Prishtinë: U konstituua Parlamenti i Pavarësisë

4 janar 2008, Dojçe Vele, Konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 17-të nëntorit. Pika e tretë, në të cilën ishte e paraparë zgjedhja e kryetarit dhe e kryesisë, shtyhet për seancën e ardhshme.

Pas krijimit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve, i cili propozoi pranimin e të gjithë deputetëve të dalë sipas rezultateve të zgjedhjeve të 17 nëntorit, në seancën e sotme konstituive, të 112 deputetët e legjislaturës së re të Kosovës, prej 120-të, sa ka ligjërisht parlamenti, dhanë betimin solemn:
„Unë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur me votën e lirë, sot, solemnisht betohem se me ndershmëri e me sinqeritet, me përkushtim dhe devotshmëri, me tërë qenien time dhe me të gjitha aftësitë e mia, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Do të angazhohem në mbrojtjen dhe respektimin e  kushtetueshmësirsë dhe ligjshmërisë, në mbrotjjen e tërësisë territoriale dhe integritetit insitucional te Kosoves, ne gfarnitmin e lrivie dhe te te dretjave te nejriut ,ne pajtim me lgijet e vendit dhe me standardet evropiane. Betohemi!“
Përbërja e këtij parlamenti, është e rëndësishme sepse pikërisht ky parlament në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, do të bëjë shpalljen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran. Por, pika më e rëndësishme e rendit të ditës në të cilën ishte paraparë zgjedhja e kryeparlamentarit dhe e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nuk u procedua. Siç u tha, në bazë të një marrëveshjeje paraprake në mes të forcave paralamentare, kjo pikë do të shqyrtohet në vazhdimin e  seancës së sotme, ndërkohë që seanca e radhës do të mbahet me 9 janar. Por, njeë shtyreje e tillë duket se nuk i ka shqetësuar asnjë udhëheqës, të cilët shprehen bindje se deri me 9 janar, Kosova do t´i ketë të gjitha institucionet që i duhen një shteti.
I mandatuari për qeverinë e re, Hashim Thaçi, tha „në këtë  këtë aspekt po bashkëpunojmë shumë mirë dhe se ky parlament do të jetë parlament i punë dhe i fokusimit në ineteresat e të gjithë qytetarëve“. Thaçi, poashtu premtoi një qeveri të qëndrueshme, ndërsa sipas tij, marrëveshja për koalicion PDK-LDK, pothuaj është e arritur dhe vetëm pritet zyrtarizimi i saj.
Ndërsa, kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker, i cili përcolli seancën nga afër, tha se pajtohet plotësisht me marrëveshjen e arritur në mes forcave politike dhe se nuk beson se do të ketë nevojë per ndërhyrjen e tij, duke marrë parasysh se ai është autoriteti i vetëm  me të drejtë ndërhyrjeje, në rast se nuk bëhet konstituimi i parlametnit brënda afateve ligjore.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.