohemi“-mendon Mira Aleçkoviç Nikoliç, e cila në këtë takim përfaqëson diasporen serbe.
Sadik Idriz, ministër për sheëdetësi, në qeverinë e Kosovës, thotë se është koha e fundit që pas të gjitha  luftërave në Ballkan të vihet deri te paqja dhe stabiliteti. Sipas tij, situata e tanishme në Kosovë për boshnjaket është më e vështira, ngase:
 “Boshnjakët jetojnë në territorin e vendeve të sapondara nga ish-Jugosllavia dhe se ne pop paguajmë cmimin më të lartë. Boshnjaket e Kosovës, pothuaj se nuk mund të futen fare në Bosnjë me pasaporta të UNMIK-ut. Dhe, prandaj neve boshnjakëve më së tepërmi na është i domosdoshëm ky pajtim, sepse pa të ne pothuaj jemi në një karantinë”.
Ish kryministri I Maqedonise, Vlado Buçkovski, mendon se një formulë e sukseshsme e ndërtimit të një shoqërie të re shumëetnike mund të realizohet edhe në Kosovë“.
“Cfarëdo kalkulimi dhe mbetje në Status-quo e Kosovës, është e dëshmshme për gjithë rajonin. Pa një zhvillim ekonomik, pa një plan të ri në Ballkan, zor se mund të ndërrojme gjërat brënda natës. Por, unë jam një optimist i papërmiresueshëm dhe prandaj besoj se ka shpresa“.
Në këtë konferencë ishin të ftuar edhe përfaqesues të kishës ortodokse serbe.
„Mungesa e tyre e vonon procesin e pajtimit në Kosovë-mendon Qemajl Morina, prodekan i fakultetit islamik në Prishtinë. Sa i përket procesit të ripajtimit, kjo në aspektin islam, jo vetëm do duhej por është domsodoshmëri. Prandaj, sa më heret që banoreët e Kosovës e kuptojnë këtë, do të jetë më mirë“.
Pas konferencës me titull “Pajtimi mes kombeve, etnive dhe feve në Ballkanin Perëndimor“, e cila solli ne Prizren eskpertë nga mbarë bota, ish amabasadorë, akademikë dhe profesorë të shquar të universiteteve botërore, është paralajmëruar edhe një vizitë në Manasitirin e Deçanit.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Decani kremton nentevjetorin e clirimit

16 qershor 2008, Radio Kosova, Komuna e Deçanit, me një varg aktivitetesh shënoi nëntë vjetorin e çlirimit. Në kuader te aktivitete kulturore e sportive u promovua edhe libri, ”Jetësimi I Kushtetutës së Kaçanikut në Komunën e Deçanit”, me ç’ rast u ndanë mirënjohje “Post Mortum” për heronjtë e kombit, Sali Cekun, Rrustem Brucin dhe Esat Mushkolaj, si dhe për të gjithë juristët bashkëpërpilues të statusit të Komunes së Deçanit, mbi bazën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Homazhe dhe kurora lulesh mbi varrezat e deshmoreve te Komunes I paraprine manifestimit qendror ne Sheshin e Decanit, ku nen valimin e flamujve kombtar por jo edhe shtetror, qytetareve te shumte dhe perfaqesuesve te institucioneve, iu drejtua kryetari I komunes, Musa Berisha.
Kryetari Musa Berisha
“Deçani  me njerezit e tij, me historine e tij,  ka pasë guxim për të nisë Shekullin e Ri, Kohën e Re, që quhet Koha e Lirisë. Dita e 16 qershorit  shenon njërën nga ngjarjet më të madha në Kosovë dhe në mbamendjen kombtare e me gjerë , si ngjarje të shtyra nga shumë faktorë.  Ngjarje të tilla janë pjesë shumë e rëndësishme e avancimit të vlerave demokratike  dhe humane të qytetarëve të gjithë Kosovës dhe civilizimt të përgjithshëm evropian. Po kështu , sot është dita e parë e përgjegjësive të mëdha dita e parë  e jetësimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton, realizimin e aspiratave të shumë gjeneratave për jetësimin e të gjitha këtyre përpjekjeve në një realitet të ri,  që ka emrin Liria e Kosovës.Lavdi dehsnorve te Kombit! E gezofshi lirine!”.
Ne oren 13-te u promovua libri”Jetesimi I Kushtetutes se Kacanikut ne Komunen e Decanit”,  I autoreve Selim Lokaj dhe Shkodran Imeraj ku moren pejse përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jetës politike dhe akademike, me c’ rast  u ndane mirenjohje “Post Mortum” per heronjte e kombit, Sali Cekun, Rrustem Brucin dhe Esat Mushkolaj, si dhe per te gjithe juristet bashkeperpilues te statusit te Komunes se Decanit, mbi bazen e Kushtetutes se Kacanikut.
Ramush Haradinaj ne perurimin e librit 
“Statusi i komunes se Decanit eshte statusi i pare i perpiluar ne baze te kesaj kushtetute”-thone per radion tone autoret, Selim Lokaj dhe Shkodran Imeraj.
“Percaktimi per liri eshte nje percaktim qe buron nga njeriu. Disa prej njerezve e definojne me sakte dhe nje pjese e tyre ia vene qellim vetes. Ketu kemi te bejme me protagoniste qe e kane kthy ne qellim te jetes lirine per vendlindjen e vet dhe ne kete memnyre, ne liri per te gjithe”-tha lideri I Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj,me rastin e ndarjes se mirenjohjeve, duke shtuar se Kosova kerkon shume me teper sacrifice  dhe vetmohim per te arritur aspiratat e atyre qe rane dhe te  popullit te saj.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves

16 qershor 2008, Dojce Vele, Kater muaj pas shpalljes e pavaresise se Kosoves, ka hyre ne fuqi Kushtetuta e saj. Per shtete qe pranojne dhe perkrahin Republiken e Kosoves, Kushtetuta legjitimon përcaktimin e qytetarëve të Kosovës per krijimin e nje shteti demokratik dhe shumetnik te integruar në komunitetin Euro-Atlantik. Per Rusine dhe Serbine, ky eshte edhe nje cenim i itnegritetit territoiral te Serbise dhe shkelje e ligjeve nderkombtare. Por, cfare mendojne qytetaret e Kosoves per kushtetuten e sapo hyre ne fuqi?

Kushtetuta e 15 qershorit nuk eshte kushtetute e pare e shtetit te Kosoves. Me 7 korrik 1990 deputete e Parlamentit te atehershem, nenshkruan Kushtetuten e njohur si Kushtetuta e Kacanikut.
“Rendesia Kushtetutes se Kacanikut e shpallur ne kohe dhe rrethana te pushtimit klasik nga Serbia ksihte nje rendesit e vecante, ngase percolli mesazhin te opinioni i brendshem dhe ai nderkombtar se se ky popull nuk do te ndalet deri ne realizimin e synimeve te veta. Prandaj, s´ka si te mos besojme se Kushtetuta e aprovuar nga parlamenti I Kosoves  do te aplikohet ne tere territorin e Kosoves”-thote Rasim Selmanaj, deputet I Parlamentit te tashem te Kosoves, nga radhet e AAK-se.
Ne ceremonine solemne te hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, me 15 qershor, te miratuar nga Parlamenti I tanishem I Re[ublikes se Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu premtoi shtrirjen e saj ne gjithe territorin e Kosoves.
“I besoj, cind per qind. T’lumte na si e kemi prit kete liri e kete pavaresi, e I kemi njerezit tane si ua kemi dhone voten. Jaaa, n´krejt Kosove inshalla, se pergjysme s´vyn kurgjo. Besoj, me emer te Zotit”-shprehet i bindur Hazir Tolaj, nga Prilepi, i cili  I beson premtimit te presidentit dhe eshte mbeshtetur pa frike ne ata qe ua ka dhene voten.
Por, presidenti I Kosoves Fatmir Sejidu, paraljemeroi, poashtu, ”tendencat nga Beogradi që ta tensionojë gjendjen në pjesën veriore të Kosoves dhe ta cenojë qenien e Republikës së Kosovës si shtet”. Si kunderpergjigje me aktuale e përfaqësuessve serb të Kosovës është paraljemerimi I themelimit te parlamentit paralel serb dhe brenda ketij muaji.
“Nese thuhet se Kosova s’ka ndarje, atehere duhet me  mbajte ato. E kush o kah na mashtron, aty nuk e di”-thote Mete Neziraj nga Lluka e Eperme, nderkohe qe Shkodran Imeraj,kooautor i librit „jetesimi i Kushtetutes se Kacanikut ne Komunen e Decanit“, mendon se:
“As pas 15 qershrit, institucionet e Kosoves nuk do te kene mundesi te shtrine autoritetin e vet ne tere territorin e Kosoves. Sepse, dihet vendosmeria e Rusise, e Serbise dhe e shteteve aleate. Dihet veriu i Mitrovices, „ekstra zonat“ dhe funksionimi i strukturave paralale perbrenda Kosoves“.
Por, Curr Mazrekaj, gazetar shumevjecar, beson se me aprovimin e kesaj kushtetute:
“Kosova do te jete shtet ne kufijte e saj, sepse keto jane edhe qendrimet e bashkesise nderkombtare. Perndryshe, nese hapet qeshtja e kufijve dhe e ndarjeve, do te kemi edhe nje lufte tjeter”.
Pavaresisht te gjithave, lideret e institucioneve te Republikes se Kosoves premtojne se do te sfidojne cdo pretendim nga ana e kujtodoqofte, qe provon te ve ne dyshim ekzistencen e Republikes e Kosoves.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Himni i Kosovës do të pranohet nga kosovarët

13 qershor 2008, Dojce Vele, Deputetet e Paralmentit te Kosoves tashme kane miratuar himnin me te cilin Kosova do te identifikohet si shtet ne bote. Ne mesin e 134 propozimeve të kompozitorëve të vendit dhe të huaj, eshte perzgjedhur melodia pa tekst me titullin “Evropa” e kompozitorit, Mehdi Menxhiqit.

„Per flamurin te perbashkuar, me nje deshire me nje qellim…
Me keto vargje fillon himni kombtar, me te cilin shqiptaret identifikohen si komb kudo. Qamil Gaxherri nga Juniku, do te donte qe Kosova te identifikohej me te edhe si shtet, apo ndoshta me nje ndryshim krejt te vogel…
“une do ta leja Himnin qe ka qene. Me nje ndryshim shume te vogel dhe te perafert, sepse ne kishim nje himn…”-flet ai I emocionuar.
Por, ai e di poashtu se, Kosova tashme eshte shtet dhe duhet te identifikohet me himnin e saj. Ndërsa, melodia e cila do ta prezantoje Kosovën si shtet ne bote, eshte komponimi pa tekst me titullin „Evropa“, i kompozitorit, Mehdi Menxhiqi.
“Kam lexuar se disa deptuet nuk jane pajtuar, ngaqe himni eshte pa tekst dhe se i eshte dhene emri „Evropa“. Neve pakicave sigurisht ky emer na tingëllon mire. Ndersa, duke qene se ne Ksoove jeton nje shoqeri shumeetnike,eshte veshtire te perpilohet nje tekst i cili do te jete domethenes per te gjitha bashkesite etnike qe jetojne ne Ksoove-thote profesor Nebija Halili, nga Prizreni.
„Himni I Kosoves eshte I mire per Kosoven momentalisht, sepse ne synojmë te shkojme ne Evrope“-mendon Mustafe Kollani, nga Opoja.
Shemo odovic nuk e ka degjuar Himnin e Kosoves, prandaj pergjigjet indiferenet:
„Nuk e kam degjuar dhe s´mund te mendoj asgje. Nuk e di as tekstin!”
Per Riza Xhemen:
„ Ky nuk eshte “Himni i Evropes” por eshte Himni i Kosoves. Dhe, eshte i qelluar, sepse vlen per ne dhe pakicat qe jetojnë në Kosovë”.
Ndersa, Bajram Spahiu konsideron se:
“Himni I Kosoves eshte I punuar me notat e nje kompozitori te famshem kosovare dhe, edhe vetem melodia ka domethenjen e vet. Ai, gradualisht do te hyje ne shpirt te cdo kosovari  dhe per nje periudhe te shkurter, te gjithe do ta perjetojne si himnin e vet”.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Pergatitje per Konferencen e Donatoreve

9 qershor 2008, Dojce Vele, Kosova do te kete mbeshtetjen masive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Evropian, tani pas shpalljes se pavaresise. Kjo theksohet ne deklaraten e samitit BE-SHBA qe zhvilloi punimet, te marten, ne Brdo te Sllovenise. Ndihma, per Kosoven do te artikulohet edhe permes ndihmave qe pritet te jipen nga shtetet donatore ne Konferencen e Donatoreve per Kosoven“, ne Bruksel, qe pritet te mbahet me 11 korrik.

Ne kuader te pergatitjeve te projekteve per aplikim ne Konferencen e Donatoreve nga qeveria e Kosoves, komunat kane dorezuar projektet ne vleren disa milioneshe, të cilat nuk mund të realizohen edhe për një kohë të gjatë nga buxheti i vogël i komunave. Projektet jane te orjentuara kryeisht kah zgjidhja e problemit te ujit te pijes, te kanalizimit, te rrymes dhe te infrastruktures rrugore.
„Projektuesit e komunes se Prizrenit tashme kane dorezuar nje sere projektesh ne ministrite perkatese-thote kryetari i Kuvendit Komunal te Prizrenit, Ramadan Muja. Ato projekte kapin velren midis 160-200 milione eurosh, sepse jemi te interesuar qe qytetareve tane t´ua ofrojme sasine e nevojshme te ujit e pijes. Gjithashtu kemi dorezuar edhe projekte per rruge cilesore dhe nje projekt per dy hidrocentrale ne Zhur”.
Edhe komuna e Pejes i ka bere te gjitha pegatitjet per kofnerencen e donatoreve, sipas afateve te percaktuara nga niveli qendror-thote Naim Sahitaj, shef per Administrate dhe Personel ne Kuvendin Komunal te Pejes:
“Administrata komunale e Pejes ka pergatitur gjithsejt 60 projekte te ndryshme ne shumen rreth 113 milione euro. Kemi shkaur ne projekte te medha qe zjgedhin porblemin e qytetareve”.
Komuna e Decanit, shpreson se te dhjete projektet prej vetem pese milone eurosh, do te gjejne mirekuptimin e donatoorve per t´i kontribuuar nje jete me te mire per te 60 mije banroet e kesaj komune. Drejtori i Drejtorise per Ekonomi dhe Financa, Sami Gjikokaj:
“”Projektet tona jane te gjitha bindese, sepse kane drejtperdrejt lidhje me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor te komunes se Decanit, sidomos kanalizimi i ujerave te zeza eshte nder projektet kryesore qe do te perfitoje ne kete konference. Keto projekte kapin vleren prej 5 milione eurosh”.
 Dhe nje mbeshtetje e tille eshte e domosdoshme per shtetin e ri te Kosoves, thote kryeministri Hashim Thaci: “”Por, edhe ne duhet te punojmee dhe ne me politka te mencura ekonomike me reformat e domsodoshme te cilat vec kane fillaur, per jeten e re ne republiken tone te re”. Projektet te cilat qeveria e Kosoves do t´i prezantoje ne konferencen e donatoreve e cila pritet te mbahet me 11 korrik ,do te jete nje shtytje e madhe per zhvillimin e ekonomise se Kosoves dhe ngritjen e standardit te jetes per te gjithe qytetaret e saj.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele