Shkollë e re në Malishevë

17 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Një objekt i vogël ishte shkolla në të cilën nxënësit e Tremeçinës zhvillonin mësimin në katër turne. Ajo ishte ndërtuar para luftës me vet kontribut të banorëve të këtij fshati, të cilët kishin ndarë kafshatën e gojës, për të ndërtuar një vatër diturie për fëmijët e tyre. Mirëpo, të hënën në këtë fshat u perurua objekt I ri shkollor me 12 dhoma mësimi.

 “Në Tremeçinë, ekzistonte një shkollë që nuk gëzonte kushtet për mësime. Që sot, nxënësit tonë do të mësojnë në kushte të shteteteve perëndimore”-tha me rastin e perurimit, Ragip Begaj, nënkryetar I Kuvendit Komunal të Malishevës, e cila për ndërtimin e objektit të ri shkollor pat ndarë 100 mijë euro. Ndërkohë që një donacion prej 100 mijë eurosh erdhi nga ana e KFOR-it gjerman, me bazë në Prizren.
“Ne do të vazhdojmë me projektet civilo-ushtarake, që t´iu ndihmojmë qytetarëve të Kosovës në përmirësimin e kushteve për jetesë”-premtoi komandanti I Brigadës Shumëkombëshe-Jug, gjenerali Ugur Tarçin, me rastin e perurimit të shkollës fillore të Tremeçinës, ku do të mësojnë 300 nxënës.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.