Reforma e pushtetit lokal dhe decentralizimi

28 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Me anë të një rregulloreje të re, kryetarët e rinj komunal do të kenë më shumë konpetenca për reformimin e pushtetit local. Por, zbatimi I procesit të decentralizimit do të fillojë zbatimin pas zgjidhjes se statusit.

Reformat e pushtetit lokal, në Kosovë, filluan me themelimin e tri pilot njësive komunale: atë të Junikut, me shumicë shqiptare; të Mamushës, me shumicë turke si dhe atë të Graçanicës, me shumicë serbe. Ministri I pushtetit lokal dhe njëherit, zevendëskryeministër I Kosovës, mendon se procesi I decentralizimit në këto komuna ishte I suksesshëm.
“Tri pilot njësitë komunale, tashmë janë funskionale dhe kanë arrit të tregojnë rolin e vet. Ky është një tregues I qartë se në Kosovë do të ketë më shumë komuna, jo aq komuna sa duan disa, por do të ketë aq sa janë kërkesat e popullit”-tha zëvendëskryeminstri Haziri.
Ministria e pushtetit lokal, tashmë ka hartuar dhe I ka proceduar tri ligjet bazike për reformen e pushtetit lokal. Por, sipas z. Haziri, miratimi I tyre do të ndodh vetëm me miratimin në pako të të gjitha ligjeve të parapara në Pakon e Ahtisarit.
“Reforma ka fillu vetëm sa iu përket zgjedhjeve, ndërsa riorganizimi I institucioneve lokale do të fillojë pas marrjes së detyrës se kryetarëve të rinj”.
Në shumicën e komunave të Kosovës, tashmë është bërë inaugurimi I asambleve të reja komunale të dala pas zgjedhjeve të 17-të nëntorit. Ndërsa, me një rregullore të re, kryetarët e rinj komunale do të kenë më shumë kompetenca në reformimin e pushtetit lokal, më shumë të drejta, buxhet më shumë dhe besoj se do të kenë mundësi të ushtrojne përgjegjësinë ligjore, me drejt dhe në mënyrë më të suksesshme se deri me tani”-thotë z.Haziri, sipas të cilit, zbatimi I procesit të decentralizimit do të jetë sfidues, por I domosdoshëm për të vendosur funksionalitetin në pushtetin local.
Sipas zëvendëskryeministrit Haziri, tashmë janë shqyrtuar nevojat dhe kërkesat e pushtetit lokal dhe me anë të kësaj rregulloreje, është bërë ndarja e qartë e përgjëgjsive, si përbrënda komunës ashtu edhe në mes të pushtetit lokal dhe të atij qëndror.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *