Decan: Debat për draft-kushtetutën e Kosovës

31 janar 2008, Radio Kosova, Sot, ne Decan u mbajt debat publik për draftin e Kushtetutës së Kosovës. Gjatë debatit është ngritur problemi i zonave më rëndësi të veçantë, nivelit të qeverisjes dhe e mbrojtjes së tërësisë territoriale.

“Populli i pervuajtur i Kosoves edhe në regjimet e më hershëm i ka brohoritur lirisë dhe kushtetutës dhe ato pak të drejta  që ishin garantuar atëherë janë suprimuar në viti 1989 nga regjimi pushtues. Ndersa sot, Kosova gjendet ne momentin me histroik te saj: te pavarësimit dhe te rregullimit te kushtetues të vendit”-tha me kete rast Arsim Bajrami, bashkë hartues i draftit së Kushtetutës së Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, i cili bashke me Gjuljeta Mushkolaj, poashtu bashkë hartuese e aktit më të lartë juridik, mbajten debat me qwytetaret ne oret e pasdites.
Gjate eteij debati me intelektualë, këshilltarë të Asamblesë Komunale dhe qytetarë të shumtë, në Deçan, u shpalosen aspekte të këtij drafti, i cili, sipas hartuesve ende nuk keshte perfunduar dhe propozimet e ndryshme nga keto debate, sipas tyre, do te ishin te mireseardhura.
Ata njoftuan se ky dokument është bazuar edhe në Pakon e Ahtisarit, duke shtuar se pas aprovimit të saj, “ ne duhet ecur rrugës shtet formuese”. Pyetja per zonat më rëndësi të veçantë, nder te cialt eshte edhe Masntiri i Decanit, si nga Bajrami, poashtu edhe Mushkolaj, u vleresua si qeshtje e ndjeshme, duke e arsyetuar këtë më vlera universale të garantuara nga OKB-ja. Ndersa, sa i përket garantimit te integritetin territorial të Kosovës, ata sqaruan se këtë do ta bëjë NATO-ja dhe mekanizmat tjerë të sigurisë se vendit.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Leave A Comment

Your email address will not be published.