Blegtoria ne Decan

20 prill 2008, Radio Kosova, Gjate luftes se fundit ne Kosove, rreth 70 per qind e infrastruktures blegtorale eshte demtuar. Nderkohe qe, fondi i bagetive i cili para luftes numeronte 40 mije dele dhe gjedhe, eshte reduktuar ne 15 mije krere.

Blegtoria eshte nje sektor i rendesishem, i cili jep rezultate ne vazhdimesi ne bujqesine gjysme komerciale te komunes se Decanit. Kullosat natyrale prej mijera hektaresh si dhe burimet ujore ne gjithe territorin e komunes, favorizojne zhvillimin e nje blegtorie intenzive dhe me perspektive.

„Komuna e Decanit ka mbi 7 mije hektare kullosa natyrale, kryesisht ne zonat e larta te bjeshkeve e poashtu edhe kullosa artificiale, ne zonat rurale. Nga siperfaqja e pergjithshme e tokes bujqesore prej 11 mije e 551 hektare, nje vend te vecante ze edhe ushqimi per pergatitjen dhe mbaresimin e kafsheve“, thote Bajram Qeku, zyrtar i Departamentit per Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.


Decani ka kushte per zhvillimin e bujqesise


Gjate luftes se fundit ne Kosove, rreth 70 e infrastruktures blegtorale eshte demtuar. Nderkohe qe, fondi i bagetive i cili para luftes numeronte 40 mije dele dhe gjedhe, eshte reduktuar ne 15 mije krere.


 „Ende eshte nje gjendje jo e kenaqshme, sepse 60 per qind te fermave jane ferma ekzistenciale, te cilat kane nje deri ne kater lope. Ferma te mesme kemi diku 38 per qind, ndersa ferma komerciale vetem 2 per qind. Keshtu qe, synimi yne eshte qe nga fermat ekzistenciale te shkohet ne krijimin e fermave gjysmekomerciale dhe komerciale”, thote z.Qeku.


Raca autoktone “Bushe” dhe “Bardhoka e Dukagjinit”

Nevojat e Komunes e Decanit me produkte blegtorale plotesohen deri ne 60 per qind. Perpunimi i produkteve behet me metoda te vjetra-ne ekonomite familjare, ndersa shitja behet pa ndonje organizim te vecante. Nder rekomandimet e Strategjise Komunale per Zhvillimin e Qendrueshem te Bujqesise, per sektorin e blegtorise nder te tjera rekomandohet: Mbeshtetje per shoqatat e fermereve dhe orjentimi I tyre ne mbjelljen e siperfaqeve me te medha me bime forragjere si dhe mbrojtje institucionale per racat e autoktone te lopes se njohur si raca “Bushe” dhe te races se deles, „Bardhoka e Dukagjinit“.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *