Decan: Zhvillimi i Bujqesise

13 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Numri i larte i papunesise ne Kosove, imponon inciativa per zgjidhje te ketij problemi edhe nga ana e shoqerise civile. Nje shembull per kete eshte Komuna e Decanit, e cila me hartimin e projektit “Strategjia Komunale per Zhvillimin e Bujqesise”, synon menyren e zhvillimit te qendrueshem te ekonomise dhe njekohesisht, zbutjen e papunesise.

Komuna e Decanit ka nje pozite te pershtatshme gjeografike, kushte te volitshme klimatike, toke te plleshme, burime te shumta uji dhe te gjitha parakushtet per nje zhvillim te suksesshem te bujqesise. E vetdishme ketyre perparesive, shoqeria civile decanase e mbeshtetur nga USAID-i, përmes IREX-it dhe ATRC-se dhe duke inkorporuar eksperte të  Drejtoratit të Bujqësisë, ka rezultuar me Hartimin e Strategjisë Komunale per Zhvillim te qendrueshem te bujqësisë, projekt ky i implementuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, nga Deçani.
 “Qellimi eshte te shtyme proceset, gjithmone duke pasur per baze interesin e qytetareve. Projekti yne eshte orjentu ne fushen e  pemtarise, bletarise, turizmit dhe te gjitha fushat ngerthehen ketu, ndersa qytetaret me teper kane qene te orjentuar ne bletari, blegtori dhe pemtari. Por, me rendesi eshte qe te shikojme edhe me tutje prioritetet strategjike qe kane dale prej dokumenti ,edhe me tutje do te punojme ne kete drejtim“-thote drejtori I kesaj OJQ-je, Adem Lushaj.
Ndalimi I papritur I shume produkteve ushqimore nga Serbia ne vitin e kaluar si dhe, ngritja vazhdueshme e cmimeve e cila vazhdon edhe sot e kesaj dite, ishte nje sprove e rende per te gjitha shtresat sociale ne Ksoove. Por, njekohesisht nje lekcion I mire per rizgjimin e fermereve dhe kthimin e fokusit kah bujqesia e cila, per shumicen konsiderohej si “démodé”. Mehmet Maksutaj, fermer nga Kodralia e Decanit, deshmon nje qasje te tille nga fqinji I tij:
“Bile bash qetu, nje shoq tuj pru une lopet me tha:”Sefa je kah bon me to!” I thashe:”Besa as nuk jam kah heqi keq, se edhe ha sa t`muj edhe shes e boj pare. E ti more shoq, cice lope n´shpi s´ke e pse po shpurdh si s´te duhen, kur bon lazem me t´pru ka nje kille tomel ne tri dite, per sevap?!” E une ungji kryet e s‘foli mo. E lypi, se po thone nuk kemi hesap! Ka hesap edhe fort,se sot nje deng sone po I ban gati dy euro. Ketyne here plqete thojshin: “Mos me shkue bile nje here ne dy jave me  e kqyr token, kan toka se thote:”M´paska harru i zoti i shpise!”
Hartimi i kësaj strategjie zhvillimore është i bazuar në potencialin e madh të resurseve për avancimin e prodhimtarisë, duke i nënvizuar këtu të gjithë treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm të cilët do të realizoheshin në bashkëveprim të komunës, institucioneve përkatëse të vendit dhe të vet fermerëve. Musatafa Gara, drejtor I Institutit per Politika Sociale, ne Kosove keshillon:
“Insistimi I qeverise me pas edhe kontakte me te shpeshta me donatoret e jashtem, qe ne bujeqesi te kete me shume perkrahje kete vit, pasi qe sistemi I Iber Lepencit funksionon ne nje pjese te madhe te Kosoves dhe sistemi I Radoniqit, atehere donacionet e siguruara nga jashte, sado simbolike te jene ato, do te ndihmonin qe ne Kosove te kete edhe me shume peme e perime qe jane me interes per qytetaret tane dhe per t’I eksportuar jashte, por edhe per dritherat praneverore qe ne rast se ato mbillen me kohe dhe ujiten, do te jene nje ndihmese e madhe per te siguruar buken ne Kosove qe eshte aq e nevojshme”.
Komuna e Decanit disponon me 11 mije e 551 hektare toke bujqesore qe perfshin 31 % te sipqefaqes se teresishme te komunes se Decanit, prej se ciles siperfaqe 10 mije e 591 hektare jane ne pronesi private, ndersa 960.00 hektare ne prone shqoerore, me te cilen menagjon Agjencioni Kosovar i Mirebesimit. 
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *