Date Archives February 2008

Kosova Republikë

10 shkurt 2008, Dojçe Vele, Kosova tashmë po bën përgatitjet për shpalljen e pavarësisë.Por, sa janë të besueshme për kosovaret deklaratat nga burimet diplomatike të cilat i referohen edhe datës së mundshme të shpalljes së Kosovës-shtet dhe përmbushja e ëndërrës së kahmotshme të shqitparëve të Kosovës?

Deklarata si: “Koha e shpalljes se pavarësisë është afruar në orë”, “Kosova po përgatitet për pavarësi”, apo edhe deklarata më e fundit e kryeministrit Hashim Thaci, se: “Kjo është fundjava e fundit para shpalljes së pavarësisë”, Arsimit, 26 vjec nga Jabllanica e Vogël, I gjasojne në deklaratat e një viti më parë.
 “Nëse nuk e shpallin në këtë shkurt sic po presim, atëherë s’ka më besë në ta, se njësoj kanë deklaruar edhe vitin e kaluar!”-thotë ai.
Sali Ajupi nga Fjerëza, vë në dyshim seriozitetin e krerëve kosovarë.
“Për pavarësi është heret. Nuk janë për me mbajte shtet se janë hajgaregji. Shteti nuk don hajgare e dallavere. Shtetin duhet me e mbajte me idikat! Pavarësia le të vjen kur të dojë. Por, këta le t’ punojnë, le t’përparojnë, mos t’vjedhin, se nuk osht mirë me e vjedh shtetin tand, me ia hangër shtetit bukën me hile. Nuk asht mirë me kajt fmia e vorfun, e dikush me I marrë ka gjysmë milioni marka”.
Bashkëmoshatari I tij, Rrustem Brahimi, 65 vjet, beson se Kosova është e gatshme për t’u bërë shtet.
“Po ma merr mendja si kushtet si I ka lyp Evropa, I kemi plotësu.Sa kemi mujtë…”.
Haki Hysenaj, nga Decani, profesor në Universitetin e Prishtinës, mendon se një inkuadrim më I gjërë I elitës intelektuale nga ana e klasës politike, do t’I kontibuonte zgjidhjes më të shpejtë të problemit të Kosovës. 
“Unë konsideroj se viti 2007 identifikohet pikërisht me këtë mangësi të klasës politike, e cila nuk ka dëgjuar sa duhet zërin  intelektualëve për hapat që do duhej të ndërmirreshin gjatë bisedimeve, për të realizuar ëndrrën kosovare për shtetin Sovran. Njësoj nuk ka ndodhur edhe me shtetin rival, prej të cilit po përpiqemi të shkëputemi!”
Ndërkohë që për serbin, Dragan Petrovic, nga Gorazhdevci, kjo shkëputje është një sfidë e madhe.
“Ne I frigohemi pavarësisë së Kosovës, sepse nuk e dimë se cfarë  na sjell kjo pavarësi. Shqiptarët duan të kenë shtet të ri, ndërkohë që neve si serb, ky hap na ndan nga shteti ynë, Serbia. Prandaj pyetja se cfarë do të bëhet me ne pas kësaj, është një sfidë e madhe për ne!”
Sido që të jetë, cdo deklaratë zyrtare e ditëve të fundit, qoftë brënda apo jashtë Kosovës, flet për shpalljen e përafërt të pavarësisë dhe për pranimin e kësaj pavarësie, nga një numër I madh shtetesh demokratike. Sfidë e madhe për Kosovën mbetet vetëm reagimi I Serbisë pas shpalljes së Kosovës, shtet I pavarur dhe sovran.
Ajete Beqiraj, DW

Decan: Sportisti i vitit

8 shkurt 2008, Radio Kosova, Ne organizim te Drejtoratit per Kulture, Rini dhe Sport,sektroi i Sportit, ne sallen e asamblese komunale, ne Decan, u organizua shpallja e sportistit te vitit. Sportist I vitit 2007 u shpall Alban Maksutaj.

Ne sallen e asamblese komunale, ku ishin te pranishem zyrtare komunale, profesore te kultures fizike, trajnere, sportiste e dashamire te shumte te sportit, Avni Regjaj, zyrtar I sportit ne Drejtoratin e Sportit, I Kuvendit Komunal te Decanit, kumtoi emrin e sportisti te vitit 2007:
„Dhe tani akti final i shpalljes se me te mirit nder me te miret! Angazhimi i tij eshte pakontestueshem. Lojtar vetmohues, njeri nder portieret me te mire ne Kosove…Alban Maksutaj shpallet Sportist i Vitit!”
Alban Maksutaj, te cilit mirenjohja dhe kupa iu ndane nga kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, eshte angazhuar qe para luftes ne aktivitete sportive. Nderkaq, pas hyrjes se klubit te hendbollit “Decani”, perkatesisht “Liridoni” nw super-lige te Kosoves, qe kater vjet mbron ngjyrat e tij.
„Per mua eshte nje shtytje te punoj me shume ne te ardhmen. Faleminderit, atyre qe m´kane propozu dhe atyre qe m´kane zjgedh! Ne te ardhmen premtoj se do te jem edhe me i mire. Ndersa, sportisteve te tjere ju preferoj qe te vazhdojne me sportin, sepse po vine dite me te mira“-sjell per degjuesit tane, Albani, emocionet e tij.
Zyrtari I Sportit ne Kuvendin komunalkt e decanit, Avni regjaj, thote se pa mebshtetjen e kompanise “Hidroforca” si dhe librarise „Buleza“, nuk do te ishte I mundur mbejajta e ketij aktiviteti. Ndersa, porosia e tij poer isnitcuinet eshte:
„Jemi pak me vonese! Mirepo, shpresojme qe ne te ardhmen do te kemi kushte me te mira dhe sporti ne komune  tone te ec perpara. Meqense komuna jone momentalisht ka vetem nje klub i cili aktivisht ben pjese ne kuader te federatave, une shpresoj qe ne kete vit do te kemi poaq klube, si dikur. Me kete rast, ju bej apel te gjitha insistucioneve qe ta mbeshtesin kulturen fizike, sepse fundja, sporti eshte ambasador i nje shteti i cili po vjen!“
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Dranoc: Falje gjaku në gur të varrit

5 shkurt 2008, Radio Kosova,Sot,ne Dranoc te Decanit, u be varrimi i Besnik Mazrekajt, i cili me 2 shkurt humbi jeten ne nje aksident trafiku. Ne gurin e varrit u be edhe falja e gjakut te tij.

Burrat dhe trimat gjithmone kane falur. Kete tradite e percolli edhe familja Mazrekaj, e cila fali gjakun e djalit ne gur te varrit.
„Te nderuar qytetare, ju falenderojme per pjesemarrjen ne varrimin e birit tone i cili humbi jeten ne nje fatkqesi komunikacioni ne moshen 21 vjecare. Pejsmerrja juaj na lehteson dhimbjen…Ndersa, ju pjesemarres te familjes Lluka rrini te qete dhe se bashku me neve ndani pikellimin, ne keto dite kur i madh e i vogel pret pavaresine. Ne emer te kesaj pavaresie, ne emer te familjes Mazrekaj, te qytetareve te Dranocit dhe te Rajonit e Vokshit, ju qofte fale jeta e birit tone: Besnikut! Vllazni, ngushellime!…Bashkefshatare, ngushellime!… Miq, ngushellime per Besnikun!“ -ishin fjalet,me te cilat familja Mazrekaj fali gjakun e te birit, Besnikut,  familjes Lluka nga Peja.
Ne ceremonine  varrimit ku merrnin pjese qindra qyteare, pjesetare te familjeve te deshmoreve, perfaqesues te shoqatave te dala nga lufta, perfaqesues te Kuvendit Komunal dhe te sherbimit policor te Kosoves, ne emer te familjes Mazrekaj foli Bashkim Nitaj i cili pervec jetes, pershkroi edhe diten fatkeqe, kur 21 vjecari, Besnik Zeke Mazrekaj, humbi jeten ne nje aksident trafiku, nga nje makine SHPK-se te cilen po e ngiste polici Lluka.
Mulla Nexhmedin Hoxha, kryetar i Bashkesise Islame, ne Peje, duke lavderuar aktin e faljes se gjakut si veper te njerezve te medhenj e besimtar, beri thirrje per kujdes.
“Ne nuk jemi hakmarres,ne nuk do te derdhim gjak pas ketij gjaku! Ne po shkarkojme nje barre nga shpirti dhe ndergjegja jone! Qofshi faqebardhe ju, Dranoc…Qofshit faqebardhe te gjithe ju, farefis I Besnikut! Vec mos te harrojme, se ne kemi kete force te falim sepse ky eshte  gjesti me i mire dhe me sublim qe mund ta beje njeriu. Por,te kemi kujdes, se cdo njeri qe ka ardhe n´kete bote eshte nje ndertese e Allahut xh.h. A gezohet Zoti me ia prish ndertesen e tij?!” 

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Pejë: Rotary International në Kosovë

3 shkurt 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Rotary International, është organizatë ndërkombëtare e liderëve në profesion dhe në biznes, e shtrirë në 170 vende te botës. Kjo organizatë, tashmë ka pranuar Kosovën si anëtaren e vet të 170-të, me të drejta të barabarta. Zyrtarizmi I “Rotary Club Peja” shënon njohjen e parë ndërkombëtare e Kosovës në këtë organizatë.

Rotary International është organizatë e liderëve në biznes dhe profesion, klubi I parë I së cilës u themelua në Cikago, të SHBA-ve, në vitin 1905, nga themeluesi, Pol Harris. Kjo organizatë, sot ka 1 milion e 200 mijë anëtarë të shtrirë në 170 vende të botës. Dr. Neshad Asllani, asistent guvernator I distriktit 2481, e cila përfshin pjesën veriore të Greqisë, Serbinë, Malin e zi, Maqedoninë dhe Kosovën është themelues I Rotarisë në Kosovë.
“Dy herë është debatuar në Kongresin Amerikan për pranimin e Kosovës në Rotary International. Ka qenë një angazhim I madh I rotarianëve dhe jorotarianëve. Ne s’ kemi kërkuar që Kosova të jetë e pranuar as si e pavarur as si pjese e ish Jugosllavisë, por të pranohet me statusin actual: Kosovë e administruar nga Kombet e Bashkuara. Dhe, në fund është vendosur që Kosova të sistemohet në distriktin 2480”.
Struktura e Rotary International është e organizuar në 17 zona, me 532 distrikte dhe 33 mijë klube. Kosova, në këtë organizate u pranua me 5 nëntor të vitit 2005, çfare I hapi rrugën edhe zyrtarizmit të klubeve.
“Klubi nismëtar është ai I Gjakovës, ndërkohë që zyrtarizmi I “Rotary Club Peja” shënon njohjën e parë ndërkombëtare e Kosovës. Pastaj vjen klubi I Prishtinës si dhe nismat që kemi në Prizren, Ferizaj, në Mitrovicë dhe në Gjilan.Kështu qe, brënda vitit 2008 Kosova do të ketë shtatë klube”-thotë dr.Asllani.
Qëllimi I organizimit të klubeve rotariane në një shtet është, shndërrimi I njerëzve nga marrësi në dhënës. Tashmë, Kosova ka 180 rotarianë që angazhohen nën moton: “Kush punon më së miri, ai përfiton më së tepërmi”.  Dr.Asllani vjen me disa projekte të realizuara nga “Rotary Club Peja”:
“Projektet më të rëndësishme janë ndihma e dhënë të lënduarve nga uragani “Katrina”, ndihma financiare mujore e familjeve të policëve të vrarë në detyrë. Përkahja në edukim, në shëndetsi si dhe projekti më I fundit, përkrahja e vajzave për të vazhduar shkollimin e mesëm në komunën e Klinës”.
Projekte të rëndësishme globale të Rotary International janë vaksinimi i 2 miliardë fëmijëve dhe zvogwlimi i paralizës së fëmijëve dhe kontributi i Rotarianëve në themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ne vitin 1945.

Ajete Beqiraj,DW & Radio Kosova