“Pavarësi për Kosovën” apo „Kosova është Serbi”

25 nëntor 2007, Dojçe Vele, Janë keto, dy sllogane që përsëriten tash tetë vjet nga të dyja komunitetet. Ato janë të njohura edhe për botën, para syve të së cilës zhvillohet beteja ndërmjet dy vendeve të destinuara me ndarje. E, midis kësaj tërheqjeje të vazhdueshme në anë të kundërta, është populli i cili ka mbetur pezull mes situatës së turbullt, pa një ide të qartë qoftë edhe për të nesërmen.

Olivera Kaçareviç, do të donte të kthehej në Kosovë. Por, a do ta zbraps nga ky hap, pavarësia e Kosovës?
” Ndoshta, më parë do të kthehesha në një Kosove të ndarë e cila do të kishte kufij. Dhe kjo, sepse duhet të kalojë shumë kohë dhe të shërohen plagët nga të dyja anët, që të mund të jetojmë bashkë. E gjithë kjo është me zor. Dhe, gjithhere kur diçka bëhet me zor, pjell konflikte”.
Azem Hyseni është nga Brestoviku, fshat multietnik në komunën e Pejës.
Serbia veç po I nxit me ua humb kryet. Asaj ju kanë da Maqedonia, Bosnja, Mali I Zi, Kroacia, Sllovenia, e tetana jone konë ner Serbi e o thirre Jugosllavi. Tash osht met veç Serbia vetem. Pse?! Se o kon I keq, për qata! S´ka deshtë korrkon veç vetes. E nuk ka ashtu, se kurrkush nuk t´duron! E serbëtr e Kosovës janë budallë! Jo e kemi Serbinë! Po çfarë Serbie, kur Serbia po don me t´hup? Ma shumë ka qejf me ta hup farën ty se neve!
Bozhidar Gjurishiç, i cili jeton si i shpërngulur në Qaqak, është I bindur se Kosova nuk do të bëhet e pavarur:
“Mendoj se nu do të bëhet. Unë jam i bindur se nuk do të bëhet edhe aq lehtë”.
“Edhe nëse bota do ta pranojë këtë pavarësi? “
“Paj, bota edhe e bëri këtë! Unë jam lindur në Kosovë, jam rritur, kam punaur si shofer dhe shqiptarët i kisha shokë. Bota e bëri këtë, nuk e bënë shqitparët!”
Dhe, çka me politiken e Millosheviçit?
“Mendoj se ishte e drejtë! Politika e tij ishte e drejtë sepse ti duhet të jesh zot në shtëpinë tënden dhe jo unë të të bëhem zot shtëpie”.
Azem Hyseni provoi këtë politikë të të qënit “zot shtëpie në shtëpi të vet”.
Thojke Amerika: Na e kemi ma të madhin armik Sadam Huseinin. Mirëpo, edhe na e kemi ma të madhin armik Serbinë, se ma zi na ka ba neve Serbia se Sadam Huseini, Amerikës. Nuk fiton kurrgjo ai që vret, se njerëzit nuk farohen pse i vret ti, por lejnë të tjerë ma shumë. Ata janë munu me na farue neve! Por, s´mujnë me na farue, se na tre vëllazën jemi e i kemi 21 djem, përveç çikave. Vec nipa t´mi janë ba përmbi 70-të. E pse na kane vra, na rritem edhe ma fort! Edhe ju kom than në serbve të këtuhit: N´daçi me rrnu, hiçnu Serbisë. E pra, mos daçi, shkoni e  rrini atje. Pooo! Shtrengohuni sa t´mundi, se Kosovës s´keni çka me i ba!
Dhe paqartësia vazhdon. Populli, dashur pa dashur, bëhet pjesë e kësaj beteje, haraqin e së cilës e paguan vetëm ai. Përderisa njëra palë kërkon të përfitojë në kohë me shpresën që ka rrënjët veç në Serbi dhe në Rusi, pala tjetër e mbështetur në supet e botës, numëron ditet me shpresën se dhjetori do të vie më pavarësinë. E përbashkët është vetëm pyetja: “Cfare aty e tutje? “
Ajete Beqiraj,Dojce Vele
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *