Kosova Republikë

10 shkurt 2008, Dojçe Vele, Kosova tashmë po bën përgatitjet për shpalljen e pavarësisë.Por, sa janë të besueshme për kosovaret deklaratat nga burimet diplomatike të cilat i referohen edhe datës së mundshme të shpalljes së Kosovës-shtet dhe përmbushja e ëndërrës së kahmotshme të shqitparëve të Kosovës?

Deklarata si: “Koha e shpalljes se pavarësisë është afruar në orë”, “Kosova po përgatitet për pavarësi”, apo edhe deklarata më e fundit e kryeministrit Hashim Thaci, se: “Kjo është fundjava e fundit para shpalljes së pavarësisë”, Arsimit, 26 vjec nga Jabllanica e Vogël, I gjasojne në deklaratat e një viti më parë.
 “Nëse nuk e shpallin në këtë shkurt sic po presim, atëherë s’ka më besë në ta, se njësoj kanë deklaruar edhe vitin e kaluar!”-thotë ai.
Sali Ajupi nga Fjerëza, vë në dyshim seriozitetin e krerëve kosovarë.
“Për pavarësi është heret. Nuk janë për me mbajte shtet se janë hajgaregji. Shteti nuk don hajgare e dallavere. Shtetin duhet me e mbajte me idikat! Pavarësia le të vjen kur të dojë. Por, këta le t’ punojnë, le t’përparojnë, mos t’vjedhin, se nuk osht mirë me e vjedh shtetin tand, me ia hangër shtetit bukën me hile. Nuk asht mirë me kajt fmia e vorfun, e dikush me I marrë ka gjysmë milioni marka”.
Bashkëmoshatari I tij, Rrustem Brahimi, 65 vjet, beson se Kosova është e gatshme për t’u bërë shtet.
“Po ma merr mendja si kushtet si I ka lyp Evropa, I kemi plotësu.Sa kemi mujtë…”.
Haki Hysenaj, nga Decani, profesor në Universitetin e Prishtinës, mendon se një inkuadrim më I gjërë I elitës intelektuale nga ana e klasës politike, do t’I kontibuonte zgjidhjes më të shpejtë të problemit të Kosovës. 
“Unë konsideroj se viti 2007 identifikohet pikërisht me këtë mangësi të klasës politike, e cila nuk ka dëgjuar sa duhet zërin  intelektualëve për hapat që do duhej të ndërmirreshin gjatë bisedimeve, për të realizuar ëndrrën kosovare për shtetin Sovran. Njësoj nuk ka ndodhur edhe me shtetin rival, prej të cilit po përpiqemi të shkëputemi!”
Ndërkohë që për serbin, Dragan Petrovic, nga Gorazhdevci, kjo shkëputje është një sfidë e madhe.
“Ne I frigohemi pavarësisë së Kosovës, sepse nuk e dimë se cfarë  na sjell kjo pavarësi. Shqiptarët duan të kenë shtet të ri, ndërkohë që neve si serb, ky hap na ndan nga shteti ynë, Serbia. Prandaj pyetja se cfarë do të bëhet me ne pas kësaj, është një sfidë e madhe për ne!”
Sido që të jetë, cdo deklaratë zyrtare e ditëve të fundit, qoftë brënda apo jashtë Kosovës, flet për shpalljen e përafërt të pavarësisë dhe për pranimin e kësaj pavarësie, nga një numër I madh shtetesh demokratike. Sfidë e madhe për Kosovën mbetet vetëm reagimi I Serbisë pas shpalljes së Kosovës, shtet I pavarur dhe sovran.
Ajete Beqiraj, DW

Leave A Comment

Your email address will not be published.