Bashkëpunimi Strategjik për krijimin e Parkut të Paqes në Ballkan

17 nëntor 2006, Dojçe Vele, Shoqëria civile e zonës trekufitare: Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë rënë dakord që të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre, për të menaxhuar hapësiren ndërkufitare, për të gjetur vlerat e përbashkëta dhe pikat që i ndajnë me qëllim krijimin e stabilitetit në rajon .

Shoqëria civile e zonës trekufitare Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë rënë dakord që të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre, për të menaxhuar hapësiren ndërkufitare, për të gjetur vlerat e përbashkëta dhe pikat që i ndajnë me qëllim krijimin e stabilitetit në rajon. Deputeti i parlamentit të Kosovës, Husnia Beshkovic, tregon rëndësinë e themelimit të Parkut të Paqes në Ballkan:

 “Krijimi i një parku trekufitar, në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi synon të bëhet në njërën ndër zonat më të bukura dhe më domëthenëse të Evropës. Ndërsa, rol të shumëfishtë në project kanë burimet natyrore dhe shumëllojshmëria e trashëgimisë kulturore e popujve të cilët jetojnë në këto zona”.

Kryetarët e të gjashtë komunave të përfshira në projektin për krijimin e Parkut të Paqes në Ballkan, përkrahen këtë iniciative, njëzëri. Nazmi Selmanaj, kryetari i komunës së Decanit- njëra ndër gjashtë komunat e përfshira në këtë lëvizje: “Dihet se këtu ka vërtet bukuri natyrore e kulturore, të cilat do t’i bashkojnë popujt e këtij rajoni. Mirëpo, është shumë me rëndësi që këtë pasuri ta marrë dikush nën përkujdesje”.

Nusret Kallaq, kryetar i komunës së Rozhajës, në Mal të Zi, 43 kilometra larg nga Peja: “Jemi të interesuar për këtë projekt që para së gjithash të ruajmë këtë hapësirë në të cilën jetojmë, sepse ne kemi të drejtë që trashëgimtarëve tanë t’ua lëmë një vend në të cilin ja vlen të jetosh”.

Petrit Ymeraj nga Shkodra, ku nga ndërkombëtarët edhe u lind ideja për krijimin e këtij parku, vlerëson këtë konferencë si akt historik: “Iniciativa dhe që u mor është historike. Unë besoj se shumë shpejt, po në Shkodër, do të jetë një konferencë më e madhe ku përfundimisht do t’i jepet dimensioni i Parkut të Paqes, duke lidhur marrëveshjen përfundimtare“.

Kryetarët e të gjashtë komunave të zonës trekufitare: Deçan,Pejë-Kosovë; Bajram Curr,Shkodër-Shqipëri dhe Plavë e Rozhajë-Mal i Zi, të tubuar për një interes të përbashkët, nënshkruan një Letër të Qëllimit të Mirë, në të cilën ndër të tjera thuhet: “Autoritetet lokale trekufitare, të përfshira në zonën e propozuar te Parkut janë të vendosura për bashkëpunim ndërkomunal përtej kufijve dhe për pjesëmarrje reciproke në programet zhvillimore me interes të përbashket dhe në mbështetje institucionale të iniciativave të qëndrueshme lokale dhe rajonale ne kuader te zhvillimeve ne Parkun Ballkanik te Paqes”.

Skender Boshtrakaj, udheheqes i Zyres Evropiane për Integrim, pranë Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, është i bindur se rruga drejt integrimeve evropiane vjen përmes integrimeve në rajon: “Kufijtë duket se janë të sigurt. Por, e vërteta është ndryshe! Për momentin kufijtë tanë janë të mbyllur për ata që s’duhet të jenë. Kufijte tanë i kalojnë trafikantët e ndryshem, por jo edhe fqinjtë mes vete!”
Kjo konference u organizua nga Shoqata Mjedisore “ERA”  (Enverimentally Action Group), Koalicioni i OJQ-ve të vendeve trekufitare si dhe nga komiteti i kësaj lëvizjeje, në Britani.Elen Frank, koordinatore për edukim mjedisor, në Masacusets- njëra ndër themelueset e shoqatës ERA, flet për nevojat e edukimit mjedisor, veçanërisht tek të rinjtë e të të tria vendeve: “Përmes një marrëdhënieje me mjedisin ata do të rriten me ndërgjegjen, përgjegjësinë dhe dëshirën për të mbrojtur këto toka kaq të veçanta, si dhe me vetëdijen se  çfarë mund të na ofrojë vendi ynë, neve dhe botës mbarë!”

Me këtë rast, para të pranishmëve u shfaq edhe filmi dokumentar ”Long Walk for Peace” i regjisorit Fatos Lajci-vepër kjo, nga maratoni I këtij ambientalisti të apasionuar  nëpër bjeshkët e zonës trekufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mal I Zi.
“Jam i lodhur nga ecja….”

Leave A Comment

Your email address will not be published.