Date Archives May 2008

Marreveshje per kthim te te zhvendosurve ne Decan

31 maj 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Eshte nenshkruar marreveshja per ndertimin e 12-te objekteve te banimit per te znvendosurit serb ne komunen e Decanit. Marreveshja eshte pjese e projektit “Partneriteti i Qëndrueshëm për ndihme ne kthimin e pakicave ne Kosove“, te cilin e financon qeveria e Kosoves ne bashkepunim me qeverine e Britanise se Madhe.

„Qe tri jave jam ketu, ndersa neser fillojne themelet e shtepise sime, cfare me ben tejet te lumtur! Sepse, une ketu dua te mbetem. A ta kam kallxu varrin? Une qetu du me vdek-flet i entuziazmuar  75 vjecari, Bozhidar Tomic, kthimi I te cilit ngrit ne tre numrin e  te kthyerve ne Decan.

Boshko Ilic, 45 vjec nga Kodralia, qe nga 12 qershori I vitit 1999, jeton si i zhvendosur ne Mal te Zi:

„Jetoj keq! Qe nente vjet me qira. Shes ne treg imtesira aq sa per t´ekzistuar. Ketu do te kthehesha me deshire, meqe kurre nuk kam pasur problem as me kolege as me fqinjte e mi.Perse te them cfare s’ eshte?!“

“Është e rendesishme qe pas konfliktit, të ndodh pajtimi dhe të gjithë të kthehen se bashku në vatrat e veta-mendon  ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosove, Andy Sparkes.  Ardhmëria e Kosovës është e njëjtë sikurse e të gjitha vendeve tjera ne Evrope, pjese e se ciles do te jete se shpejti edhe Kosova. Sepse, bota është një familje e madhe e ndërtuar nga familjet e vogla shumetnike. Kjo është edhe rruga drejt Evropës!”- nenvizon diplomati anglez, Sparkes, sipas te cilit, Britania e Madhe për kthimin e të zhvendosurve të të gjitha komuniteteve ne Kosove, ka ndarë tre milionë euro.

Decani i hapur per kthimin e te pafajshmeve

Nderkohe qe Kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha thote se komuna e Decanit eshte e hapur per te gjithe te zhvendosurit serb dhe malazez te cilet i kane duart e pastra nga lufta e fundit.

“Ne jemit e perkushtuar ne kete drejtim. Kete do ta bejme edhe ne te ardhmen duke krijuar rrethana, hapesire mundesi per te gjithe ata qe kane nje te kaluar te paster dhe duan te kthehen ne komunen e Decanit. Te gjitha do t´I bejem bashke, ne menyre qe t´iu japim shembull te tjereve se si ndertohet demorkacia”.

    Marreveshja per ndertimin e 12 shtepive per te kthyerit ne 6 fshatra te komunes se Decanit, eshte pjese e projektit “Partneriteti i Qëndrueshëm për ndihme ne kthimin e pakicave ne Kosove-Kthimi kolektiv“( The Sustainable Partnership for Ašistance to Minority Returns to Kosovo – Organised Return-SPARK), te cilin e financon qeveria e Kosoves ne bashkepunim me qeverine britaneze.

Frode Mauring viziton te kthyerit ne Decan

29 maj 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Shefi i Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Frode Mauring, shprehu domosdoshmërinë për mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e në veçanti të komuniteteve që janë përballur në të kaluarën me dhunë dhe padrejtësi. Mauring, i shoqëruar nga këshilltari i ministrit për kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Stanisha Petroviq, para vizites ne Manastirin e Decanit, eshte takuar me të zhvendosurit serb, te cilet jane pjese e nje projekti per dialog nderetnik.

Zyra Ligjore e Përfaqesuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ryker, me ane te vendimit ekzekutiv 2008/21 ka kerkuar nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Decanit, ndryshimin e te dhenbartjen e rreth 24 hektareve prone shqoerore mbi manas evidentimin e pronave të manastirit, së cilës kërkese komuna nuk I është përgjigjur me kohë. Si rrjedhoje, vjen vendimi 2008/21.
Kryetari I Kuvendit Komunal të Decanit, Musa Berisha, sjell përmbajtjen e vendimit:
“Kryeadministratori Ryker kërkon që, pronat shoqërore, të cilat me ligjet diskriminuese të vitit ’93 dhe ’97, paralmenti I Serbisë ja jep dhuratë Manastirit të Decanit pronat shoqërore, që në një afat prej dhjetë ditësh këto prona të barten në regjistrin kadastral të komunës së Decanit, si pronë e Manastirit”.
Në vendimin ekzekutiv 2008/21, nënshkruar nga kryeadministratori I Kosovës Joachim Ryker, ndër të tjera thuhet:
“…Ngastrat e tokës që aktualisht janë të regjistruara në librat kadastralë të komunës së Decanit, në pronësi shoqërore të “Qendrës së bletarisë “16 nentori”, në Decan”; ngastrat e tokës, të regjistruara në pronësi të “Ndermarrjes Hoteliere Turistike “Decani”; dhe, ngastrat e regjistruara në emër të ndërmarrjes shoqërore, “Ndërmarrja për Banesa Publike”, do të zëvendësohen me të dhëna në shënimet kadastrale që restaurojnë dhe janë konsistente me listën e lëshuar nga Zyra mbi kadastrën e tokës në Pejë, me 10 mars 1998, e cila I është bashkangjitur këtij vendimi”.
Ndërmarrjet shoqërore të lartpermendura, ishin baza e zhvillimit të turizmit në komunën e Decanit, të cilat nuk funksionojnë më. Por, cfarë do të veprojë komuna në këtë drejtim?
“Komuna po shqyrton qështjen dhe vendimet tona do t’ I marrim konform ligjeve në fuqi të shtetit të Kosovës”-thotë kryetari Berisha.
Rikujtojmë se në prill të vitit 2005, ish përfaqesuesi Special I Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, me anë të vendimit ekzekutiv 2005/5, shpalli Zonën e Vecantë të Manastirit të Decanit, në të cilën u përfshinë rreth 800 hektarë, pa përjashtuar as pronat private. Titullaret e pronave atëbotë u nxorën para aktit të kryer. Ndërkohë që, me vendimin e fundit 2008/21, lëshuar nga zyra e kryeadministratorit të tanishëm Joachim Ryker, kufijtë pronësor të Mananstirit të Decanit përbrënda Zonës së Vecante, shtrihen në rreth 24 hektarë, duke fuqizuar kështu vendimet e sjellura me ligjet diskriminuese të Serbisë së viteve 90-të, të udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Presioni i radhës nga UNMIK-u për pronat e Komunës së Deçanit

29 maj 2008, Radio Kosova, Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, me anë të një urdhërese, kërkon nga Kuvendi Komunal I Decanit bartjen e rreth 24 hektareve të pronës shoqërore mbi Manastirin e Decanit.

Zyra Ligjore e Përfaqesuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ryker, me ane te vendimit ekzekutiv 2008/21 ka kerkuar nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Decanit, ndryshimin e te dhenbartjen e rreth 24 hektareve prone shqoerore mbi manas evidentimin e pronave të manastirit, së cilës kërkese komuna nuk I është përgjigjur me kohë. Si rrjedhoje, vjen vendimi 2008/21.  Kryetari I Kuvendit Komunal të Decanit, Musa Berisha, sjell përmbajtjen e vendimit:
 “Kryeadministratori Ryker kërkon që, pronat shoqërore, të cilat me ligjet diskriminuese të vitit ’93 dhe ’97, paralmenti I Serbisë ja jep dhuratë Manastirit të Decanit pronat shoqërore, që në një afat prej dhjetë ditësh këto prona të barten në regjistrin kadastral të komunës së Decanit, si pronë e Manastirit”.

Në vendimin ekzekutiv 2008/21, nënshkruar nga kryeadministratori I Kosovës Joachim Ryker, ndër të tjera thuhet: “…Ngastrat e tokës që aktualisht janë të regjistruara në librat kadastralë të komunës së Decanit, në pronësi shoqërore të “Qendrës së bletarisë “16 nentori”, në Decan”; ngastrat e tokës, të regjistruara në pronësi të “Ndermarrjes Hoteliere Turistike “Decani”; dhe, ngastrat e regjistruara në emër të ndërmarrjes shoqërore, “Ndërmarrja për Banesa Publike”, do të zëvendësohen me të dhëna në shënimet kadastrale që restaurojnë dhe janë konsistente me listën e lëshuar nga Zyra mbi kadastrën e tokës në Pejë, me 10 mars 1998, e cila I është bashkangjitur këtij vendimi”.

Ndërmarrjet shoqërore të lartpermendura, ishin baza e zhvillimit të turizmit në komunën e Decanit, të cilat nuk funksionojnë më.  “Komuna po shqyrton qështjen dhe vendimet tona do t’ I marrim konform ligjeve në fuqi të shtetit të Kosovës”-thotë kryetari Berisha.

Rikujtojmë se në prill të vitit 2005, ish përfaqesuesi Special I Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, me anë të vendimit ekzekutiv 2005/5, shpalli Zonën e Vecantë të Manastirit të Decanit, në të cilën u përfshinë rreth 800 hektarë, pa përjashtuar as pronat private. Titullaret e pronave atëbotë u nxorën para aktit të kryer. Ndërkohë që, me vendimin e fundit 2008/21, lëshuar nga zyra e kryeadministratorit të tanishëm Joachim Ryker, kufijtë pronësor të Mananstirit të Decanit përbrënda Zonës së Vecante, shtrihen në rreth 24 hektarë, duke fuqizuar kështu vendimet e sjellura me ligjet diskriminuese të Serbisë së viteve 90-të, të udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Prapaqan: Hapet Qendra per Komunitete

28 maj 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Ne Prapaqan te Decanit eshte hapur Qendra per Komunitete, nga e cila do te perfitojne grate e gjashte fshatrave te komunes se Decanit ,pa dallim feje dhe kombsie.

 

Kreu i EULEX-it ne Prizren

19 maj 2008, Dojce Vele,“Qellimi i fundit i Bashkimit Evropian eshte i qarte: dislokimi i tij ne mbare Kosoven sa me shpejt qe eshte e mundur”-tha te henen kreu i misionit EULEX ne Kosove, Ives de Kermabon, me rastin e vizites se tij ne qytetin e Prizrenit.

A vertet, zbarkimi i EULEX-it ne Kosove do te kerkoje me shume kohe se qe pritej?-ishte pyetja kryesore te cilen, te henen, gazetaret ia shtruan shefit te EULEX-it ne Kosove, Yves de Kermabon, gjate vizites se tij ne Prizren. Dhe pergjigja ishte kjo:
„Ju e dini se misioni EULEX eshte vendosur 27 shtete anetare te BE-se dhe nga z.Solana, me idene qe t´iu ndihmohet insitucioneve te Kosoves permes nje koncepti monitorues, udhezues dhe keshillues. Ne po e dislokojme kete mision me shume eksperte evropiane dhe misioni eshte ne ndertim e siper. Deri me tash kemi deri 300 persona qe kane ardhur ne Kosove. Ju jeni ne dijeni se per shkak te rrethanave, ndoshta problemeve politike dhe teknike, implementimi i tij mund te vonohet pak…“.
 Yves de Kermabon ne seline e Policise Rajonale te Prizrenit
 A mos paraprakisht eshte i domosdoshem nje qartesim politik?-ishte pyetja tjeter e gazetareve.
„Ju e dini se EULEX-i nuk eshte i thirrur te flas per politike dhe une e konsideroj veten me shume si njeri operativ-u pergjigj z. Kermabo. Misioni i  EULEX-it eshte teknik, per te garantuar  per secilin liri te levizjes, mbrojtje dhe siguri. Dhe, pikerisht per kete, eshte ne interesin e te gjitheve, qe te kemi misionin ne fushen e sundimit te ligjit. Qellimi i fundit eshte i qarte: qe Bashkimi evropian te shtrihet ne mbare Kosoven, sa me shpejt qe eshte e mundur“.
Shefi I misionitt e EULEX-it ne Kosove, z.Ives de Kermabon, pervec Kuvendit Komunal, vizitoi edhe Gjykatat dhe Sherbimin Policor te Kosoves, me seli ne Prizren, per t´u njoftuar me per se afermi me situaten dhe preokupimet kryesore ne fushen e rendit dhe te drejtesise.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Zgjedhjet serbe mbahen edhe pas shpalljes se Kosoves-shtet…

11 maj 2008, Dojçe Welle. Serbët e komunës së Pejës, votuan për zgjedhjet lokale dhe presidenciale të Serbisë. Të 1,441 qytetarët serbë me të drejtë vote në këtë komunë, po votojnë në nëntë vendvotime me qendër në fshatin Gorazhdevc.

Gorazhdevci, rreth 7 kilometra në jug-lindje të Pejës i banuar me rreth 1100 banorë, sot ishte i ndarë në dy taborre: radikalë dhe demokratë. Në hyrje të fshatit, pankarta të Nikoliçit dhe Koshtunicës, qasje refuzuese dhe deklaratë larg mikrofonit se “serbët do të dalin në zgjedhjet e tyre, 100 per qind”. Ndërsa, në qendër të fshatit, nga pala tjetër, qasje e qytetëruar, bashkëpunim i plotë e madje, edhe deklarim haptas i votës së tyre të fshehtë, megjithëse, jo gjithëherë gatishmëri të identifkohen me emër.

Serbët e ndarë në radikalë e demokratë


“Do të votoj për Boris Tadiçin, sepse është i vetmi kandidat i cili mund të sjell paqe në rajon. Njëkohësisht, është mudnësia e vetme të heqim hajnat e Partisë Socialiste nga qeveria e Serbisë. Unë jam serb dhe nuk jam për pavaresinë e Kosovës. Por, poashtu nuk jam budalla që të dal me tre gishtërinj në Pejë, siç bëjnë këta patriotë të rrjedhshëm dhe hajna, që vjedhin paratë e popullit, përditë”-thotë D.T.-Sepse, Tadiçi është njeriu i vetëm i cili mund të na nxjerr nga kjo krizë. Unë i besoj, sepse, një njeri që ka vizion dhe mision, s´mund të zhgënjej njeri. Dhe, Partia Demokratike e Tadicit është e vetmja me orientim evropian, kundër vetizolimit dhe e cila sheh në ardhmëri dhe në bashkëjetesë me popujt e tjerë.”

Zgjedhjet serbe ilegale në Kosovën e pavarur

Që në orën 7 të mëngjesit, në nëntë qendra votimi, qytetarët serb të Pejës, dhanë votën për zgjedhjet Parlamentare dhe lokale të Serbisë. Sepse, thotë Jugosllav Stefanoviç nga grupi punues i Këshillit Qendror Zgjedhor, në Gorazhdevc: “Nuk do doja të flas në janë legale apo jo? Ne e dimë se shteti I Serbisë edhe me tej ka pushtet në këtë pjesë. Dhe, duke qënë se Kombet e Bashkuara ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ne edhe më tej jemi qytetarë të Serbisë. Ne nuk njohim zgjedhjet e Kosovës, siç nuk i njohin ata tonat dhe as nuk i pengojnë, siç nuk i kemi penguar ne. Unë do t´iu preferoja pushtetarëve tanë të cilët na sollën në këtë situatë, le të ulen dhe të merren vesh si njerëz se si të jetojmë. Sepse, ne dikur jetonim bashkë dhe mirë.”

“Që edhe populli të jetojë dhe jo vetëm politikanët – ndërhyn Srboljub Dakiç, sepse 10 për qind e popullit jeton e 90 për qind të tjerë janë zhytur në mjerim! Ne jemi në duart e fuqive të mëdha. Ndërsa, demokracia është fuqi e të fortit dhe kur të thonë se qumështi është i zi, ti duhet ta pranosh se ai nuk është i bardhë më!”

Votim i dyfishtë në zgjedhje e Kosovës dhe të Serbisë

Sllavko Dakiç, kryetar i Partise Demokratike për komunën e Pejës, ka votuar edhe në zgjedhjet e Kosovës, me 17-të nëntor. “Pikërisht për këtë, unë dhe njerëzit e mi jemi në listën e zezë. Por, ne vetëm sa jemi bërë më të fortë. Dhe, në zgjedhjet e reja të Kosovës, ne do të votojmë edhe më fuqishëm, sepse jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe duam të jetojmë këtu-thotë Sallavko Dakiç, duke shtuar se: “Dalja jonë në zgjedhjet e Serbisë nuk ka të bëjë me armiqësinë ndaj shqiptarëve. Ky është një problem përbrenda nesh, sepse vota është mënyra e vetme për të eliminuar këta kriminel dhe për t´ua dhënë vendin e merituar, nëse Zoti do, pas dere ku edhe përkasin. Dhe kjo duhet të ndodh, sepse këtu vepron një rrjet i tërë krimi i udhëhequr nga Mininsitria Serbe për Kosovën e udhëhequr nga qeveria e Koshtunicës. Se, vjedhjet e parasë së popullit nuk janë bërë vetëm në Rajonin e Pejës, por edhe në atë të Ana Moravës dhe gjithandej ku shtrihet ku ajo e shtrin pushtetin. Mjerim!”

OSBE:”Nuk kemi as rol monitoruesi”-Makinat e tyre shihen në Gorazhdevc

Në komunë e Pejës, janë 1411 qytetarë serb me të drejtë vote, të cilët votuan në 9 vendvotime, njëra prej të cilave ishte e hapur për serbët e shpëngulur nga vendet e tjera të Kosovës, me banim në Gorazhdevc. Me gjithë faktin se, të enjten në Deçan, shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Tim Guldiman deklaroi se: “Kjo organizatë nuk ka ndonjë rol në këto zgjedhje, madje as atë të monitoruesit,” në hyrje të fshatit Gorazhdevc, janë parë të parkuara makina të OSBE-së.

Ajetë Beqiraj, DW