Pejë: Rotary International në Kosovë

3 shkurt 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Rotary International, është organizatë ndërkombëtare e liderëve në profesion dhe në biznes, e shtrirë në 170 vende te botës. Kjo organizatë, tashmë ka pranuar Kosovën si anëtaren e vet të 170-të, me të drejta të barabarta. Zyrtarizmi I “Rotary Club Peja” shënon njohjen e parë ndërkombëtare e Kosovës në këtë organizatë.

Rotary International është organizatë e liderëve në biznes dhe profesion, klubi I parë I së cilës u themelua në Cikago, të SHBA-ve, në vitin 1905, nga themeluesi, Pol Harris. Kjo organizatë, sot ka 1 milion e 200 mijë anëtarë të shtrirë në 170 vende të botës. Dr. Neshad Asllani, asistent guvernator I distriktit 2481, e cila përfshin pjesën veriore të Greqisë, Serbinë, Malin e zi, Maqedoninë dhe Kosovën është themelues I Rotarisë në Kosovë.
“Dy herë është debatuar në Kongresin Amerikan për pranimin e Kosovës në Rotary International. Ka qenë një angazhim I madh I rotarianëve dhe jorotarianëve. Ne s’ kemi kërkuar që Kosova të jetë e pranuar as si e pavarur as si pjese e ish Jugosllavisë, por të pranohet me statusin actual: Kosovë e administruar nga Kombet e Bashkuara. Dhe, në fund është vendosur që Kosova të sistemohet në distriktin 2480”.
Struktura e Rotary International është e organizuar në 17 zona, me 532 distrikte dhe 33 mijë klube. Kosova, në këtë organizate u pranua me 5 nëntor të vitit 2005, çfare I hapi rrugën edhe zyrtarizmit të klubeve.
“Klubi nismëtar është ai I Gjakovës, ndërkohë që zyrtarizmi I “Rotary Club Peja” shënon njohjën e parë ndërkombëtare e Kosovës. Pastaj vjen klubi I Prishtinës si dhe nismat që kemi në Prizren, Ferizaj, në Mitrovicë dhe në Gjilan.Kështu qe, brënda vitit 2008 Kosova do të ketë shtatë klube”-thotë dr.Asllani.
Qëllimi I organizimit të klubeve rotariane në një shtet është, shndërrimi I njerëzve nga marrësi në dhënës. Tashmë, Kosova ka 180 rotarianë që angazhohen nën moton: “Kush punon më së miri, ai përfiton më së tepërmi”.  Dr.Asllani vjen me disa projekte të realizuara nga “Rotary Club Peja”:
“Projektet më të rëndësishme janë ndihma e dhënë të lënduarve nga uragani “Katrina”, ndihma financiare mujore e familjeve të policëve të vrarë në detyrë. Përkahja në edukim, në shëndetsi si dhe projekti më I fundit, përkrahja e vajzave për të vazhduar shkollimin e mesëm në komunën e Klinës”.
Projekte të rëndësishme globale të Rotary International janë vaksinimi i 2 miliardë fëmijëve dhe zvogwlimi i paralizës së fëmijëve dhe kontributi i Rotarianëve në themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ne vitin 1945.

Ajete Beqiraj,DW & Radio Kosova
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *