Pejë: Zgjidhja e statusit në rrugë të mbarë

31 janar 2008, Dojçe Vele, Zëvendësi i Përfaqesuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Lari Rosin, sot vizitoi Manastirin e Deçanit dhe Kuvendin Komunal të Pejës.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Lari Rosin, në Manasitirin e Deçanit u prit nga peshkopi, Teodosije Sibaliç. Vizita e tij ishte krejt miqsore.
„Pas nje mungese tri vjeçare, u riktheva në Kosovë si zëvendëskryeadministraror.prandaj, përkrah vizitës, unë u itneresova për ato që ndodhen ndërkohë, si dhe për mënyrat me të cilat UNMIK-u mund të kontribuoje në ruajtjen e vlerave të këtij thesari“-tha z.Rosin, i cil ishorehu bindje se përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit po bëjnë të gjithë çfarë duhet bërë për situatën aktuale të serbve të Kosovës.
Zevendeskryeadministratori i Kosoves, Lari Rosin, vazhdoi rregëtimin për në Peje, ku u prit nga kryetari I Kuvendit komunal, dr.Ali Berisha.
“U njoftuam nga dora e parë, për rrugën e mbarë të procesit për definimin e statusit dhe për problemet dhe sfidat të cilat e presin Pejën dhe Kosovën në ditët që do të vinë”-tha z.Berisha.
Përderisa, z.Rosin, Pejën, kuvendi i së cilës është i përbërë nga shumë parti politike me një adsmisntiratë funksionale, e vlërësoi si shembull të mirë të funksionimit të demokracisë.
„Ndërsa, përparësia më e madhe, tha z.Rosin, është progresi i vazhdueshëm, jo vetëm në rindërtim por edhe në revitalizimin e ekonomisë si dhe përpjekjet që bëhen për rikthimin e personave të zhvendosur dhe në integrimin e pakicave”.
Kryetari I Kuvendit komunal te Pejës, Ali Berisha, përmendi kontaktet me qytetarët në mënyrë që shpallja e pavarësisë të pritet siç u shpreh, siç I ka hije popullit të Kosovës. Por, shpalljen e kesaj pavarësie, serish e vuri në dyshim deklarata e presidentit Tadiç, në Gjilan, se do ta bllokojë këtë pavarësi.
„Vizita e tij ka të bëjë me zgjedhjet në Serbi-sqaron zëvendësi i PSSP-së, Lari Rosin. Ndërkaq, çkado që ai mund të thotë në lidhje me pavaresinë e Kosovës, nuk mendoj se do të ndryshojë vendimet që janë marrë apo do të merren. Pozita e të gjitha palëve sa I përket procesti të statusit, tashmë është e njohur për të gjithë!”
Ajete Beqiraj,Dojce Vele
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *