Koalicioni qeverisës PDK-LDK

25 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Institucionet e reja kosovare do të formohen brënda vitit 2007. Koalicioni i ri i cili do të udhëheq Kosovën në dyvjeçarin e ardhshem, është: PDK-LDK-Pakicat. Ndërsa, sot pasdite do të caktohen edhe zyrtarisht emrat e ministrave dhe të zyrtareve të tjerë të institucioneve.

Me formulen e re te koalicionit qeverisës, Partia Demoratike e Kosovës do të kete vendin e kryeministrit dhe atë te kryeparlamentarit, si dhe do të udhëheq me shtatë ministritë kryesore. Lidhja Demorkatike e Kosovës do të mbajë vendin e presidentit, një zëvendës kryeministër si dhe do të udhëheq me 5 ministri. Ndërkohe që me 3 ministri të tjera do të udhëheqin përfaqësues të pakicave.
 Partnerët e koalicionit me gjithsejt 86 vende në parlament,  kanë rënë në ujdi edhe për ndarjen e pushtetit. Ndërsa, me koalicionin e  ri, Aleanca Kosova e re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lidhja Demorkatike e Dardanisë, do të përbëjnë opoziten e ardhshmne parlamentare të Kosovës.
Kuvendi I Kosovës është në pritje të vendimeve të partive politike për të thirrur seancën konstituive të përbërjes së re. Ndërkohe që, kryeministri në largim Agim Qeku, tashmë ka paralajmëruar formimin e një partie të re, siç është shprehur:”me një vision të ri për Kosovën e pavarur”. Ndërsa, kryesia e PDK-së, parti fituese e zhgjedhjeve të sivjeme, do të mblidhet sot pasdite për të caktuar zyrtarisht emrat e ministrave dhe të zyrtareve të tjerë të institucioneve.
Ajete Beqiraj, Dojce  Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.