Date Archives December 2007

Koalicioni i ri pas Vitit të Ri

29 dhjetor 2007, Dojçe Vele,Partia Demorkatike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur marrëveshjen politike për formulën qeverisëse, ndonëse që të dyja palët janë të pajtimit që insitucionet e reja të themelohen sa më shpejt. Mundësia e koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokraktike të Kosoves, po zbehet për shkak të refuzimit nga kjo e fundt,  të disa kushteve të parashtruar nga I mandatuari për kryeminitër të Kosovës, Hashim Thaçi. LDK pranon numrin e ministrive, por jo edhe  llojin e tyre…. Read More

Reforma e pushtetit lokal dhe decentralizimi

28 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Me anë të një rregulloreje të re, kryetarët e rinj komunal do të kenë më shumë konpetenca për reformimin e pushtetit local. Por, zbatimi I procesit të decentralizimit do të fillojë zbatimin pas zgjidhjes se statusit. Reformat e pushtetit lokal, në Kosovë, filluan me themelimin e tri pilot njësive komunale: atë të Junikut, me shumicë shqiptare; të Mamushës, me shumicë turke si dhe atë të Graçanicës, me shumicë serbe. Ministri I pushtetit lokal dhe njëherit, zevendëskryeministër I Kosovës, mendon se procesi I decentralizimit në këto… Read More

Asnjë fuqi s´mund ta ndalë pavarësinë

28 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Thellohen mosmarreveshjet në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kohën kur pritet zyrtarizimi i marrëveshjes se koalicionit të ardhshëm qeverisës. Ndërkohë, kryeparlamentari në largim, Kolë Berisha deklaron se „jo vetëm Serbia me rezolutat e saj absurde, por asnjë forcë tjetër nuk do t´mund ta pengonte pavarësimin e Kosovës”. Përfundimi i mbledhjes së kryesisë së partisë së LDK-së, në të cilën ishte prezent edhe presidenti Fatmir Sejdiu, nuk solli tjetër veç zvarritjes së mëtutjeshme.  Pas perfundimit te saj, u bë… Read More

Sejdiu:Qasja e Serbisë solli tragjikë ndër popujt e Ballkanit

27 dhjetor 2007, Dojçe Vele,Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, reagoi ndaj deklaratave të zyrtareve serb për sjelljen e forcave ushtarake në Kosovë, në rast të pavarësimit të saj. Shefi I diplomacies bullgare, Kalfin thotë se ndëprerja e komunikimit dhe konfrontimet e serishme janë të dëmshme për të dyja palët. Me gjithe paralajmërimet, koalicioni qeverisës në Kosovë nuk u zyrtarizua as sot (27.12.2008). Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj rezolutës për Kosovën, të miratuar të mërkurën mbrëma në Kuvendin e Serbisë si dhe ndaj deklaratave të zyrtareve serb për… Read More

Kosova është nën administrimin e Kombeve të Bashkuara

26 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Kryeministri I Kosovës, Agim Qeku, prezantoi raportin përmbledhës të punës së qeverisë së tij. Zyrtarë të UNMIK-ut thonë se projektrezoluta për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, nuk do të ketë asnjë ndikim meqënse territori I Kosovës është nën adminsitrimin e Kombeve të Bashkuara. Zyrtarizimi I koalicionit qeverisës për Kosovën, me kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shtyrë për një ditë. «Kryetari Thaçi ka pas një takim me presidentin Sejdiu, gjegjsisht, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me kërkesën e tij, LDK-së i… Read More

Mesazhi i Krishtlindjeve në Kosovë: “Dashuri dhe respekt për tjetrin”

25 dhjetor 2007, Dojçe Velle. Mbrëmë në mesnatë në Kishën Katolike të Shën Palit në Tiranë dhe atë të Shën Ndout në Prishtinë u kremtua ceremonia e lindjes së Krishtit  Mesazhi i të krishterëve shqiptarë: Dashuri dhe respekt për tjetrin.Në katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt ceremonia e kremtimit të lindjes së Krishtit. Arkipeshkvi i durrësit dhe Tiranës, imzot Rrok Mirdita mbajti meshën, ku morën pjesë qindra besimtarë katolikë, që u lutën për më shumë paqe e mirësi ndaj njëri-tjetrit. Dashuri dhe respekt për tjetrin është mesazhi edhe i… Read More

Mesazhi i Krishtlindjeve: Dashuri dhe respekt per tjetrin

25 dhjetor 2007, Dojçe Welle. Mbrëmë në mesnatë në Kishën Katolike të Shën Palit në Tiranë dhe atë të Shën Ndout në Prishtinë u kremtua ceremonia e lindjes së Krishtit.Në katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt ceremonia e kremtimit të lindjes së Krishtit. Arkipeshkvi i durrësit dhe Tiranës, imzot Rrok Mirdita mbajti meshën, ku morën pjesë qindra besimtarë katolikë, që u lutën për më shumë paqe e mirësi ndaj njëri-tjetrit. Dashuri dhe respekt për tjetrin është mesazhi edhe i Krishlindjeve nga hierarkët e besimtarëve të krishterë në Shqipëri…. Read More

Koalicioni qeverisës PDK-LDK

25 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Institucionet e reja kosovare do të formohen brënda vitit 2007. Koalicioni i ri i cili do të udhëheq Kosovën në dyvjeçarin e ardhshem, është: PDK-LDK-Pakicat. Ndërsa, sot pasdite do të caktohen edhe zyrtarisht emrat e ministrave dhe të zyrtareve të tjerë të institucioneve. Me formulen e re te koalicionit qeverisës, Partia Demoratike e Kosovës do të kete vendin e kryeministrit dhe atë te kryeparlamentarit, si dhe do të udhëheq me shtatë ministritë kryesore. Lidhja Demorkatike e Kosovës do të mbajë vendin e presidentit, një zëvendës… Read More

Shkollë e re në Malishevë

17 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Një objekt i vogël ishte shkolla në të cilën nxënësit e Tremeçinës zhvillonin mësimin në katër turne. Ajo ishte ndërtuar para luftës me vet kontribut të banorëve të këtij fshati, të cilët kishin ndarë kafshatën e gojës, për të ndërtuar një vatër diturie për fëmijët e tyre. Mirëpo, të hënën në këtë fshat u perurua objekt I ri shkollor me 12 dhoma mësimi.  “Në Tremeçinë, ekzistonte një shkollë që nuk gëzonte kushtet për mësime. Që sot, nxënësit tonë do të mësojnë në kushte të shteteteve… Read More

Rrebelim i serbve në Gorazhdevc

7 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Serbet e fshatit Gorazhdevc, fshat shumëtnik, shtatë kilometra larg nga Peja duhej të ishin nikoqirët e dy mysafirëve më të lartë të paqes, në Kosovë, Komandantit të KFOR-it Havier de Marnahc dhe kryeadministratorit, Joachim Ryker. Por, pas vizitës në Osojan, fshat i banuar me serb i komunës së Istogut, në Gorazhdevc, krejt papritur ndryshoi rrjedha e ngjarjes; shpërtheu rrahje masive! Në vend të mirëseardhjes, u dëgjuan britma, si: “Kjo është Serbi nuk është Shqipëri!”,etj. Dhe, sikur kjo te mos mjaftonte, serbi në fjalë fillon edhe… Read More