Presidenti Sejdiu në Klinë

16 janar 2008, Dojçe Vele, “Kosova do të jetë shtet modern dhe demokratik me standarde evropiane, I cili do të garantojë ardhmëri për jetën e të gjithë qytetarëve të saj”-tha presdineti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e vizitës së djeshme(e mërkurë)në Berkovë të Klinës, ku ishte I shoqëuar nga zëvenensëskryeadministratori I UNMIK-ut,Lary Rosin.

“Kosova do të jetë shtet modern dhe demokratik me standarde evropiane perëndimore, I cili do të garantojë ardhmëri për jetën e të gjithë qytetarëve të saj”-tha presdineti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e vizitës së djeshme(e mërkurë)në Berkovë të Klinës, ku ishte I shoqëuar nga zëenensëskryeadministratori I UNMIK-ut,Lary Rosin.
Banorët e Berkovës, fshat shumëtnik rreth 4 kilometra larg nga Klina, dje ishin nikoqirë të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe zëvendëskryeadministratorit të Kosovës, Lary Rosin.
“Kosova do të jetë shtet modern dhe demokratik me standarde evropiane perëndimore, I cili do të garantojë qëndrueshmëri për jetën e të gjithe qytetareve të saj. Mund të ketë zëra që mundohen t’I frustrojnë njerëzit që të ikin nga Kosova që të trembin mbështetjen që I ipet Kosovës për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe I ecjes së Kosovës së mëvetshme. Ata janë zëra që vinë nga qendra tashmë të ditura, që duan të çrregullojnë jetën e qytetarëve të Kosovës”-tha me këtë rast presidenti Sejdiu.
“Është kënaqësi për mua të jem në mesin e komunitetit të kthyer, të cilët punojnë në ndërtimin e të ardhmes së bashku me fqinjtë e vet-tha zëvendëskryeadministratori I Kosovës, Lari Rosin, sipas të cilit, bashkëjetesa në harmoni e të dyja komuniteteve në Berkovë, duhet të jetë shembull për të gjithë banorët e Kosovës, I cili shtoi se:
“Kur punojmë apo flasim për të ardhmen e Kosovës, ka shumë të tillë që shpërndajnë mesazhe frike dhe pasigurie. Por, unë mendoj se dita e sotme është pasqyrë e realitetit dhe se këtu vërtet ka një të ardhme për të gjithë kosovarët si dhe për bashkëjetesë. Se këtu s’ka vend për shqetësime të tilla, sepse këtu është bashkësia ndërkombtare por edhe autoritetet kosovare të cilët po përpiqen të sigurojnë një të ardhme për të gjithë në Kosovë”.
Në vitin 2007, me ndihmën e qeverisë së Kosovës, në fshatin Berkovë u ndërtuan 19 shtëpi për të zhvendosurit serb, në vlerë prej 750 mijë eurosh.
Ndërkohë, presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, premtoi më shumë:
“Kosova do të sigurojë garanca të qëndrueshmërisë për jetën e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Fshati Bërkovë është një shembull shumë I mirë ku kanë ardhë këta njërëz me porosinë e tyre se ka kushte edhe për kthimin e të tjerëve, sepse ka garanca të fuqishme të shumicës së përgjegjshme për kujdes ndaj bashkëqytetarëve të tyre, për të qënë aktiv jëtën e përbashkët në Kosovën që do ta zhvillojmë shpejt e më shpejt. Në Kosovën që dëshironte e jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.