Koalicioni i ri pas Vitit të Ri

29 dhjetor 2007, Dojçe Vele,Partia Demorkatike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur marrëveshjen politike për formulën qeverisëse, ndonëse që të dyja palët janë të pajtimit që insitucionet e reja të themelohen sa më shpejt.

Mundësia e koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokraktike të Kosoves, po zbehet për shkak të refuzimit nga kjo e fundt,  të disa kushteve të parashtruar nga I mandatuari për kryeminitër të Kosovës, Hashim Thaçi. LDK pranon numrin e ministrive, por jo edhe  llojin e tyre. Ajo ka refuzuar edhe kërkesën e PDK-së që asnjë nga ministrat aktuale apo, siç quhen në të shumtën, „ministrat e korrptuar“, nuk mund të jenë në krye të ministrive.
„Po të isha në vendin e Thaçit, ndoshta edhe unë do të dëshiroja të njëjtën, le të kuptohemi. Një gjë e tillë mund të jetë e këshillueshme apo e deshirueshme. Mirëpo, përjashtime të tilla nuk ka!-thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu.
 Kundërshtimet e LDK-së mund të jenë një mundësi për koalicion, për Aleancën Kosova e Re dhe për Lidhjen Demokratike të Dardanisë, meqënse të dyja partitë kanë pranuar parimet e PDK-së.
„Ne nuk jemi kundër askujt. Ne vetëm dëshirojmë një qeveri të suksesshme. Prandaj presim përgjigje nga vet Lidhja Demokratike e Kosovës“-thotë, nënkryetari PDK-së, Fatmir Limaj.
Në një komunikatë për media, lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, presidenti Sejdiu dhe mandatari Thaçi janë pajtuar që ndërtimi i institucioneve dhe koalicionit qeverisës, duhet të përfundoje sa më shpejt duke respektuar afatet ligjore. Njësoj pohojnë edhe zyrtarët e PDK-së. Mirëpo, kjo do të ndodh vetëm pas festës së fundvitit, edhe pse me Kornizën Kushtetuese, parlamenti duhet të mblidhet deri me 5 janar të vitit 2008.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *