A pranohet Kushtetuta e Kosoves nga te gjitha kombsite?

8 prill 2008, Dojce Vele, Me një ceremoni solemne, u nënshkrua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila përcakton Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Kushtetuta e cila do t’i dërgohet Parlamentit të Kosovës për miratim, hyn në fuqi me 15 qershor. Por, çka mendojnë qytetarët për Kushtetuten e Kosovës?

Pas diskutimit publik per Projekt-kushtetutën nëpër komuna, te henen, Parlamenti i Kosoves miratoi aktin më të lartë juridik të shtetit. Kryetari i Komisionit per hartimin e kushtetutes, Hajredin Kuci, garanton:
„Se te gjitha verjetjet dhe sugjerimet i kemi rikshikuar me vemendje te vecante dhe nga ato minimum 35 deri ne 40 per qind jane inkorporuar ne draftin e ri qe eshte shume me cilesor, sepse shumica e atyre qeshtjeve qe jane ngrit dhe nuk kane pa te bejne me Pakon e ahtisarit, jane inkorporuar“. 
Ilir Ferizaj nga Decani, shperfill kete deklarate:
„Ata ne fakt nuk e kane harut kushteuten fare dhe e dine fare mire se ata nuk do te mund ta ndryshojne ate. Jane debate sa per me hy ne histproindhe te thone se kemi bere debat me qytetare, kemi marre ankjesat nga ta prandaj kemi hartuar kete kushtetute,por ne fakt nuk vlejne fare“.
Osman Goranci beson se kushtetuta do te garantoje nje jete me te mire per te gjitha komunitetet ne Kosove.
„Kushtetuta dhe shteti i Kosoves garantojne jeten e mire te te gjithe komuniteteve se bashku me ne si shumice. Te gjithe ata qe mendojne mire per Kosoven dhe ia duan te mrien Ksooves, le ta ndertojme bashke Kosoven e re“.
Dardan Mulliqin, nga Lluka e Decanit e brengosin zonat e vecanta:
„Dihet qe Zona e Decanit eshte zona e pare e ketij lloji ne Kosove, e cila fillimisht ka qene e themeluar ne baze te nje vendimi ekzekutiv 2005/5, nga ish administratori i UNMIK-ut, ne Kosove, Soren Jesen Peteresen. Me tej kjo ka perfunduar ne projektin gjitheperfshries te Ahtisarit dhe si e tille tani po bartet ne kushtetute. Zona e Decanit perfshine nje siperfaqe prej 1000 hektaresh, 80-te per qind te se ciles jane prona te bujqeve shqiptare, ndersa 20 per qind hyne prona e kishes.
Rafet Bushati, nga Prizreni eshte i vetdishem vleres se ketij akti juridik.Prandaj thote se „Kushteuta e Kosoves eshte nje proces shume i rendesishem per shtetin e Kosoves. Besoj se edhe minoritetet tjera kane me pas te drejatat e barabarta“.
Ismail ramovic, boshnjak nga Peja ka dicka te paqarte:
„Kushtetua eshte mjaft liberale dhe me standarde evropiane. Mirepo, disa qeshtje qe iu perkasin pakicave etnike s´jane te sqaruara mire,sic eshte pozita e tyre, perspektiva, arsimimi“.
Kryetari i komisionit kushtetutes, Hajredin Kuci therret per qetesi:
“Pa brenga. Ky akt juridik dhe politik, me i larti, ne Kosove ka pasqyru interesat, kerkesat, synimet e te kalaures sone per liri dhe pavaresie. Te gjitha jane te inkorporuara ne kete kushtetute”.
Perderisa, Asllan Bytyqi, nga Therranda, beson dhe uron:
“Qe ajo kushtetute te jete kushtetute qe perfaqeson interesat e te gjithe popujve qe jetojne ne Kosove, pa dallim kombi pa dallim feje race apo etnie“.
Ajete Beqiraj, DW

Leave A Comment

Your email address will not be published.