KEK-u & Konsumatori

28 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Qeveria e Kosoves, krahas Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës dhe Postë-Telekomit te Kosovës ka shpallur si kampione e korrupsionit edhe Korporaten Energjetike te Kosovës. Por, perderisa qeveria shumë shpejt pritet të dalë me nje projekt konkret për të tejkaluar gjendjen e rëndë energjetike ne Kosove, zyrtare te Divizionit te Rrjetit per Rajonin e Pejes thone se me i korurptuar eshte vet konsumatori, duke mare parasysh se vetem 40 per qind e tyre jane parapagues te rregullt.

Perderisa reduktimet e rrymës elektrike, në Kosovë, tashmë janë përditshmëri, konsumatoret ankohen edhe per mosrespektim te ketij orari, Cyme Sadria nga Strellci, flet nga pervoja:
“S´respektohet hiç!…Hiç, kurrqysh!…Thonë qekaq je me rrymë e qekaq-pa to. Ti mendon kishe o bo vakti, e s´ka vakt! Qeshtu qe na jemi tuj hek me këtë rrymë, kur e kur e s´po kemi çka me bo!”
Por, Cyme Sadria nuk është konsumatorja e vetme që shpreh pakënaqesinë ndaj shërbimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës. Janë një sërë konsumatorësh nga Rajoni i Pejës qe ankohen për parregullsi te tjera, te cilat shqetësime i shtrojme tek menagjeri i Divizionit te Rrjetit për Rajonin e Pejës, z.Idriz Ibraj:
„Ne jemi pika më e goditur nga reduktimet, sepse nga të dy drejtimet, qoftë nga Prizreni apo nga Mitrovica, jemi pika e fundit e furnizimit…Mirëpo, poaq sa edhe vet KEk-u,  përgjegjësinë e mban edhe vet konsumatori, sepse ne qendrojmë keq me pagesë dhe qëndrojmë keq me shfrytëzim të paautoritzuar. Pra, vetvetiu, nga inkasimi I borxhit të konsumatorit për momentin mvaret e gjithë Korporata Energjetike.”
Cyme Sadria eshte parapaguese e rregullt:
„Vallahi, unë nuk di tjetër veç se i kam pagu nga 150,120, 130 euro…E gjithmonë me rrymë jom konë katastrofë! Unë me vjedh nuk vjedh, veç paguaj sa t´muj. Une as nuk punoj me rrymë, se më dhimbset. Punoj veç me dru, se vallahi kam dru boll!”
Krahas Poste Telekomuniakcionit te Kosoves dhe Aeroportit Nderkombtar te Prishtines, Korporata Energjetike e Kosoves,  eshte shpallur me e korruptuara ne Kosove. Edhe Sali Camaj, nga Fjereza e Pejes, ka kete dyshim:
“Paj pak populli si s’po e paguajne por po tutna si udheheqesat po e shesin”.
Menagjeri Idriz Ibraj, vihet ne mbrojtje te institucionin te tij:
“Te tjeret po na vleresojen si KEK-u eshte nder organziatat me te korurputara. Vec une e di se 50 periqnd e konsutmaoreve jane me te korruptuar se ne”
Marie Berisha ankohet per proceverbalin e leshuar nga KEK-u, ne te cilin akuzohet se me ane te nje gjilpere ka bllokuar njehsorin.
“Krejt qarshia kane dale me kqyr, nuk ka ajo qe me shperlan, mirepo po iu drejtohem si nje qenje nejrezore,me tregoni cka t’ bej m tutje?”
“Jo jo, ryme hic vec boll qysh po  elajme po kemi. Cka po bani kur s’po kni rryme? Kurrgjo,qirat,edhe fabrikes se qirave I ka dale ilaq, I ka dale ilaq edhe fabrieks se qirave. Pasha zotin s’ di gje v,ec me krahe po bi qira edhe po me shkojne”-thote Sali Camaj, I vetdishem se borxhi I konsumatorit ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, vetëm në Rajonin e Pejës është 33 milionë e 900 mijë euro.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *