Date Archives March 2008

KEK-u & Konsumatori

28 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Qeveria e Kosoves, krahas Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës dhe Postë-Telekomit te Kosovës ka shpallur si kampione e korrupsionit edhe Korporaten Energjetike te Kosovës. Por, perderisa qeveria shumë shpejt pritet të dalë me nje projekt konkret për të tejkaluar gjendjen e rëndë energjetike ne Kosove, zyrtare te Divizionit te Rrjetit per Rajonin e Pejes thone se me i korurptuar eshte vet konsumatori, duke mare parasysh se vetem 40 per qind e tyre jane parapagues te rregullt.

Perderisa reduktimet e rrymës elektrike, në Kosovë, tashmë janë përditshmëri, konsumatoret ankohen edhe per mosrespektim te ketij orari, Cyme Sadria nga Strellci, flet nga pervoja:
“S´respektohet hiç!…Hiç, kurrqysh!…Thonë qekaq je me rrymë e qekaq-pa to. Ti mendon kishe o bo vakti, e s´ka vakt! Qeshtu qe na jemi tuj hek me këtë rrymë, kur e kur e s´po kemi çka me bo!”
Por, Cyme Sadria nuk është konsumatorja e vetme që shpreh pakënaqesinë ndaj shërbimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës. Janë një sërë konsumatorësh nga Rajoni i Pejës qe ankohen për parregullsi te tjera, te cilat shqetësime i shtrojme tek menagjeri i Divizionit te Rrjetit për Rajonin e Pejës, z.Idriz Ibraj:
„Ne jemi pika më e goditur nga reduktimet, sepse nga të dy drejtimet, qoftë nga Prizreni apo nga Mitrovica, jemi pika e fundit e furnizimit…Mirëpo, poaq sa edhe vet KEk-u,  përgjegjësinë e mban edhe vet konsumatori, sepse ne qendrojmë keq me pagesë dhe qëndrojmë keq me shfrytëzim të paautoritzuar. Pra, vetvetiu, nga inkasimi I borxhit të konsumatorit për momentin mvaret e gjithë Korporata Energjetike.”
Cyme Sadria eshte parapaguese e rregullt:
„Vallahi, unë nuk di tjetër veç se i kam pagu nga 150,120, 130 euro…E gjithmonë me rrymë jom konë katastrofë! Unë me vjedh nuk vjedh, veç paguaj sa t´muj. Une as nuk punoj me rrymë, se më dhimbset. Punoj veç me dru, se vallahi kam dru boll!”
Krahas Poste Telekomuniakcionit te Kosoves dhe Aeroportit Nderkombtar te Prishtines, Korporata Energjetike e Kosoves,  eshte shpallur me e korruptuara ne Kosove. Edhe Sali Camaj, nga Fjereza e Pejes, ka kete dyshim:
“Paj pak populli si s’po e paguajne por po tutna si udheheqesat po e shesin”.
Menagjeri Idriz Ibraj, vihet ne mbrojtje te institucionin te tij:
“Te tjeret po na vleresojen si KEK-u eshte nder organziatat me te korurputara. Vec une e di se 50 periqnd e konsutmaoreve jane me te korruptuar se ne”
Marie Berisha ankohet per proceverbalin e leshuar nga KEK-u, ne te cilin akuzohet se me ane te nje gjilpere ka bllokuar njehsorin.
“Krejt qarshia kane dale me kqyr, nuk ka ajo qe me shperlan, mirepo po iu drejtohem si nje qenje nejrezore,me tregoni cka t’ bej m tutje?”
“Jo jo, ryme hic vec boll qysh po  elajme po kemi. Cka po bani kur s’po kni rryme? Kurrgjo,qirat,edhe fabrikes se qirave I ka dale ilaq, I ka dale ilaq edhe fabrieks se qirave. Pasha zotin s’ di gje v,ec me krahe po bi qira edhe po me shkojne”-thote Sali Camaj, I vetdishem se borxhi I konsumatorit ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, vetëm në Rajonin e Pejës është 33 milionë e 900 mijë euro.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Patundshmëritë dhe uzurpatorët

20 mars 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Kthimi I serbve ne Kosove dhe vendosja ne vendbanimet e vjetra, shpeshehre rezulton me nxjerrjen e shqiptareve ne rruge. Kete pervoje e pati edhe drejtori I njesise se PTK-se ne Decan, I cili nga zyrtare te Agjencise Kosovare te prones nga objekti I ndermarrjes se tij. Si rrjedhoje, Poste Telekomi I Kosoves, ka ngritur padi prane gjykates kompetente.

“Posta dhe telekomunkaicioni I Kosoves eshte pronare legjitime dhe e vetme e patundshmerise ne rrugen “Mentor Tolaj”(Car Dushani), p.nr., ne Decan-thuhet nder te tjera ne ankesen se PTK-se, me ane te se ciles kerkohet pezullimi i menjehershem i vendimin e Agjencise Kosovare te Prones per largimin e punetorit te PTK-se nga ky objekt banesor.
“Mua me intereson, qyshkur eshte kjo prone e tyre? Une e di se kam lejen qe nga viti 1971 per kte banese. E PTT dhe PTK le te merren vesh se e kujt eshte dhe t’ ma gjejme nje banese tjeter. Perndryshe, nuk largohem prej ketu perderisa nuk marr banese tjeter”-thote Milanka Popovic, ish shfrytezuese e perkohshme e ketij apartamenti, e kthyer ne Decan  pas nente vjetesh.
Aferdita Qarkagjiu nga Poste Telekomi I Kosoves, ka kete pergjigje:
“Ne baze te kontrates mbi shfrytezimin e baneses te dates 15 dhjetor 1972, kjo banese i eshte dhene ne shfrytezim punetorit te athershem te PTK-se, Milan Rakonic, I cili ka banuar ne banesen ne fjale se bashku me familjen e tij deri ne vitin 1999”.
Por provat qe deshmojne te drejten mbi kete patundshmeri, nuk ndihmuan drejtorin e njesise se PTK-se ne Decan, Ibish Hulajn, kur nga perfaqeques te APK-se ne mes te dimrit te mos nxirret nga objekti I ndermarrjes se tij.
“Ka qene prezente edhe perfaqesuesja e PTK-se Valbona, e cila dojke me ia ofru dokumentet se eshte prone jona dhe nuk ben te nxirret punetori yne ne rruge. Absolutisht nuk ka dashte te bisedoje. Vec i thojke:”Largomi…Largomi!” Sikur ta kisha uzurpu nje banese private te dikujt, heret e kisha leshu,se e di se prona e huaj kurre nuk behet imja. Por, PTK ma ka dhene ne shfrytezim se e kam pas shpine rrafsh me toke pas lufte. Edhe  une sot jam ne rruge dhe nuk gjet kush pak kohe me thane:”Qato si e qitem ne rrugr, a ka shku diku me pese anetare, me tre femije ne dimer. Nese posedon asi dokumenbtesh, une i kam ofru me e ble. Por, nuk e gezon ate te drejte!”
Sipas sqarimit te drejtorit te Agjencise Kosovare te Prones, dhene te perditshmes kosovare ”Zeri”, me date 23 janar 2008, nga AKP-ja eshte vendosur vetem qeshtja e te drejtes se shfrytezimit, duke marre parasysh se parashtruesi I kerkeses, Milanka Popovic, ka pasur te drejten e banimit para se ta leshoj Kosoven, me 1999. Perderisa  nga PTK thote se, per qeshtjen e pronesise do te vendos  gjykata kompetente.
“Mendojme se gjykata komptente bazuar ne provat e lendes dhe ne dispozita ligjore te Ligjit mbi Banimin, se shpejti do te marre vendimin ne favor te pronarit te ligjshem, pra te PTK-se-thote z.Qarkagjiu, Pasi qe ish bartesi I te drejtes se shfrytezimit nuk eshte marre vesh me PTK-ne, mbi menyren e shfrytezimit per kete kohe, jane krijaur kushte ligjore t’i shkeptuet kontrata mbi shfrytezimin e  baneses,  per cka prane gjykates kompetente ne Decan, kemi ngritur padine e rregullt per denoncim te kontrates mbi shfrytezimin e baneses.”.
Nderkohe ne Gjykaten Komunale, ne Decan, po behet shqyrtimi ligjor I lendes mbi objektin pronesor banesor te PTK-se, ne rrugen “Mentor Tolaj”, p.nr. ne Decan.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

Shefi i misionit EULEX në Pejë

15 mars 2008, Dojçe Vele, “Qellimi i Bashkimi Evropian eshte sundimi i rendit dhe i ligjit ne mbare Kosoven, duke shpjeguar se koncepti kryesor eshte pronesia dhe llogaridhenja mendore”-ka thene sot ne Peje, shefi i misonit te EULEX-it, Yves de Kermabon.

Shefi i misionit te BE-se ne Kosove, Ives de Kermabon edhe premtoi sundimin e rendit dhe te ligjit, edhe ne kete pjese te vendit sepse, sic u hspreh, Bashkimi Evropian eshte i itneresaur per sundimin e ligjit ne mbare Kosoven.
“Periudha e ndertimit te misionit do te marre 120 dite dhe une do te takohem me njerezit ne menyre qe te kemi nje vleresim me te mire te gjendjes qe te pergatismi ura bashkepunimi, duke shpjeguar se koncepti kryesor eshte pronesia dhe llogaridhenja mendore. Ne jemi ketu qe t´i mbeshtesim keto institucione permes monitorimit, keshillimit, udhezimeve, ne menyre qe pasi te kompletohet misioni te jemi ne gjendje te punojme ne interes te popullit te Kosoves”.
Yves de Kermabon(ne mes) dhe kryetari, Ali Berisha(djathtas)
Kryetari i Kuvendit Komunal te Pejes, z.Ali Berisha, ne mes tjerash, shfaqi gatishmerine e institucionit te tij per bashkepunim me misonin e Bashkimit Evropian:
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon me kryetarin e KK-se se Pejes, Ali Berisha
“Ne shfaqem gatishmerine e insitucioneve komunale per bashkepunim ne kete mision ne te ardhmen, sidomos ne sferen e sundimit e ligjit, qe eshte ingerence ekskluzive e ketij misioni Shfrytezuam rastin te qartesojme pozicionin dhe detyrat e misonit te ardhshem, por sidomos interesi yne ishte te dime me teper per misionin lokal. Sidomos,”.
 Me kete rast,shefi i misionit te Be-se, ne Kosove, Ives de Kermabon vizitoi edhe gjykatat, policine dhe pati takime me shoqerine civile te Pejes.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Kosove: Tragjedia e Gërbecit-Tragjedi kombtare

15 mars 2008, Dojçe Vele,Shpërthimi në Gerbec të Shqipërisë, i ka tronditur edhe opinionin kosovar. Institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’u dhënë ndihmë institucioneve të Shqipërisë. Qeveria ka mobilizuar Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Punëve të Brendshme dhe TMK-në, për t’i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare, nderkohe qe qeveria kosovare ka marrë konfirmimin edhe nga KFOR-i për dispozicion të katër helikopterëve për sanimin e gjendjes.

Pas njoftimeve per shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në Gërdec të Tiranës, presidenti I Republikes e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të një telefonate, ua shprehu dhëmbjen e popullit të Kosovës, presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit, Sali Berisha, duke uruar që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, ndërsa qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë force për të përballuar pasojat e tragjedisë.
Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndër të tjera, thuhet:
 “Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhëmbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin dhe institucionet kosovare”.
Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hajredin Kuqi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, shpërthimin në Shqipëri e quajti një tragjedi kombtare, duke dëshmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme.
„Qeveria e Kosovës menjëherë ka mobilizuar të gjitha ministritë, të cilat janë në gjëndje të lartë gatishmërie. Angayzhim të veçantë kemi me KFOR-in dhe TMK-në, të cilet kanë vënë në dispozicion efektivat e veta për sanimin e  gjëndjes në Shqipëri“.
Kryeparlamentari I Ksoovës, jakup Krasniqi me këtë rast tha se insitucionet e Kosovës dhe opulli I saj, po I përcjellin me shqetësim ngjarjet në Shqipëri, duke treguar gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë.
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, për mediat kosovare deklaroi se, „Për ne është një gjëndje emergjente dhe të gjitha kapacitetet e vendit tonë janë në gjëndjen më të lartë të gatishmërisë, kemi kërkuar nga transfuzioni I Kosovës që të fillojë grumbullimin e gjkaut. Përgjegja e qytetarëve të Kosovës ka ardhur shumëe shpejt. Të gjtha spitalet e Kosovës janë të udhëzuara që të përgatisin kapacitete për këtë gjëndje. Kemi në dispozicion të eskadrilën e helikopterëve të KFOR-it, kështu që kemi kapacitete t´iu përgjigjemi kërkesave që do të vinë nga Tirana“.
“Qeveria e Kosovës do ta percjell me vëmendje çdo lëvizje për të marrë të gjitha masat që qeveria e Shqipërisë dhe populli shqiptar ta përballojnë me lehtë këtë tragjedi”-ky ështe qëndrimi i autoriteteve kosovare, lidhur me shpërthimin e së shtunës, në Gërbec të Tiranës, të cilin qytetarët pohojnë ta kenë dëgjuar edhe në Kosovë.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Decan: Zhvillimi i Bujqesise

13 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Numri i larte i papunesise ne Kosove, imponon inciativa per zgjidhje te ketij problemi edhe nga ana e shoqerise civile. Nje shembull per kete eshte Komuna e Decanit, e cila me hartimin e projektit “Strategjia Komunale per Zhvillimin e Bujqesise”, synon menyren e zhvillimit te qendrueshem te ekonomise dhe njekohesisht, zbutjen e papunesise.

Komuna e Decanit ka nje pozite te pershtatshme gjeografike, kushte te volitshme klimatike, toke te plleshme, burime te shumta uji dhe te gjitha parakushtet per nje zhvillim te suksesshem te bujqesise. E vetdishme ketyre perparesive, shoqeria civile decanase e mbeshtetur nga USAID-i, përmes IREX-it dhe ATRC-se dhe duke inkorporuar eksperte të  Drejtoratit të Bujqësisë, ka rezultuar me Hartimin e Strategjisë Komunale per Zhvillim te qendrueshem te bujqësisë, projekt ky i implementuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, nga Deçani.
 “Qellimi eshte te shtyme proceset, gjithmone duke pasur per baze interesin e qytetareve. Projekti yne eshte orjentu ne fushen e  pemtarise, bletarise, turizmit dhe te gjitha fushat ngerthehen ketu, ndersa qytetaret me teper kane qene te orjentuar ne bletari, blegtori dhe pemtari. Por, me rendesi eshte qe te shikojme edhe me tutje prioritetet strategjike qe kane dale prej dokumenti ,edhe me tutje do te punojme ne kete drejtim“-thote drejtori I kesaj OJQ-je, Adem Lushaj.
Ndalimi I papritur I shume produkteve ushqimore nga Serbia ne vitin e kaluar si dhe, ngritja vazhdueshme e cmimeve e cila vazhdon edhe sot e kesaj dite, ishte nje sprove e rende per te gjitha shtresat sociale ne Ksoove. Por, njekohesisht nje lekcion I mire per rizgjimin e fermereve dhe kthimin e fokusit kah bujqesia e cila, per shumicen konsiderohej si “démodé”. Mehmet Maksutaj, fermer nga Kodralia e Decanit, deshmon nje qasje te tille nga fqinji I tij:
“Bile bash qetu, nje shoq tuj pru une lopet me tha:”Sefa je kah bon me to!” I thashe:”Besa as nuk jam kah heqi keq, se edhe ha sa t`muj edhe shes e boj pare. E ti more shoq, cice lope n´shpi s´ke e pse po shpurdh si s´te duhen, kur bon lazem me t´pru ka nje kille tomel ne tri dite, per sevap?!” E une ungji kryet e s‘foli mo. E lypi, se po thone nuk kemi hesap! Ka hesap edhe fort,se sot nje deng sone po I ban gati dy euro. Ketyne here plqete thojshin: “Mos me shkue bile nje here ne dy jave me  e kqyr token, kan toka se thote:”M´paska harru i zoti i shpise!”
Hartimi i kësaj strategjie zhvillimore është i bazuar në potencialin e madh të resurseve për avancimin e prodhimtarisë, duke i nënvizuar këtu të gjithë treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm të cilët do të realizoheshin në bashkëveprim të komunës, institucioneve përkatëse të vendit dhe të vet fermerëve. Musatafa Gara, drejtor I Institutit per Politika Sociale, ne Kosove keshillon:
“Insistimi I qeverise me pas edhe kontakte me te shpeshta me donatoret e jashtem, qe ne bujeqesi te kete me shume perkrahje kete vit, pasi qe sistemi I Iber Lepencit funksionon ne nje pjese te madhe te Kosoves dhe sistemi I Radoniqit, atehere donacionet e siguruara nga jashte, sado simbolike te jene ato, do te ndihmonin qe ne Kosove te kete edhe me shume peme e perime qe jane me interes per qytetaret tane dhe per t’I eksportuar jashte, por edhe per dritherat praneverore qe ne rast se ato mbillen me kohe dhe ujiten, do te jene nje ndihmese e madhe per te siguruar buken ne Kosove qe eshte aq e nevojshme”.
Komuna e Decanit disponon me 11 mije e 551 hektare toke bujqesore qe perfshin 31 % te sipqefaqes se teresishme te komunes se Decanit, prej se ciles siperfaqe 10 mije e 591 hektare jane ne pronesi private, ndersa 960.00 hektare ne prone shqoerore, me te cilen menagjon Agjencioni Kosovar i Mirebesimit. 
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

Presidenti Sejdiu në Deçan

11 mars 2008, Dojçe Vele, “Serbet-peng e qasjeve joracionale”-tha presidenti I Kosoves, dr.Fatmir Sejdiu me rastin e vizitës së tij në Kuvendin Komunal te Decanit, me ç´rast vizitoi edhe dy serbet e sapokthyera.

Presidenti Sejdiu, ne takimin me zyrtaret komunal te Decanit, u njoftua me gjendjen aktuale ne kete komune. Ai shprehu bindjen se besimin se kjo komune ka potencial per t´i realizuar ato, duke dhene mbeshtejen e tij dhe te institucioneve te Kosovws per projektet e nisura.
“Mendoj se kemi hyre ne nje faze shume te rendesishme te zhvillimeve, sakrifica e shume brezave ka perfunduar ne menyren met e mrie te mundshme, me shpallejn e aktitt e pavaresise dhe me njohjen nderkombatere te Kosoves. Numri i vendeve qe e njohin shtetin e Kosoves, sa vjen e shtohet dhe poashtu, edhe premtimi yne kombtar qe ta ofrojme Kosoven sa me shpejt ne rrjedhat euroatlantike“-tha presidneti Sejdiu, duke shtuar se kjo eshte pjese e borxhit te institucioneve locale dhe qendrore te Kosoves, ndaj popullit te saj.
Presidenti I Ksoves, Fatmir Sejidu me kete rast vizitoi edhe dy serbet e sapokthyera ne komunen e Decanit, sepse sic u shpreh ai, „kthimi I te zhvendosurve eshte pjese e permbushjes se zotimit, se Kosova eshte e te gjithe qyetareve, pra edhe komuniteteve pakice. Ndersa ne pyetjne,nese serbet jane problem ne Ksoove, presdineti Sejdiu u pergjigj:
” Nuk jane problem serbet. Problem jane problemat! Njerezit qe ne nje forme apo ne tjetren, mund te jene pre apo peng I qasjeve joracionale. Mirepo, qytetaret e zakonshem jane ata qe njohin kete realitet dhe une besoj se do ta ndertojme relaitetin e ri, plus nje Kosove me te mire dhe me te dashur per te gjithe”.
Kryetari I komunes se Decanit, Musa Berisha, konfirmoi edhe nje here lirine e levizjes dhe qasjen e drejte te decanave ndaj te sapokthyerave:
„Ato jane te lira, komunikojne me qytetare dhe i gezojne te gjitha te drejtat dhe lirite e njeriut, si cdo qytetare tjeter I Kosoves. Keshtu do ta kene te gjithe qytetaret e komunes se Decanit”.
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, me kete rast vuri kurora lulesh edhe tek lapidaret e herojve te kombit, Sali Qeku dhe Luan Haradinaj, ne Decan.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

Feith ne Prishtine: Nuk do të lejohet ndarja e Kosovës

1 mars 2008, Dojçe Vele, I dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovën, Piter Faith, pas emërimit tjetër, si Përfaqësues I Misionit Civil Ndërkombtar për Kosovën, është zotuar se do ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në zbatimin e të gjitha dispotizave të Planit të Ahtisarit dhe se do të ketë dispozita të qarta dhe afirmative për komunitetet pakicë.

Diplomati holandez, Piter Feith ka deklaruar se do ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në zbatimin e të gjitha dispozitave të Pakos së Ahtisarit, duke përsëritur  mesazhin e Grupit Ndërkombtar për Kosoven, se nuk do të tolerohet ndarja e Kosovës.
“Ata kanë dhënë një mesazh të fuqishëm, se ndarja e Kosoves nuk është parashikuar dhe nuk do të lejohet. Mbi këtë bazë, ne kemi vijat tona të kuqe dhe pikat ku nuk duhet kaluar. Ne shpresojmë  se do ta tejkalojmë jostabilitetin dhe tensionet momentale në vend”-tha z.Feith.
“Situata është nën kontroll të plotë, tha kryeministri I Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, “dhuna nuk do të tolerohet në asnje rast, do të respektohet lëvizja e lirë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, në cdo pjesë të territorit të saj. Integriteti territorial I Kosovës është I paprekshem unik dhe I pandashëm”.
Megjithatë, ndonëse me intenzitet gjithnjë e më të ulët, në veriun Mitrovicës vazhdon rrebelimi I serbve. Numri I protestueve të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe cdo gjë që ka të bëjë me institucionet e saj, dje ishte 250-të. Ndërsa, situata vazhdon të jetë e brishtë, sidomos pas shpërthimit të së ejtes mbrëma në afërsi të ndërtesës së gjykatës, pasi që zyrtarë të UNMIK-ut ua kishin ndaluar gjykatësve dhe prokurorëve serb hyrjen në këtë objekt për ta themeluar një gjykatë jashtë sistemit gjyqsor të Kosoves, e cila do t’I bashkangjitetj atij të Serbisë.
“Nuk do të tolerohet funskionimi I strukturave paralele. Adresa e të gjithë qytetarëve të Kosovës jane institucionet legjitime në Prishtinë dhe të tjera struktura legale në nivel local. Poashtu,  misioni I EULEKS-it do ta ushtrojë autoritetin e vet në gjithë territorin e Kosovës”-paralajmëron kryeministri I Kosovës, Hashim Thaci.
 Ndërsa, mesazhi I Grupit Ndërkombtar për Kosovën I përbërë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe nga vende të tjera të rëndësishme, në ceremoninë inauguruese ishte I qartë: se nuk do të lejohet ndarja e Kosovës.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Prishtine: Estonia pranon pavaresine e Kosoves

1 mars 2008, Dojçe Vele, Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti një delegacion të parlamentit të Estonisë, e cila ka pranuar Kosovën shtet. Kryesuesi i delegacionit së Estonisë, Hanes Astok, tha se vendi i tij do të ndihmojë shtetin e ri të Kosovës.

“Kemi ardhur në Kosovë për t’I ofruar ndihmën shtetit te ri dhe do të kthehemi në Estoni me bindjen e plotë se ,në Kosovë ka hapësirë dhe mundësi të mëdha zhvillimesh e investimesh”-tha me këtë rast, kryesuesi I delegacionit estonez, z.Hannes Astok, duke shtuar se këtë realitet do ta përcjellim në qarqet estoneze me qëllim të promovimit të Kosovës.
Delegacioni është pritur nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, I cili shprehu mirënjohjen ndaj Estonisë, e cila pas pranimit të Kosovës-shtet, ka dërguar një delegacion për të shrehur drejtpërsëdrejti mbështetjen ndaj shtetit të ri. Presidenti Sejdiu theksoi rëndësinë e përvojave të mira të Estonisë në rrugën për integrime, duke shpehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më të ngushtë midis Republikës së Estonisë dhe Republikës së Kosovës.
Presidenti Sejdiu, me këtë rast theksoi përkushtimin e Kosovës në impelementimin e Pakos së Ahtisarit, me theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë, duke shprehur bindjen se prezenca ndërkombtare, civile e ushtarake, do të ndihmojë Kosovën në ecjen drejt itnegrimeve euroatlantike.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele