Isniqi nikoqir i “Zerit te Vellazerise 2008”

Karvani I vellazerise ne oden e Misin Bales ne Isniq

29 prill 2008, Radio Kosova Vazhdon manifestimi tradicional “Zeri i Vellazerise 2008”, organizuar nga Shoqata e Vellazersie “Kosove-Malesi e Madhe “Martin Dreshaj”. Pas Pejes, si nikoqire e perhershme e ketij manifestimi, solistet dhe ansamblet vazhduan rrugetimin per ne Isniq te Decanit, ku u priten me perzemersi nga banoret e ketij fshati dhe me gjere.

Larmia e këngëve, valleve dhe veshjeve të ansambleve të trojeve shqiptare, të cilat prezantoheshin me  kulturën e viseve prej nga vinin, përbën një mozaik trashëgimie kulturore të ruajtur ndër shekuj. Sepse, thotë Naim Prelvukaj, atdhetar i shquar nga Martinaj i Plavës.


„Popujt që kane një kulturë, ruajne me fanatizëm vlerat trashëgimore të historisë së popullit të vet. Une e pergezoj ate popull qe e ruan kulturen e gjashte shekujve te nje simboli kombtar, përkundër përpjekjeve që t´na i zhdukin gjurmët nga thesaret e kulturës e të historisë së të parëve tanë, që nga varret. Thuhet se Rrafshi  i Duakgjinit eshte kroi u burimeve te tradites se mikpritjes dhe te kultures shqiptare e ne vecanti fshati Isniq. Po them, ndjehem me se i lumtur e i kenaqur, dhe ju jam mirenjohes  te gjithe vellezerve dhe motrave te ketij fshati, qe kane bere nje pergatitje te cilen po ta kisha edhe leksikun me te begtashem te Ate Fishtes, nuk do te dija te shpreh mirenjohjen ndaj kesaj mikpritjeje”.

Manifestimi filloi me homazhe te varrezat e deshmoreve

Naim Prelvukaj, i cili ne luften e Kosoves ishte koordinator i UCK-se per logjistike ne zonen e trekendeshit kufitar Kosove-Mal i Zi-Shqiperi, vizita ne kullat e Isniqit ia kujtoi rriten me legjendat e te pareve ne kullen e gjzshit te tij. 

 “Pata fatin qe te hy edhe ne Kullat ku jane sjell vendimet me te medha historike. Dhe, meqe edhe une kam prejardhje prej nje kulle te tille: Kulles se Metes se Bardhajve ne Martinaj, sot ne Kullen e Osdautajve u ndjeva sikur te isha ne ate legjenden e moteve te kaluara ku jane pru vendimet me te denja per ekzistencen  kombtare, ku kane dalur koloset e mbrojtjes dhe te rezistences. Mikpritja e ketyre vellezerve, bashkekombasve nga Isniqi dhe nga viset tjera, ishte aq prekese saqe nuk kam shprehje…”.
Nderime deshmoreve ne Gllogjan(F.Malesia).

Ndersa, takimi me prinderit e bashkeluftetareve te rene, nje moment prekes per luftetarin e lirise.


“Ndersa, prekes ishte takimi me prinderit e atyre qe une kisha pasur rastin ti terheq si viktima, kur kishin ra ne altarin e lirise. U takova me ata qe kisha perjetuar ditet me te hidhura te nje eksodi, te nje debimi qe bene forcat repsresive serbe dhe ato militare shovene, te cilat tentonin te na poshterorni qe te pushtonin cdo gje qe ishte shqiptare. Keshtu qe, mund te them se kisha ndjenje kenaqesie, sa emocioni, shpeshhere edhe vaje…Te gjitha ndjenjat qe njeriu si krijese biologjike i mban me vete sot u gershetuan ne mua, me kete takim ne fshatin Isniq dhe me gjithe Rrafshin e Dukagjinit”.

Karvanet e eksodit te luftes u shnderruan ne vallen e lirise
Në eksodin kosovar te viteve 1998-1999 kur Kosova po zbrazej, rrenohej e digjej, një pjesë e karvaneve shqiptare gjeten strehë edhe në shtëpitë bujare të Malësisë. Nëntë vjet pas, ata që i bashkoi mjerimi, tashmë kënga e vallja i ka mbledhur tok.

 “Ne shenje perkujtimi te te gjithe ketyre, per cdo vit tubohemi here ne Tuz, here ne Plave e Guci, here ne Rozhaje e here ne Peje, ku mbahet per here te dyte. Ndersa kesaj radhe, edhe Isniqi ishe nikoqir i gjithe kesaj per pritjen e malsoreve te cilet erdhen ne kete mes dhe u munduan qe t´i perkujtojme ato caste te cilat asnjeherw nuk duhet harruar. Prandaj, kultura duhet te kultivohet sa me shume dhe te dihet se kjo eshte muzike e jona, kjo eshte valle jona, kjo eshte veshja jone e gazmendi yne. Nuk jemi “rep” e “rok”-e, por te identifkohemi me shenjat tona qe na i kane lane gjysh e stergjysh e i kemi sjell ketu deri me sot”-thote Vesel Nikci, valltar i ansamblit “Rugova”, nga Peja.

Shqiptaret pertej kufijve ende vuajne shkeputjen nga trungu 
Profesor Regjep Abazi, kryesues I grupit muzikor “Shpëtimi”, nga Medvegja, i cili ne Isniq vie per here te pare, thotw se shqiptarwt matane kufirit ende lengojne nga ndarja e padrejte e trungut.
“Kemi ardhe t´jemi se bashku me shqiptaret, sepse s´po mund te rrime ma vetem! Na kane nda padrejtesisht…E kshtu, po kemi qejf te gjithe me u bashku ne nje vend”, thote profesor Abazi, i cili nga Isniqi ka marr mbresa te mrekullueshme.”Ne isniq per here te pare. Ne Peje kam qene disa here dhe sa here qe vi, me duket me bukur. Por, Isniqi qenka me i bukur se Peja, per arsye se ketu pamë njerëz të mrekullueshëm, njerez mikpritës, njerez bujar e punëtorë; tri karakteristika që unë I çmoj shumë”.
Grupi muzikor “Shpetimi”nga Medvegja
Por, sa kane hapesire shqiptaret e Lugines te plasojne vlerat e trashegimise kulturore ne Serbi?
 
“Ne Medvegje pak. Ne Kosove e kendej, cdokund, deri ne Vlore…Kemi nje grup  te vogel te cilin e quajme Grupi Folklorik “Shpetimi”, nje emer emblematik per Medvegjen, me te cilin i mbajme te gjitha aktivitetet. Do ishte fat qe e ardhmja te na bej nje ansambel prej atij grupi, sepse gjerat e medha dikur kane qene te vogla. Na mban kjo shprese…”.
 
Amanet bijave malsore me ua ba isniqasve nga shtate femije
 
Haxhi Rrahman Lajçi, nga treva e Rozhajës, thote se Insiqi ka qene vend i trurit dhe vend i pleqrive. Ndersa, bijave te martuara kendejpari ua ka lane nje Amanet:
 
“Jam ardhe per me ua urue ma s´pari pamvaresine dhe pastaj jom ardh me i pa trojet e Isniqit. Ky vend osht i bekuem, sepse prejse ekziston e deri ne dite te sodit, ka pas gjin qe kane dite me e marre pushken kur a nevoja, me i pajtua  njerezit kur a nevoja…Tetana akcionet e Dukagjinit jane marre n´kte Isniq. Une jam kone shume here n´Isniq dhe ua kam lane amanet bijave tona: Gjithsecila me i ba ma s´paku nga shtate femije. E dyta: me e rujt vesha; me u rujt mbatha; me u rujt gjuha; me u rujt tradita; me u rujt bukedhanja dhe me u rujt Besa! Prej qetuhi tetana kane burua ma heret e tash brezat e ri, kudo jane shiptare n´kte toke duhet me i marre. Une muj me thone se, perzmerisht jam shume i kenaqun dhe me ju falenderua ne mikpritje. Dhe, e kam vertetua ate qe e kam dite per tane jeten, se Isniqi o kane ven i trurit, ven i pleqnise, ven i trimnise.”
Rrahman Jasharaj, zëdhënës i Shoqatës se Vellazereise  Kosovë-Malwsi, ”Martin Dreshaj”, e cila eshte organizatore e Manifestimit “Zeri i Vellazerise 2008” thote se ne Isniq jane lidh ura te reja me fshatrat shqiptare matane kufirit:

“Sivjet, ne fshatin Isniq, u lidhen ura te reja miqsie ne mes te ketij fshati dhe fshatrave te Malesise. Eshte dhene nje program i perbashket kulturoro-artistik. Malesia sivjet ishte me “Shqiponjat” dhe vertet kane arritur te prezantojne folklorin burimor te asaj ane, ne menyren me te pelqyer per publikun. E vecante ishte edhe nje dreke tradicionale e fshatit per malsoret dhe pervec drrekes, karakteristike ishte ajo bashkebiseda e thjeshte, pa protokol”.

 “Engjelli i lugjeve te verdha” ne Isniq



Isniqasit e duan dhe e ruajne trashegimine 
Shpalosja e trashegimine kulturore në këtë turne vëllazëror, për insiqasit është një ditë e shënuar.
“Trashegimia kulturore asht ruajt gjithmone ne Isniq, ne te gjitha aspektet. Sigurisht qe vlerat e sjellura nga malesoret nga Tuzi dhe viset e tjera, per ne jane te mireseardhura dhe na sollen nje gezim te madh. Sepse, trashegimia tek ne asht ruajtur e vleresuar gjithmone”-thotë isniçasi, Malë Balaj. Ndërkohë që kusheriri I tij, Xhevat Balaj, me banim në Zvicër tash e 19 vjet, shpalos emocionin e tij:


“Osht ndjenje shume e vecant, sidomos kur i presim keta vellazen qe po perjetojne vuajtjet qe i kemi perjetu edhe na. Per kta me vrajne shpirtrisht! Kisha pas deshire me ju thane te gjitheve qe mos t´i harrojme vlerat tona kaq te bukura e te cmueshme, qe mos ta harrojme kulturen topne dhe traditen, se qekjo do t´na mbaje gjalle sa t´jemi! Une per vete, si ta degjoj muziken shqiptare me kaplojne emocionet e dobesohem. E, tash na ka ardhe dita me i gezue te gjitha. Ua uroj pavaresine te gjitheve. Inshallah more Zot, Kosova bahet Zvicra e dyte! Kam qejf Kosova me qene Zvicra ne Ballkan. Jetoj me ate mendim!”
Ai qe perbuz rrenjen e vet, s´ngelet vetvetja as s´behet tjeter
 
Por, jo te gjithe shqiptaret e shperndare anembane globit, ndajne te njejtin mendim. Shumica sish, duke emituar kulturat e huaja, nuk jane me as te tjeret as vetvetja. Ndaj, per te tillet, Xhevat Balaj ka nje porosi:
 “Une i kam tre djem dhe prej klases se trete fillore, ua kam ba pagesen per mesim ne shqip. Dhe, apeloj tek te gjithe, mos t´iu dhimbsen 200 franga apo 200 euro per femijet, qe te mos e harrojne gjuhen. Le te punojne prinderit me ta, le t´ua tregojne traditat e stergjysherve tane, trimerine e vuajtjet, se ai femije qind per qind nuk do ta harroje vendlindjen dhe do te kthehet ne kete Kosove…E inshallah, dhashte Zoti do te kthehemi sa ma shpejt!”
“Zeri i vellazerise” perkujton eksodin kosovar 
 
Ne manifestimin “Zeri i Vellazerise 2008”, me ane te te cilit cdo vit perkujtohet ekzodi kosovar, ansambli folklorik “Shqiponja” nga Malësia e Madhe prezantoi foklorin dhe veshjen kombtare te kesaj treve. Grupi folklorik “Shpetimi” nga Medvegja, u prezantua me tri kenge te percjellura me veglen me te vjeter shqiptare, kavallin, me fyellin e bariut dhe me sharki e cilfteli. Ansambli autokton “Rugova”,  u prezantua me vallet autoktone rugovase. Ndersa, ansambli “Mehmet Riza”, nga Isniqi, u paraqit me tri pike artisike, per t´i dhene kohe pasdite edhe shfaqjes se drames “Engjelli I lugjeve te verdha”, I pergatitur nga Grupi i Drames se Shkolles Fillore, “Isa Boletini”, ne Isniq. Drejtori i kesaj shkolle, Miftar Hakaj thote se:
Ansambli autokton “Rugova”
“Insiqi e ka  tradite te trashegimine kulturore dhe jo vetem Isniqi, por ne krejt territorin e komunes se Decanit, trashegimia kulturore ka nje vend te merituar. Njerezit interesohen vetvetiu qe sa me teper t´i ruajne reliktet e kesaj kulture. E kete e shton edhe me shumw, bashkepunimi me shoqerite e Malesise se Mbishkodres, te rrethit te Tuzit dhe te trojeve tjera shqiptare”.
Isniqasit presin vellezerit me buke, kripe e zemer
Perderisa në kullën e Osdautajve në Isniq, ne muzeun e se ciles ruhen reliktet e vjetra si deshmia me e mire e historise se lashte shqiptare, u perkujtua serish historia e së kaluarës dhe qëndresës shekullore te kullave tradicionale të Dukagjinit. Tradita e mikpritjes në keto oda u përsërit edhe sot, kur familjet e Shpend dhe Sokol Balajt hapen dyert me mikpritjen shqiptare: ”Bukë e kripë e zemer”.
„Asht shtru nje dreke simbolike, me ushqim tradiconal, buke e kripe e zemer!“-thote Rame Balaj nga familja nikoqire. „Shtruam buke e djathe e turrshi, e mish oriz e tespishte te mocme edhe flia e krejt cka dime me gatu, i kem shtru per vllaznit tane”,shton lokja Mahije Balaj, duke shpjeguar ne detaje sofren tradicionale shtruar per miqte. 
Odat e Sokol dhe Shpend Balajt kane hapur dyert me mikpritjen shqiptare
Oda e Misin Bales, prej se ciles doli Isa Boletini per te shpallur pavaresine e Shqiperise, ishte njera nga te dy odat ne te cilen u shtruan sofra me mikpritjen dukagjinase, per mysafiret e trojeve te hartes se vjeter. Ndaj, Rame Balaj nga kjo familje shprehet me emocion:

Lokja Mahije ne oborr i ka te kalitura simbolet kombtare

 “Sot m´kane ardhe miqte e mi ma t´dashur. Kjo eshte nje ure vellazerore per te gjithe qe kane qene te pranishem ne fshatin tone. Jemi krenar se, Isniqi ka qene, asht dhe mbetet ure lidhese me te gjitha trojet shqiptare, kudo qe jane”. 

Perderisa ne bashqen e Sokol Balajt rrethuar me mure te larta, miqte paten rastin te shohin se si ne hapesiren e oborrit jane kalitur ne nje:feja, kombi dhe historia . Lokja Mahije na shpien neper te duke pershkruar:  


“Ketu osht harta e Kosoves. Atje eshte hona me yllin, se jam ne fe te muslimonit. Ketu e kam Brahim Rugoven se, Rugova ma ka dhane pavaresine, poo! Se, ai e ka njofte krejt Evropen e boten, se per kta te tjeret kurre ti as une s´ishim ardhe qetu. Jam e bindur se  prej si e ka nu qat shall, o munu per kete popull shiptar. Thaci e ka shpall, faliminers…Ja kemi dhone te drejtat se s’e kish shpall hic! E, ktu jane rremat e Rugoves. Ai pavaresine e ka lyp ma s´pari se krejt familja i ka shku prej serbit edhe me shall ja kane ngreh babe e none!”
Flamuri i UCK-se, i Rugoves dhe i Kosoves valojne pernjeheresh
Ne krye te rrugices qe con te stani i drunjte prane bredhit, valojne krahas tre flamuj. “Ketu osht bajraki i Kosoves. Ky asht bajraku i UCK-se, si m´kane luftue djemt e Kosoves e i kam ne toke, ma shume pa i gjet…E ktu e kam bajrakin dardan te Rugoves!”, shpjegon lokja Mahije.

Por, megjithese ne fshatin Isniq kultura dhe tradita zene nje vend te vecante, Regjep Maksutaj ka nje brenge:
“Me keqardhje them se traditat jane ne zhdukje e siper, e posaqerisht muzika eshte ne nje kolaps te vertet. Une kur e kam reklamu manifestimin, kam thane: “Ejani dy ore ta bejme pa “tallava”. Vet fakti se programi zgjati mbi dy ore dhe per publikun mbeti i fresket, fillim e fund, jep te kuptosh se publiku eshte i uritur per kengen e mirefillte shqipe dhe tingullin kumbues te instrumenteve popullore. Ketu, sipas mendimit tim, fajtor kryesor jane institucionet qe aspak nuk ju jepet rendesi. Eshte nje fatkeqesi e madhe sepse po shuhet edhe talenti. Posaqerisht, Rrafshi i Dukagjinit ka nje brume te mirefillte”.
Te ruhet kultura dhe tradita shqiptare nga populli dhe nga shteti
Ansambli”Rugova”n’hyrje te Kulles se Osdautajve
Z. Prelvukaj, terheq vemendjen e institucioneve, sepse thote ai, vlerat me te cilat identifikohet nje popull duhet te jene te mbrojtura se pari nga shteti.

“Mbi te gjtiha lipset qe ne menyre institucionale, ligjevenesit shqiptar t´i mbrojne keto vlera te trasheguara sepse, ne baze te ketyre vlerave do te identifikohemi se jemi origjinaliteti i vjeter i popujve indo-evropian. Kjo deshmon se ne jemi nje popull me nje kulture te lashte te cilen e kemi trasheguar, edhe perkunder te gjitha perpjekje te na i zhdukin gjurmet qe nga varret e thesaret e kultures dhe historise e te mbetjeve te te pareve tane, ne i kemi ruajtur ato me nje perkushtim te vecante . Lipset nje ligj i perbashket qe ruan vlerat kombtare. Keto objekte nuk duhet te lihen vetem ne meshiren e forcave ekonomike te individeve, se dihet baza jone…Por shteti duhet te perkujdeset”, porosit z.Prelvukaj.
Atehere, kur dielli po rrokullisej pas Bjeshkeve te Nemura dhe muzgu me qetesine e nates se shpejti do te shtrinte krahet mbi Isniqin e sotem plot kenge, valle e ngrohtesi ndervellazerore, karvani i ansambleve ngarkuar me vlerat e mirefillta kulturore shqiptare vazhdoi rrugëtimin drejt Prekazit te  lavdishem, ku zuri fill drita e lirise se Kosoves…
(Visited 4 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *