Bota krijuese e terapise se artit

22 dhjetor 2006, Radio Kosova. Tejkalim i traumave te luftes nepermjet terapise se artit, eshte projekti qe vie nga shoqeria civile. Projekti “Bota krijuese e terapise se artit” eshte perkrahur nga shoqata “Nena Tereze”. 

Terapia e artit eshte nje shkolle periodike me nje tretman te vecante. Sipas Vullnet Begollit, udheheqes i OJQ-se “ARS”, aktivitetet e ndryshme te ketij programi, japin shprese qe bota krijuese te avancohen ne menyre intensive.

“Terapia e artit nenkupton nje psikoterapi te njerezve ne nevoje. Ne shume raste evidente, te cilat ne pamundesi te arrine synimet per te kriju veprat artistike,permes terapise se artit, nepermjet avancimit te ketij zhanri marrim suksese te dukshme”-thote Begolli.

Mbizoterim I traumave te luftes nepermjet terapise se artit

Sipas te Begollit,  traumat e shoqeris ne Kosoves nga lufta e fundit, permes kesaj forme te artit mund te identifikohen dhe te tejkalohen njekohesisht.

“Jo vec qe tejkalohet por edhe mbizoterohet. Sepse, traumen poqese nuk e mbizoterojme atehere jetojme me te si nje brenge e fuqishme me pasoja mentale”.

Ky projekti nderkulturor me moton: “Bota krijuese e terapise se artit”, eshte perkrahur nga Programi I Dialogut Civil te shoqates “Nena Tereze”.